Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:Mimoza Kusarja

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:Mimoza Kusarja Empty Elida Buçpapaj:Mimoza Kusarja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 14, 2012 12:42 pm

Mimoza Kusarja


Elida Buçpapaj:Mimoza Kusarja Elida_13k

Shkruan Elida Buçpapaj

Mimoza Kusari, Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë të Kosovës është vendosur në syrin e ciklonit për një aferë që në pamje të jashtme kutërbon korrupsion dhe monopolizim të tregut.

Emin Gërbeshi, deputet i AKR-së, i cili inicoi bashkë me një grup deputetësh paraqitjen e Mimoza Kusarit në interpelancë lidhur me vendimin e marrë nga MTI për vendosjen e tarifës prej 35 % të çimentos import nga Shqipëria, ka thënë se ky vendim i zonjës Kusari „është i pafalshëm, është antishqiptar“ dhe kërkoi shfuqizimin e tij menjëherë. Nëpër kuluare, të cilat i përcjellin gazetat e Prishtinës, përflitet se kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është kërkuar nga zyrtarë të Aleancës Kosova e Re (AKR), shkarkimi i zonjës Kusari – Lila, sepse sipas burimit në fjalë„vendimi i Kusarit për importin e çimentos ka krijuar monopol, duke u dëmtuar në masë të madhe edhe bizneset edhe qytetarët.“Por ky pretendim është përgënjeshtruar nga shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, e cila iu është përgjigjur gazetave të Prishtinës se nuk ka dëgjuar për diçka të tillë. “Unë nuk di që kemi kërkuar, po të ishte kjo e vërtetë, do ta dija, sepse unë jam shefe e Grupit Parlamentar…” Që kërkesa për shkarkimin e Kusarit nga ana e AKR-së është e paqenë mund të jetë e vërtetë, ashtu siç është i vërtetë fakti se Mimoza Kusari me veprimet e saj po dëmton interesat ekonomike të dy shteteve dhe të një kombi, për interes të një monopoli.

Në fakt, jam shumë e shokuar nga veprimet e Mimoza Kusarit, për të cilën isha gati të vija duart në zjarr. Mimoza Kusari për mua është një femër e aftë, plot kompetenca dhe sharm, të cilën e shihja në një të ardhme të afërme si kandidate për kryeministre apo presidente të Kosovës! U zhgënjeva në dimër kur me veprimet e saj detyroi reagimin e Vetëvendosjes në pikat kufitare me Serbinë, sepse nuk respektoi as marrëveshjen dhe toleroi shkeljet nga pala serbe. Pra, këtu ishte zhgënjimi i parë me Mimoza Kusarin.

Tani na doli çimentoja, ku zonja Kusari ka bllokuar importin nga Shqipëria sepse i ka hypur në kokë të shkatërrojë bizneset shqiptare për hir të monopolit, plagë e njohur kjo në Ballkanin e postluftës dhe postdiktaturäve. Veprimi i Mimoza Kusarit bie në kundërshtim të hapur me tregtinë e lirë, aq më tepër kur është fjala në kufirin shqiptaro-shqiptar, të cilin e theu i pari Agim Ramadani me luftëtarët e UÇK-së në prillin e 1999. Tani na del Mimoza Kusari e na ndërton barriera e pengesa të reja! Po ku je tuj shkue dada Mozë? Natyrisht që unë kam bindjen se ky problem do të zgjidhet, por pyes veten e përse Mimoza Kusari ndërmerr veprime të tilla autodestruktive, që ia djegin asaj karrierën e nisur aq bukur.

Kam parasysh biografinë e Bledi Fevziut për diktatorin Hoxha, ku në faqen 183 shkruan: « Pas vizitës të Hoxhës në Beograd, marrëdhëniet mes dy vendeve jo vetëm që u bënë më intensive, por filluan të ecin në rrugën konkrete të bashkimit.Nuk dihet nëse Hoxha ishte i pafuqishëm apo qe i bindur për t’iu bërë lëshime jugosllavëve, por ai mori në vitin 1947 një prej vendimeve më të skajshme: unifikimin e monedhave dhe bashkimin doganor mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ». Ishte koha kur diktatori Hoxha po bëhej gati ta kthente Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë dhe interesat e vendit të tij i kishte vënë në shërbim të Titos! Po veprimet e tashme ekstreme të Mimoza Kusarit në shërbim të kujt janë?

Sepse sot, në kohën e integrimeve rajonale dhe europiane, lehtësimet doganore midis shteteve fqinje janë alfa dhe beta për të krijuar relacione bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit afatgjatë, ndërsa Mimoza Kusari rivendos barriera dhe kufij, të cilat janë hequr një herë e përherë në prillin e vitit 1999 !

Unë po ashtu idenë e doganave midis Shqipërisë dhe Kosovës e shoh si një tendencë absurde, përçarëse, antishqiptare kurse çlirimin prej barrierave doganore, të interesave bilaterale midis dy shteteve dhe një kombi, e shoh si rrugën drejt unifikimit dhe integrimeve europiane, sepse kufizimet gjithnjë janë qëllimkeqe. Edhe në planin e interesave shumëlaterale, në korrelacionin fqinjësor me vendet e tjera të rajonit, duhen vetëm lehtësira dhe rrëzime të barrierrave që synojnë izolimin e ekonomive dhe gjallërimin e mafies.

Ndërkohë siç e pamë, Mimoza Kusari është « dorëzuar » dhe ka paralajmëruar ndryshimin e tarifës 35% të importit të çimentos. Nuk ka asnë gjasë apo shans tjetër!

Me këtë rast, më kujtohet takimi me Ibrahim Rugovën tek Bota Sot, menjëherë pas luftës, kur na fliste për rimëkëmbjen e shpejtë dhe rindërtimin e shtëpive, të cilat po i zhduknin gjurmët e luftës, ku ndihmë të madhe jepte Shqipëria si furnizuesi kryesor i Kosovës me çimento.

Dhe Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë për Kosovën, ashtu si Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithnjë për Shqipërinë. Në këtë funksion është edhe Rruga e Kombit si shprehje e qartë dhe në antitezë të plotë me bllokadat e Mimoza Kusarit, të cilat i takojnë të shkuarës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi