Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

2 posters

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Në Krajk të Hasit vritet me armë zjarri A. Cahani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:43 pm

Në Krajk të Hasit vritet me armë zjarri A. Cahani




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 KRONIKA%20E%20ZEZE
Hetues rajonalë dhe krimteknika i kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave materiale.

Prizren, Dje rreth orës 20:00 në fshatin Krajk të Hasit ka ndodhur një incident i rëndë, ku është vrarë me armë zjarri A. Cahani (1986), njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Viktima pas marrjes së plagëve është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren pa shenja jete. Hetues rajonalë dhe krimteknika i kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave materiale. Në vend të ngjarjes policia i ka arrestuar dy të dyshuar dhe po punojnë për arrestimin edhe të një tjetri. Njoftohet se është konfiskuar një pistoletë e markës TT dhe disa gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi. Sipas hetimeve të para, dyshohet se vrasja është kryer për shkak të problemeve pronësore, të cilat kishin ekzistuar edhe më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Ditëve të fundit, tri vetëvrasje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 9:44 pm

Ditëve të fundit, tri vetëvrasje



- Gjatë kësaj jave janë regjistruar tri vetëvrasje, njëra në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë dhe tjetra në Runik të Skënderajt dhe e treta në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajit. Të premten rreth orës 17:00 në Stanovc i Epërm të Vushtrrisë një 29 vjeçar është gjetur i varur në litar në katin e dytë të shtëpisë së tij ende të pameremetuar. Trupi i pajetë i viktimës ishte identifikuar nga anëtarët e familjes së tij, të cilët menjëherë i kanë njoftuar autoritetet policore. Rasti i dytë i vetëvarjes është regjistruar ditën e diel rreth orës 14:00 në Runik të Skënderajt. Një femër 37 vjeçare është gjetur e varur në litar në një objekt të pabanuar në oborrin e shtëpisë së saj. Viktima ishte identifikuar nga bashkëshorti i saj, i cili menjëherë i ka njoftuar autoritet policore. Ndërkaq H. Reka (16) nga fshati Prelez i Muhaxherëve është sjellë të hënën në Spitalin e Ferizajt pa shenja jete, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Sipas hetimeve të para dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje me litar. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori publik i Qarkut në Prishtinë, i cili i ka autorizuar njësitet e hetimeve Rajonale në Ferizajt që të merret me këtë rast. Motivet e rasteve të raportuara të vetëvrasjeve janë të panjohura, ndërsa policia është në pritje të raportit zyrtar të ekspertëve mjeko-ligjorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Përdhunohet 12-vjeçarja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:07 pm

Përdhunohet 12-vjeçarja

Një vajzë 12-vjeçare greke, ka denoncuar sot pranë policisë së Limnos në rajonin e Mitilinit në Greqi, se është përdhunuar nga një djalë, që policia e identifikoi si 21-vjeçarin shqiptar B.Z., të cilin e arrestoi pak orë pas ngjarjes së kallëzuar.



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 KRONIKA
Sipas dëshmisë, në të vërtetë, i riu B.G., kishte folur më parë me vajzën 12-vjeçare dhe më tej kishte krijuar afrimitetin që pretendoi se erdhi me pëlqim të të dyve.Nga ana tjetër, mjekët firmosën një raport ku përshkruhej se akti seksual ishte një përdhunim i mirëfilltë.


Një vajzë 12-vjeçare greke, ka denoncuar sot pranë policisë së Limnos në rajonin e Mitilinit në Greqi, se është përdhunuar nga një djalë, që policia e identifikoi si 21-vjeçarin shqiptar B.Z., të cilin e arrestoi pak orë pas ngjarjes së kallëzuar.Gjithçka ka ndodhur paraditen e së Enjtes në zonën turistike të Limnos, duke i shkaktuar gjendje shoku banorëve të saj.Agresori sulmoi vajzën e vogël sapo ajo kishte dalë nga shtëpia. Referuar denoncimit të të voglës, i riu i mbylli gojën me forcë që të mos arrinte të klithte dhe e tërhoqi zvarrë në një ndërtesë në punim e sipër ku nuk kishte njerëz. Gjithçka, ndodhi në një distancë prej rreth 300 metra larg shtëpisë së vajzës.Atje, 21-vjeçari B.G., emigrant shqiptar, e ka zhveshur me forcë dhe më tej, ka përmbushur instiktet e tij kafshërore duke arritur ta përdhunojë atë.E vogla është kthyer në shtëpi në gjendje të keqe dhe rrëfeu te nëna e saj gjithçka i kishte ndodhur.Duke folur për hetimet e kryera, policia tha se djaloshi, është i njohur në zonën e Limnos, pasi prej disa muajsh punon atje si punëtor krahu dhe merrej për punësim të përkohshëm nga shumë shtetas grekë, për punë të ndryshme. Prindërit e 21-vjeçarit, jetojnë në lokalitetin Mirina kurse vetë i riu kishte ardhur në Greqi, para një viti.
Ai nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe leje qëndrimi çka bëri policinë të besojë se ka hyrë ilegalisht në Greqi.Pak orë pas ngjarjes, 21-vjeçari që u identifikua lehtë nga dëshmitë e të voglës dhe nënës së saj si dhe fqinjëve, u arrestua në banesën ku jetonte me prindërit e tij, në Mirina të lokalitetit Virgjëresha Mari atje ku dhe jeton komuniteti shqiptar i zonës së Limnos. Policia duke cituar dëshmitë e vajzës dhe nënës së saj, tha se “përdhunimi i 12 vjeçares, u krye nga B.Z., një 21 vjeçar nga komuniteti shqiptar i lokalitetit të Virgjëreshës Mari”.
Por sipas Policisë së Shtetit në Limno, në një dëshmi që i riu dha mesditën e së Enjtes për grupin hetimor, B.Z., ka pranuar se kishte pasur një raport intim me vajzën por theksoi se gjithçka ndodhi vetëm me pëlqimin e saj. Sipas dëshmisë, në të vërtetë, i riu B.G., kishte folur më parë me vajzën 12-vjeçare dhe më tej kishte krijuar afrimitetin që pretendoi se erdhi me pëlqim të të dyve.Nga ana tjetër, mjekët firmosën një raport ku përshkruhej se akti seksual ishte një përdhunim i mirëfilltë.Në këto kushte, i riu u dërgua para gjykatës së Mitilinit, ku mori menjëherë masën e arrestit me burg pa afat. Ai përballet me dy akuza, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura dhe qëndrim të paligjshëm në vend përmes shkeljes së ligjit për të huajt.(NOA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Është gjetur një kafkë njeriu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:08 pm

Është gjetur një kafkë njeriu



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Maisheva
Kafka e gjetur në Malishevë

Një kafkë njeriu e shkëputur, pa pjesën tjetër të trupit, është gjetur në Malishevë nga një banor lokal, derisa ai po ruante berrat. Kafkën e ka gjetur në malin në afërsi të lagjes “Veselaj” në Malishevë. Dyshohet që kjo kafkë e gjetur mund t’i përkas periudhës së luftës së fundit. Këtë rast e kanë konfirmuare dhe burime Policore në Malishevë, pa thënë gjë se cilës periudhë i takon, ndërsa kanë sqaruar se me të po merren organet kompetente. Rasti në polici është njoftuar nga një bari, i cili mbetjen në fjalë pa asnjë pjesë tjetër të trupit e ka gjetur përderisa po ruante berrat e tij. Banorë lokal, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë shprehur dyshimin se kafka mund të jetë e ndonjërit prej personave të zhdukur të kësaj komune gjatë luftës së fundit, pasi vetëm disa metra larg vendit, ku është gjetur kafka, në shtëpinë e parë të lagjes, gjatë luftës ishin të stacionuara formacionet policore dhe ushtarake serbe. Në pjesët anësore të kafkës së gjetur, vërehen vrima, siç duken edhe dy dhëmbë në anën e djathtë të kafkës. Kafka është e shpuar në anën e djathtë anësore nga një vrimë e madhe, ndërsa në anën e majtë nga dy vrima tjera më të vogla. Në vend të flokëve vërehen myshqe dhe sipas gjurmëve, dy dhëmbëve ende të pa prishur, lë të kuptohet se “kufoma” ka qenë e varrosur në sipërfaqe apo ka qëndruar në ndonjë shkurre. Burimet e OJQ “Kujtesa” në Malishevë, që merret me çështjen e personave ende të pagjetur, si pasojë e luftës së viteve 1998/99, edhe sot, kanë rikujtuar se “ende nuk ka gjurmë për fatin edhe të 42 personave”, ndërsa identifikimi eventual i “kufomës”, në bazë të kësaj kafke, mund të bëhet përmes hetimeve dhe analizave adekuate.
I. Bytyçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Plaçkitje e armatosur në Prelez

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:10 pm

Plaçkitje e armatosur në Prelez



Sot rreth orës 4 e 10 minuta në magjistralin Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në pompën e benzinës ,, Ridi Petroll ’’ në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, Policia është informuar për një rast grabitje me armë nga dy persona që kanë kërcënuar më thikë dhe kanë arrit të plaçkisin 500 euro. Zëdhënësi i policisë i Komandës Rajonale në Ferizaj, Bexhet Krasniqi, tha për media se viktimë e dhunës fizike në këtë rast ishte F.S. 37 vjeç dhe H.Q. 32 vjeç, me vendbanim në fshatin Prelez, të cilët ishin duke punuar në pompën e karburanteve “Ridi Petrol”. Siç i kanë deklaruara ata policisë njëri prej grbitëseve ishte i maskuar, ndërsa tjetri po maskë, të cilët pos që i kanë marrë viktimës 500 euro me dhunë kanë grabitë edhe gjëra ushqimore dhe cigare, vlera e të cilave për momentin nuk dihet. Lidhur me këtë rast, derisa po raportojmë, nu ka informata për ndonjë të arrestuar, apo të dyshimtë për këtë rast, mirëpo policia është në dyshim se personi i maskuar ka mund të jetë i njohur i viktimës. Në këtë fshat ka ndodhë që disa herë të vidhen pompat e karburanteve, të cilat raste pos që janë kakarakterizuar me akte dhune, disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Në këtë pjesë të qytetit, policia duhet të krijojë strategji të re për mbrojtjen e të punësuarve, po edhe krijimin sigurisë qytetare.
D. Zefi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Vdes pasi goditet me veturë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:26 pm

Vdes pasi goditet me veturë


Nga Express më 16.07.2009 në ora 13:58

Qytetari nga Mitrovica J. Jonuzi ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte goditur me veturë para tre ditësh.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të hënën në mesditë, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, ndërsa ishin të përfshirë një automjet dhe viktima e këtij rasti.

Aksidenti i raportuar, besohet të ketë qenë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së ngasësit të automjetit, një 19 vjeçar, i cili si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit, godet këmbësor këmbësorin i cili në atë moment ishte duke kaluar rrugën.

“Viktima, J.Jonuzi 64 vjeçar, në ditën e aksidentit ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë ndërsa ishte transferuar në QKUK Prishtinë, për trajtim të lëndimeve të natyrës së rëndë”, njofton policia.

Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra të policisë, ka autorizuar zhvillimin e hetimeve për të përcaktuar rrethanat e paraqitura në aksident, ndërsa trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:27 pm

Gjendet i rrahur 69-vjeçari


Nga Express

Një qytetar serb është gjetur i rrahur rëndë në fshatin Grapc të Klinës, ka bërë të ditur Policia. Viktimën e kishin gjetur ushtarët e KFOR`it slloven, të cilët a kanë njoftuar policinë e Kosovës.

Siç njoftohet, 69-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

“I lënduari (K/Serb rreth 69-vjeçar) nga fshati Grapc, është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Klinë për tretman mjekësor, më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeket kanë konstatuar se viktima kishte frakture në kokë dhe disa gërvishtje në shpinë. Viktima më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, njofton policia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Has, vrasje për prona

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:29 pm

Has, vrasje për prona



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Foto_policia-490x320


Nga Express

Një 23-vjeçar ka mbetur i vrarë, në një ngatërresë mes bashkëfshatarëve për çështje pronësore, në fshatin Krajk i Hasit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:50. Viktima është A. Cahani, i lindur më 1986, njoftoi policia në Prizren.

I riu ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren. Hetuesit e policisë dhe mjekët ligjorë kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave materiale.

“Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe po punojnë për arrestimin edhe të një tjetri. Është sekuestruar një pistoletë e llojit TT dhe disa gëzhoja të fishekëve”, njoftoi policia.

Me urdhër të prokurorit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Sipas hetimeve të para të policisë, dyshohet se vrasja është kryer për shkak të problemeve pronësore të cilat kishin ekzistuar edhe më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Digjet në flakët e shtëpisë vogëlushi Leonit Salihu

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:36 pm

Digjet në flakët e shtëpisë vogëlushi Leonit Salihu

Hysni Syla




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 SHPIA
3. Shtëpia e djegur

Mitrovicë, 17 korrik
Në flakët që kishin përfshi një shtëpi në Kososhtovë të Mitrovicës të enjten pas dite, është djegur edhe vogëlushi 4-vjeçar Leonit Salihu. Ky rast ka tronditur banorët e fshatit dhe të gjithë Mitrovicës. Sipas familjarëve dyshohet se shkak i zjarrit që ka përfshirë shtëpinë ishte rryma elektrike. Duke rrëfyer për ngjarjen tragjike, axha i lesonitit të djegur në zjarr, Naim Salihu, tha se në momentin kur familja ishte duke drekuar, ku kishte edhe mysafirë, nëna e tij, përkatësisht gjyshja e Leonitit, Ajmanja, ka vërejt zjarrin që kishte shpërthyer dhe që kishte përfshi shtëpinë nga pullazi dhe meqë për fat të keq shtëpia ka qenë me llamperi, zjarri është përhapur shumë shpejtë, duke e shkaktuar kështu tragjedinë. “Pak më parë se të kishte ndodhur rasti, Leonitit kishte marrë një copë bukë dhe kishte dalë nga dhoma ku drekohej. Në atë moment në shtëpi kishin qenë së paku 13 fëmijë dhe tri-katër gra duke drekuar, ndërsa për fatin e keq, Leoniti kishte hyrë në një dhomë të shtëpisë, pa e vërejtur askush”, tha ai. Naimi thotë se kishte hyrë në atë dhomë, në të cilën nuk shihej asgjë nga tymi dhe e kishte thirr me emër Leonitin, madje duke e kërkuar edhe me duar nëpër dysheme, por për fatin e keq, ai kishte qenë pas një kanapeje i shtrirë për dysheme. Babai i viktimës Xhevati, kur kishte ndodhur tragjedia, thotë se kishte qenë në punë. Viktima është gjetur në dhomë nga zjarrfikësit, që sipas Sami Salihut, kishin arritur shpejt për të intervenuar, por stihia e zjarrit kishte qenë shumë e shpejt dhe me pasoja tragjike. Në këtë shtëpi të djegur deri tani kanë jetuar tre vëllezërit Salihu, në bashkësi me 15 anëtarë. “Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet, nëse ka qenë si pasojë e rrymës, gazit apo ndonjë arsye tjetër”, tha zëdhënësi i policisë togeri Besim Hoti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Për dy javë, 22 pickime të rriqrave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:40 pm

Për dy javë, 22 pickime të rriqrave



Skenderaj, 17 korrik
Gjatë dy javëve të para të muajt korrik, në komunën e Skenderaj, janë identifikuar 22 raste të pickimit të rriqrave, na thanë në QMF në Skenderaj. Pasi janë trajtuar në këtë ent shëndetësor, këta pacient janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë udhëzimet e mjekut. Për t’i ndihmua qytetarët në këtë drejtim, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka filluar fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me pasojat që mundë të sjellë mostrajtimi me kohë i pickimit të rriqrave. Shumica e pacienteve qe janë prekur nga rriqrat janë nga pjesët rurale, por ka edhe asi që janë nga qyteti.
I. Fejzullahu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty U rivarros ish-nxënësja 14 vjeçe, Ibadete D. Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:41 pm

U rivarros ish-nxënësja 14 vjeçe, Ibadete D. Thaçi

Në komunën e Rahovecit, në listën e të zhdukurve ndodhen edhe 178 persona, 69 prej të cilëve janë nga fshati Krushë e Madhe, përfshirë edhe ish-profesorin e politikanin e shquar, Mr. Ukshin Hoti.


Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 RAH


Rahovec, 17 korrik
Pikërisht njëmbëdhjetë vjet nga fillimi i betejës së njohur të 17 korrikut 1998 në Rahovec e rrethinë, në familje të ndryshme janë ende të hapura plagët e luftës, e cila la pas afro një mijë të vrarë, të masakruar e të zhdukur pa gjurmë. Një nga viktimat, për fatin e së cilës, nuk dihej deri më tash, është edhe ish-nxënësja, 14 vjeçe, Ibadete Dalip Thaçi, nga Retia e Rahovecit, për fatin e së cilës nuk dihej që nga 25 marsi i vitit 1999 dhe konsiderohej e zhdukur. Sipas të vëllait Bekimit, ajo ka qenë e strehuar në një familje në fshatin Brestoc, ku po ashtu ofensiva serbe nuk pati kursyer as fëmijë, gra, pleq e persona të sëmurë. Mbetjet e saj mortore janë gjetur në një varrezë masive me shqiptarë në Batajnicë të Serbisë, ndërsa janë kthyer për t’u rivarrosur në fshatin e saj të lindjes në Reti. Në këtë fshat, sot u bë e ditur se ende nuk dihet për fatin e çiftit bashkëshortor Osman e Nazlije Kryeziu, të zhdukur në fshatin Leshan të Suharekës. Ndërsa sipas të dhënave në komunën e Rahovecit, në listën e të zhdukurve ndodhen emrat e 178 personave, 69 prej të cilëve janë nga fshati Krushë e Madhe, përfshirë edhe ish-profesorin e politikanin e shquar, Mr. Ukshin Hoti, për fatin e të cilit nuk dihet që nga 16 maji i vitit 1999.
I.Bytyçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Në skenë të armatosurit me maska e rroba të zeza

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:42 pm

Në skenë të armatosurit me maska e rroba të zeza




Rahovec, 17 korrik

Mesnatën midis të enjtes dhe të premtes, persona të maskuar dhe të armatosur kanë plaçkiture rojet e fushës së sportit në fshatin Sarosh, njofton policia. Policia në vendin e ngjarjes ka mësuar se dy persona të dyshimtë, të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar kishin hyrë në ambientet e fushës sportive të firmës NT-Joni, me ç’ rast kanë sulmuar dy rojtarët e fushës së sportit. Me të hyrë brenda, njëri nga të dyshuarit, e kishte goditur njërin nga rojtarët me mjet të fortë në regjionin e kokës me ç’ rast i kishte shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit ua kanë plaçkitur rojeve dy telefona celularë dhe më pas i kanë mbyllur në dhomë me çelës. Pastaj kanë thyer xhamin e lokalit të fushës dhe në brendi kanë marrë disa gjësende. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit, thuhet në njoftimin e policisë.
I.Bytyçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Një i vdekur dhe tre të lënduar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 7:43 pm

Një i vdekur dhe tre të lënduar



Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 AKSI


Prizren, 17 korrik

Një aksident me pasoja fatale, ka ndodhur dje në rrugën "Ukë Bytyqi" të Prizrenit, kur një veturë u ndesh me një kamion, me ç' rast plagë të rënda pësuan katër persona. Ndërkohë që, Sejdi Sallauka, i moshës 68-vjeçare, ndonëse urgjentisht u transferua në QKUK në Prishtinë, në orët e mbrëmjes vdiq nga pasojat e lëndimeve të pësuara. Policia në Prizren bën të ditur se për shkak të procesit hetimor, është ndaluar vozitësi i kamionit.
M. Shasivari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Vritet me pistoletë një 30-vjeçar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:15 pm

Vritet me pistoletë një 30-vjeçar



Mëngjesin e të shtunës në qytetin e Beratit, ndodhi një akt i rëndë, kur Erjon Toska, 30-vjeçar, mbeti i vrarë pas një goditje me pistoletë. Të dhënat e policisë tregojnë për një konflikt të motiveve të dobëta mes dy vëllezërve Toska dhe autorit të vrasjes, i cili për arsye hetimi, ende nuk bëhet i ditur publikisht se cili është.
Në sherr e sipër, ai ka qëlluar ndaj dy vëllezërve me pistoletë, duke lënë të plagosur rëndë Erjon Toskën, i cili nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve të marra dhe është ndarë nga jeta pas pak minutash.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët, të cilët bënë vëzhgim mbi rrethanat e mundshme, duke pritur që të ketë detaje të mëtejshme pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve apo edhe marrjes në analizë të të gjitha provave të deritanishme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Gjendet trupi i pajetë i studentit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:16 pm

Gjendet trupi i pajetë i studentit



Forcat e “RENEA-s”, vetëm të shtunën kanë arritur të nxjerrin nga uji i lumit Shkumbin trupin e pajetë të studentit 21-vjeçar, të mbytur të enjten pas dite. Eris Prendi humbi jetën dy ditë më parë teksa ishte nën shoqërinë e disa shokëve të tij nga Cërriku në vendin e quajtur Ura e Zezë. I riu, student në degën Psikologji në Universitetin e Elbasanit, kishte shkuar në një lokal në afërsi të lumit dhe në një moment, pasi kishte luajtur, ishte shprehur se do të shkonte të freskohej pak. Shokët nuk e kanë ndjekur, por kanë qenë dy fëmijë të cilët e kanë parë të riun që ka hyrë në ujë dhe më pas është zhdukur në të. Kërkimet për trupin vazhduan për disa orë dhe vetëm në mbrëmje vonë kur mbërritën polumbarët u bë e mundur nxjerrja e trupit të të riut. Ai është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën mjeko-ligjore. Nga të dhënat e para nga ekspertët mendohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt i ndikuar nga temperatura e trupit dhe e ujit. Futja e menjëhershme në ujë duket se i kushtoi jetën studentit nga Lushnja që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi. Gjithsesi, konkluzionet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të ekspertizës dhe daljes së rezultateve nga mjekësia ligjore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Betoniera vret kalimtaren në semafor

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:17 pm

Betoniera vret kalimtaren në semafor




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 18-Tirana%20(Small)

Auto-betoniera vret këmbësoren në qendër të kryeqytetit, pas ndërprerjes së rrugës. Aksidenti i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një gruaje rreth moshës 60 vjeç, ndodhi dje në orën 17.30 në bulevardin "Gjergj Fishta", pranë zonës së Shallvareve. Gruaja, e cila nuk u arrit të identifikohej nga policia deri në orët e vona të mbrëmjes, u shtyp nga një automjet i tonazhit të lartë, tip "Scania" me targa TR 7543 I, në momentet që po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin në kryqëzim. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në momentin që semafori në kryqëzimin e bulevardit "Gjergj Fishta" me Shallvaret ka kaluar nga i kuq në jeshil për automjetet, një grua rreth të 60-tave është gjendur nën rrotat e njërës prej makinave që ndodheshin në rreshtin e parë. Automjeti tip betoniere ka kaluar mbi kokën e viktimës, e cila nuk ka pasur mundësi për mbijetesë, ndërsa drejtuesi i makinës është ndalur menjëherë dhe po kështu edhe të gjitha automjetet që ndodheshin në atë moment në kryqëzim. Ngjarja është parë nga dhjetëra njerëz të pranishëm në vendngjarje, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga skena e zhvilluar para syve të tyre. Policia mbërriti rreth 10 minuta më pas, ndërsa drejtuesi i automjetit qëndroi për pak kohë i ulur në buzë të rrugës, në trotuar. Përplasja fatale për gruan ka sjellë shpërfytyrimin e saj, ndërsa viktima është dërguar në morg, ku pritet të identifikohet nga familjarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Policia asgjëson 2951 bimë narkotike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 18, 2009 6:18 pm

Policia asgjëson 2951 bimë narkotike




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 DROGAT

Plot 2951 bimë lëndësh narkotike ka mundur të asgjësojnë paraditen e sotme forcat e policisë në komunën Cudhi të Krujës.
Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kjo sasi e madhe bimësh narkotike u mundësua të kapet në kuadrin e operacionit të koduar “Kroi i gjarprit”, në kuadrin e të cilit forcat policore kishin kohë që po mblidhin informacionet e nevojshme.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të cilët kanë bërë vëzhgim mbi llojin e bimës së sekuestruar, duke pritur që të ketë detaje të mëtejshme pas çuarjes së tyre në laborator.
Ndërkaq, nuk bëhet ende i ditur identifikimi i personave të cilët mund të kenë gisht në rritjen e këtyre bimëve.
Ky operacion, vijon atë me emrin “topografi”, në kuadër të të cilit vetëm pak ditë më parë u mundësua asgjësimi i rreth 5100 rrënjë bimë narkotike me lartësi 2 metra, Canabis Sativa në zonën e Niklës.(noa)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Vrasje të errëta në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 20, 2009 10:26 pm

Vrasje të errëta në Maqedoni



Ekspertët dhe psikologët thonë se faktorë dhe shkaktarë kryesor për vrasjet e tilla janë krizat që shfaqen tek karakteret e disa personave që nuk munden të ballafaqohen me realitetin.
Mediat dhe gazetat për çdo ditë raportojnë dhe botojnë artikuj me tituj si
“Babai mbyti djalin narkoman”, ”Nëna mbyti fëmijën e sapo të lindur”, “E pushkatoi vëllain” etj. Nuk janë përjashtuar edhe titujt për dhunë familjare. Vetëm vjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë regjistruar mbi 600 raste të dhunës në familje.
Psikologu Lulzim Murtezani thotë për “24 orë” se në kohëra të vështira si psh: koha e krizës ekonomike, e papunësisë dhe varfërisë së skajshme, mos funksionimit të institucioneve shtetërorë, edhe njerëzit e mirë i manifestojnë veset e tyre të këqija më fjalë të tjera, lehtë mund të devijojnë në sjelljet e tyre duke shkaktuar pasoja rënda në shoqëri .
“Gjithë këto rrethana bëjnë që për arsye banale disa të rinj por edhe të moshave të rritura të kanë nivel të ulët të tolerancës, të shpërthejnë emocionalisht, të humbin rezonin dhe të lëndojnë, të plagosin dhe të vrasin njerëz të cilët mund të janë të afërmit e tyre por dhe të tjerë të cilët i konsiderojnë si armiq, qoftë koleg të punës të përkatësisë tjetër nacionale, partiake, religjioze”, thotë Murtezani.
Punëtorët social shpjegojnë se në këto raste kemi të bëjmë me gërshetim të një morie dhe sërë faktorësh që ndikojnë te një individ të jetë destruktiv të shkrep revolverin apo këmbëzën e revolverit, duke plagosur ose vrarë të tjerët dhe ndonjëherë ndodh gjithë këtë energji negative ta drejtoj, ndaj vetës se tij duke bërë vetëvrasje.
Edhe ekspertët të sociologjisë vlerësojnë se individi i cili është me prirje agresive shpesh i ngushtohet vetëdija dhe nuk arrin të i kontrollon sjelljet, ky tip i njeriut, në fillim vepron dhe pastaj mendon, ndryshe nga njerëzit tjerë që bëjnë të kundërtën.
Përveç kushteve të brendshme në këtë fenomen të vrasjeve ndikon pa dyshim mjedisi i pa përshtatur social, ekonomik dhe politik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Policia alarmon për dukurinë në rritje të vetëvrasjeve në Ferizaj

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 10:58 pm

Policia alarmon për dukurinë në rritje të vetëvrasjeve në Ferizaj

Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Kapiten Basri Shabani, ka njoftuar sot se, krahasuar me vitin e kaluar, dukuria e vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjet këtë vit ka shënuar rritje për rreth 88 %.
Përderisa në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar nuk janë shënuar raste të vetëvrasjeve, ndërsa sipas komandantit Shabani, deri në fund të tij ka pasur 3 raste të vetëvrasjeve dhe 9 tentim-vetëvrasje, në gjashtë muaj të këtij viti janë shënuar 17 raste të tilla, dukuri kjo që është në rritje për 88 %.
Shabani me këtë rast ka bërë thirrje tek të gjitha institucionet që bashkërisht të merren masa preventive për luftimin e kësaj dukurie

Ndryshe, Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë këtij viti ka rritur shkallën performancës, profesionalizimit dhe etikës policore në përgjithësi . Polica me mjaftë sukses është duke luftuar për parandalimin e veprave penale apo veprave kriminale, kapja kryerësve të mundshëm dhe dërgimi i tyre para organeve të drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty 30 mijë bimë kanabis në Lipjan

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2009 11:04 pm

30 mijë bimë kanabis në Lipjan




Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Cannabis-growing-490x320

Nga Dafina Myrtaj

Dy hektarë tokë të mbjellë me narkotikë, të dyshuar të jenë të llojit kanabis sativa, janë zbuluar të martën në fshatin Suhodoll të Lipjanit.

Sipas zyrtarëve policorë bëhet e ditur se në këtë hapësirë, ishin mbjellë rreth 30 mijë fije të këtij lloji të narkotikëve, e të cilat kanë qenë të kamufluara me misër dhe me patate.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Bazuar në informatat që i kemi marrë në terren, është mësuar se në fshatin Suhodoll të Lipjanit janë të mbjella një sasi e madhe e narkotikëve të llojit Canabis Sativa. Me të dalë në vendin e ngjarjes, pjesëtarët e policisë kanë konstatuar se në këtë fshat janë të mbjella rreth dy hektarë tokë. Më pas, me urdhër të prokurorit të martën ka filluar operacioni për asgjësimin e këtyre narkotikëve”, bëri të ditur Borovci.

Sipas tij, toka e mbjellë me këtë lëndë të dyshuar është pronë e një serbi, banor i këtij fshati, mirëpo, dyshohet se kultivuesi i narkotikëve ka qenë një shqiptar, i cili ka punuar tokën.

Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të dyshuar, pasi që sipas tyre, hetimet e këtij rasti ende nuk kanë përfunduar.

Ndërkaq mbikëqyrësi i këtij operacioni policor, Faik Dili tha se brenda disa orësh, të gjitha bimët e dyshuara tashmë janë asgjësuar. Ai thotë se deri më tani, në Policia e Kosovës nuk pasur një rast të tillë, dhe se ky rast paraqet një rekord në sasinë e sipërfaqes së mbjellë me lëndë narkotike.

“Kemi pasur raste të shumta ku ne kemi zbuluar tokë të mbjellë me lëndë narkotike, mirëpo sikur ky në fshatin Suhodoll nuk kemi pasur asnjëherë. Ky ka shënuar një rekord sa i përket sasisë së bimëve të mbjella në Kosovë”, tha zyrtari i lartë policor, Faik Dili.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty "Luftë" në Tiranë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 27, 2009 9:20 pm

"Luftë" në Tiranë, një i vdekur dhe tre të plagosur
5 milionë lekë për kapjen e autorit. Dëshmitë dhe historia
Sokol Çobo


Një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa dy të afërmit e tij janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 12.20 pranë Drejtorisë së Doganës në Tiranë, ku Bashkim Qefalia ka qëlluar nga automjeti i tij me pistoletë Artan, Kujtim dhe Nertil Allushin. Dëshmitarë në vendngjarje thanë për gazetën se Artani ka humbur jetën pak minuta pas ngjarjes, ndërsa Kujtimi dhe Nertili janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak i konfliktit midis autorit, i cili është shpallur në kërkim dhe viktimave, sipas burimeve të policisë, ka qenë një femër.

Skema e ngjarjes
Pas sinjalizimit për "luftën" në hyrje të Tiranës, në vendngjarje janë nisur dhjetëra grupe të policisë. Fillimisht janë marrë deklarime nga dëshmitarë okularë dhe më pas puna është përqendruar në provat në vendngjarje, ndërsa disa agjentë të policisë kanë shkuar pranë familjes së viktimës për më shumë informacion. Paraprakisht grupi hetimor ndërtoi skenën e ngjarjes, ku "protagonisti" i këtij sherri është padyshim Bashkim Qefalia, ndërsa nga të shtënat me armë të tij mbeti i vrarë Artan Allushi dhe u plagosën në gjendje të rëndë Kujtim Allushi, 50 vjeç dhe djali i tij, Nertil Allushi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Komunën Zall Herr, të dy të afërm të viktimës. Sipas uniformave blu, krahas autorit Bashkim Qefalia janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në furgon me autorin. Hetuesit e çështjes deklarojnë se paraprakisht dyshojnë se shkaku për konfliktin është bërë një femër. Konflikti që shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, midis personave nga fisi Allushi dhe autorëve të krimit, ka lindur pak minuta para vrasjes. Sipas policisë, të dyja palët kanë qenë duke udhëtuar me automjetet e tyre në hyrje të Tiranës. Bëhet e ditur se viktima ka qenë duke udhëtuar me një makinë me targa të huaja tip "Benz" dhe më pas është ndjekur nga një furgon ku ndodheshin autori i dyshuar i krimit. Sipas dëshmitarëve, dy automjetet kanë ndaluar në rrotullimin e Doganës. Midis tre pjesëtarëve të familjes Allushi dhe personave të tjerë në furgon ka filluar një debat i ashpër. Policia thotë se për pak minuta konflikti ka degjeneruar në përdorimin e dhunës, si me grushte ashtu edhe me mjete të forta. "Pikërisht në këto momente, thotë policia, kur palët ishin përfshirë në konfrontim fizik midis tyre, njëri person nga grupi kundërshtar, që dyshohet të jetë 39-vjeçari Bashkim Qefalia, nxjerr pistoletën dhe qëllon në drejtim të Artan, Kujtim dhe Nertil Allushit". Sipas saj, nga të shtënat me armë zjarri, Artani merr plagët më të rënda, i cili gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak ka humbur jetën. Mësohet se dy të plagosurit e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, ku gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë e rëndë.

Motivi
Krahas mekanizmit të ngjarjes, policia po punon për zbardhjen e motiveve të këtij konflikti. Informacionet e para flasin se midis fisit Allushi dhe autorit Bashkim Nikolla ka pasur konflikt për një femër. Të dhënat e policisë flasin se autori ngacmonte një vajzë në fisin Allushi, të cilët banonin në Zall Herr. Midis protagonistëve ka pasur sherre të vazhdueshme, ku pjesëtarë të familjes Allushi i kanë bërë thirrje shpeshherë autorit të mos e kryejë një veprim të tillë. Por sherri ka degjeneruar dje në një përleshje me armë, ku pasojat janë të rënda, një i vrarë dhe dy të plagosur. Ndërkohë, zyrtarisht Policia e Tiranës thotë se pas bllokimit të vendit të ngjarjes, u mblodhën të gjitha provat dhe dëshmitë për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, të cilët kanë qenë të shumtë, si punonjës të lokaleve para vendit ku u vra 26-vjeçari Allushi, si dhe persona të tjerë që janë gjendur rastësisht aty. Të gjithë të pyeturit kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.


Dëshmitë

Si pamë tre të plagosur para lokalit

Ngjarja e djeshme regjistroi një numër të madh dëshmitarësh, ndërsa policia arriti që brenda pak minutave të gjejë autorin dhe ta shpallë në kërkim, megjithëse nuk u bë e mundur arrestimi i tij deri në orët e pasdites së djeshme. Në afërsi të vendit të ngjarjes, klientët e një lokali janë bërë personat që do të hidhnin dritë për vrasjen. Sipas tyre, fillimisht është dëgjuar një sherr me fjalë midis disa personave që kishin ndaluar me makina para lokalit. Megjithëse nuk u kanë vënë veshin, fjalët sa vinin edhe depërtonin brenda në lokal dhe pas disa minutash janë dëgjuar krismat e para. "Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Fillimisht pamë disa persona që po grindeshin me fjalë, ndërsa disa të afërm të tyre i tërhiqnin që të mos krijonin konfrontime fizike. Por më pas dëgjuam tri krisma", thotë një 30-vjeçar që ka qenë brenda në lokal gjatë ngjarjes. Sipas tij, pasi doli menjëherë jashtë, pa njërin nga personat që po debatonte të shtrirë për tokë dhe të mbuluar në gjak. Dëshmitari tha se dy persona të tjerë vazhdonin akoma konfrontimin fizik midis tyre, derisa më në fund autorët largohen nga vendi i ngjarjes me furgon, ndërsa para lokalit ishin të plagosur tre persona. Dëshmitarë të rastësishëm kanë përcjellë të plagosurit për në spital.


Shpërblimi

Policia: 5 milionë lekë informatorit

Policia e kryeqytetit ka njoftuar zyrtarisht se vë në dispozicion pesë milionë lekë të vjetra për çdo person që do të japë informacion për vendndodhjen e saktë të autorit të dyshuar. Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, në një deklaratë për shtyp ka garantuar se do të ruhet në mënyrë të plotë anonimati i personit që do të japë informacionin e saktë për vendndodhjen e autorit që dyshohet se qëlloi me pistoletë në drejtim të personave nga i njëjti fis. Përveç numrit të zakonshëm, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion të atyre që disponojnë informacion edhe numrin e telefonit 0694111021. Njoftimi është realizuar menjëherë sapo është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa deklarohet zyrtarisht se po punohet për gjetjen e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Ekstremistët serbë sulmojnë fizikisht një shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 2:12 am

Ekstremistët serbë sulmojnë fizikisht një shqiptar

Hysni Syla, Bota Sot


Burimet e policisë rajonale në Mitrovicë kanë njoftuar për një rast dhune të ushtruar ndaj një shqiptari, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Zëdhënësi i kësaj policie, togeri Besim Hoti, ka thënë se një mashkull, i nacionalitetit shqiptar, i moshës 21 vjeçare, është sulmuar fizikisht nga ana e tre personave të paidentifikuar dhe i është marrë me dhunë biçikleta, në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve”, në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. “Ankuesi i ka njoftuar autoritetet policore të stacionit veri në Mitrovicë, se të dyshuarit, fillimisht e kishin ndaluar atë dhe e kishin ofenduar mbi baza të urrejtjes nacionale,në kohën kur ai po qarkullonte nga drejtimi i urrës kryesore të lumit Ibër, në drejtim të fshatit Suhadoll. Të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur kryesisht në pjesët e kokës. Gjatë përpjekjeve të viktimës për të ikur me biçikletën e tij, ai është penguar nga sulmuesit, andaj viktima është detyruar që të braktisë biçikletën dhe të vazhdojë ikjen e tij në këmbë, në drejtim të zonës së “Tre rrokaqiejve”, ka thënë Hoti. Sipas tij, tre sulmuesit e paidentifikuar kanë marrë biçikletën e viktimës dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Zhdukjet misterioze në pikë të ditës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 2:13 am

Zhdukjet misterioze në pikë të ditës



Ditëve të fundit janë shtuar rastet e personave të zhdukur në disa qytete të vendit. Rasti i parë i zhdukjes është ai i nëntë vjeçares Angjela Gjorgjievska nga fshati Dunje i Prilepit, me ç`rast deri tani nuk janë bërë të ditur të dhëna për vendndodhjen e saj. Poashtu javën e kaluar është paraqitur edhe një rast i ri i zhdukjes, edhe ate bëhet fjalë për Lirijana Ademi, 16 vjeç nga Shkupi, e cila është lajmëruar se është zhdukur në sheshin Maqedonia në Shkup. Rasti është paraqitur nga babai i saj, por deri tani edhe për këtë rast nuk janë dhënë hollësi dhe policia po vazhdon hetimet për gjetjen e aj. Në rastin e tretë është lajmëruar zhdukja e B.B (1973) nga fshati Krapa nga Makedonski Brodi, e cila më vonë është gjetur në një fshat të afërm. Policia ka konfirmuar se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë konstatuar lëndime në trupin e saj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Fëmija kishte humbur në mal

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:29 pm

Fëmija kishte humbur në mal

Shpëtohet fëmija 17 muajsh

Është gjetur një fëmijë 17 muajsh pas një kërkimi rreth tri orësh, i cili u kishte humbur prindërve në fshatin malor të Greqinës së Gjakovës, në mëngjesin e të dielës.
“Rreth orës 16:30 zyrtarët e PK-së në stacionin policor të Gjakovës kishin pranuar një informatë nga qytetarët e fshatit Greqinë se një fëmijë i moshës 17 muajshe kishte humbur rreth orës 10:30 të datës së sotme. Me të marrë informatën kishte filluar operacioni i gjerë i kërkim shpëtimit të fëmiut Fitim.Q. nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i cili kishte ardhur me familjarë për vizitë në fshatin Greqinë të Gjakovës”, bën të ditur Policia e Kosovës. Zyrtarët policor kishin filluar kërkimin në një terren malor të këtij fshati. Policia e Kosovës kishte njoftuar për këtë operacion edhe banorët e Greqinës dhe grupit për kërkim shpëtim i ishin bashkangjitur edhe 40 fshatarë të këtij fshati. Stacioni policor i Gjakovës kishte njoftuar edhe njësitin K-9 dhe zjarrfikësit. “Pas një kërkimi disa orësh, rreth orës 19:05 është gjetur Fitimi rreth 1 kilometër larg vendit ku kishte humbur.
Fëmiu 17 muajsh është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore megjithëse ai kishte disa lëndime të lehta trupore që besohet t’i ketë pësuar gjatë bredhjes së tij nëpër rrugë e shtigje të ndryshme malore të fshatit Greqinë. Ai është dërguar nga policia për trajtim mjekësor në repartin pediatrik në Spitalin Rajonal në Gjakovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Shqipëria, vend rekord aksidentesh

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 03, 2009 11:30 pm

Shqipëria, vend rekord aksidentesh

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 AKSI

Aksidentet rrugore po shkaktojnë çdo ditë e më shumë viktima, duke e renditur Shqipërinë ndër më problematikët. Madje, mjekët e Qendrës Kombëtare të Traumatologjisë pranë Spitalit Ushtarak, pohojnë se po vdesin njerëz njësoj si në kohë lufte, për shkak të aksidenteve. Ndërsa studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se Shqipëria ka 10 të vdekur për 15 mijë banorë, një numër që është 3.5 herë më i lartë se ai i vendeve të Europës Lindore. Ndërkohë, specialistët shpjegojnë shkaqet që sjellin aksidentet dhe masat që duhen marrë.
Shqipëria mban rekord sa i takon numrit të aksidenteve dhe kjo vërtetohet nga numri i lartë i vdekjeve dhe pacientëve që paraqiten në urgjencat e spitaleve për ndihmë mjekësore. Madje, shifrat tregojnë se numri i aksidenteve është disa herë më i lartë se i të gjithave vendeve të Evropës Lindore. Muajt e verës, sipas mjekëve të urgjencës së Traumatologjisë, janë më problematikët, sepse vijnë edhe shumë emigrantë për të kaluar pushimet. "Ndodhemi përballë shtimit të rasteve në mënyrë masive nga aksidentet me makinë. Këto aksidente po e dominojnë stinën, pasi kemi mbi 70 raste të dëmtuarish në aksidente me makinë çdo ditë", - theksoi shefi i urgjencës së Traumatologjisë, Myftar Torba, duke shtuar se spitali, pikërisht në këto ditë është i mobilizuar për të pritur fluksin e pacientëve të aksidentuar. Ndërkohë, mjekët e këtij spitali pohojnë se, nisur nga shifrat alarmante, po vdesin njerëz njësoj si në kohë lufte. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, rekomandojnë marrjen e një sërë masash nga qeveria shqiptare, një detyrim ky për të gjitha vendet e Bashkimit Europian, të cilat, brenda vitit 2012 duhet të reduktojnë në 50 % numrin e aksidenteve. Specialistet kanë kërkuar që të rishikohet shpejtësia e lëvizjes në qytete, por edhe jashtë saj. Një pikë e rëndësishme është jo vetëm ndërtimi i rrugëve dhe përmirësimi i atyre ekzistuese, por edhe pajisja me sinjalistikë. "Një pikë shumë e rëndësishme për parandalimin e aksidenteve është vendosja në akse qendrore apo në kryqëzime, i radarëve dhe i kamerave për kontrollin e shpejtësisë, si dhe pajisje për matjen e alkoolit", rekomandojnë specialistët e ISHP-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare - Faqe 3 Empty Re: Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 11 Previous  1, 2, 3, 4 ... 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi