Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj

Shko poshtë

Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj Empty Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 8:24 pm

Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj
Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj 167359_184311358269408_100000716346990_490716_3280966_n

Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj Cf5459b614a20bbc15ff359

Me rastin e ditlindjes


DY POEZI NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SHQIPËRIA ASHT

Shqipëria asht diell,
andërr, zhgjandërr,
asht shi, breshër, borë,
furtunë, stuhi,
stuhi në gotë;
delir,
gënjim, zhgënjim
asht pranverë, verë,
verë e kuqe, e bardhë,
dehëse,
dehje
verë e dielltë,
Drin, Bunë, Vjosë,
Shkumbin, Valbonë;
asht Liqen, kodër, mal,
fushë e ultësirë;
asht ofshamë,
Oh,
Ohër, Prespë,
Shkodër, Vlorë,
Tiranë, Gjirokastër,
Vermosh, Durrës, Konsispol;
Shqipëria asht, geg e toskë,
asht shkodranë, tiranas,
lab e malsorë;
Malësi, Qytet e Bregdet;
asht shpresë, zemrim,
rebelim, pajtim,
e prapë zemëratë;
asht pyll, hije nëndiell,
det,
perëndim dielli në Adriatik,
perëndim dielli në Jon,
lindje e diellit në Dajt,
lindje e Diellit në Shkëlzen,
lindje e diellit
atje ku i thonë ujit ujë
e bukës bukë;
Shqipëria asht nana ime,
nana jote, nana jonë,
e vujtun, e coptume,
e zhvatun, e pakun,
e lindur, e rilindur, e ringjallur;
Shqipëria asht nisja,
fundi dhe vazhdimi jonë,
i gjithmonshëm, i gjithhershëm,
i përhershëm, i përjetshëm, eternel,
përpara se të lindnin qytetërimet,
atëher kur u ngjiz bota;
Shqipëria asht Eva dhe Adami,
asht fillimi i fillimit,
asht e para,
më përpara se fjala,
asht mrekullia dhe mërzia e botës,
e prapë mrekullia, e prapë mërzia,
asht trishtimi i zgjatur me kilometra;
Shqipëria asht trishtimi, gjenia dhe magjia;
asht shi, baltë, aluvion, trafik pakuptim;
asht dehja, fryma, frymëmarrja,
ajri, qielli, era,
balona në qiellin e rimtë të pranverës,
në dorën e vogël të një fëmije,
fëmijët, fëmijët asht Shqipëria
asht gjithçkaja, asht e gjitha ashtu si e ka lind Zoti
e nana…


KUR TI MUNGON
Ia kushtoj S.B.

Mbas disa ditësh ti do të vish
Kjo ditë është e paralajmëruar
Sipas profecisë së fatit
Është e saktë, e prerë,
Është e parathënë, e parabërë,
Deri në rrahjen e sekondës
Deri në rrahjen e pulsit
Që gati sa nuk e shpërthen venën e gjakut…

Mbas disa ditësh ti do të vish !

Duhet të isha pak Penelopë
Që ta përballoja këtë ndarje
Kaq reale
Që matet me kilometra
Që unë e mata, e peshova
E mata përsëri e përsëri
Duke përmbysur e ripërmbysur
Mijëra herë klepsidrën
Sepse të gjitha sekondat,
Orët, ditët,
të gjithë kohën, hapësirat, distancat,
Të gjithë këtë relief gjeografik
midis nesh
I cili nuk na lejon assesi të shihemi
Assesi të prekemi
E shndërrova në kokrriza rëre
Dhe pastaj e përmbysa dhe ripërmbysa
Si barka në det
Mijëra herë klepsidrën..

Sepse unë të dua më shumë se Penelopa Ulisin –
E ti mua më do më tepër se Ulisi Penelopën…
_____________________
Poetes Elida Buçpapaj ia urojme perzemersisht ditlindjen! Edhe 100 vjet tjera te lumtura!
SOFRA POETIE
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj Empty Re: Urime Ditëlindja Elida Buçpapaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 31, 2011 8:27 pm

Urimit të Sofres i bashkangjitem edhe unë duke i dëshiruar shëndet,lumturi e jetë sa malet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi