Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI Empty Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 1:16 am

Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI 228610_208319309201946_100000716346990_641726_7811942_n
Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI

PESHA E FJALËS

Fjala. Fjala eshte si Perendia
dhe pse e padukshme dhe se prek me dore
lundron si nje lunder ne globin njerezor
si oksigjen e ushqim ne cdo ore.

Fjala. Nga fjala vet bota u formua
dhe dashuria vet, lindi nga nje fjale
fjalet mund te nderrojne dhe mendimet e tua
te bejne te ndershem ose te perdale.

Me fjale edukojme dhe femijen
qe neser demojve larg tju qendrojne
dhe muzika me fjale del me e bukur
dhe politikanet me fjale na premtojne.

Me fjale rapsodi i bie sharkise
dhe nga fjale e tyre degjova mrekulline
nje fjale e mire e ndale edhe pushken
kurse ajo e keqja, e prish krejt shtepine.

Ndaj, kujdes i dashur kur fjalet leshon
mendoji mire se cfare do te mbjellesh
nje gure diamanti qe rreze leshon
apo ferra, qe cpojne kur ti vjelesh.


KEQDASHESIA NUK KA NEVOJE TE DUROHET

Eh! Te kisha krahet e shqiponjes
do te rrija lart ne hapesire
qe ne toke te mos i prekja demonet
urrejtje, intrige apo cmire.

Te kisha krahet e shqiponjes
do fluturoja pa frike gjithkund
cmires njerezore masken do tja grisja
me kembe do ta shkelja perfund.

Te kisha krahet e shqiponjes
ne humnere do te hidhja urrejtje e xhelozi
copa le te beheshin ne fund te gremines
qe asnje shenje mos tu gjendej perseri.

Eh, te kisha krahet e shqiponjes
sa gjera ndryshe do te doja te beja une
nga zgjedha intrigante do te cliroja
nga ironite qe te prishin pune.

Te kisha krahet e shqiponjes
ne krahe do te mbartja te thjeshtin njerine
ne token e premtuar do ta coja
ku dielli lind pa keqdashesine.


NË KAFENE

Ne kafene e djeshme heret me mengjes
disa te rinj hyne me zhurme
te bukur, charmante, dhe me sy te zese
si aeroplani qe le pas gjurme.

Miku im i huaj, vec pak i zhbiroi
nga une u kthye duke thene
!jane shqiptare keta"- nje buzeqeshje leshoi
"gjaku yt, qe prapa ke lene".

E habitur e veshtrova nga ky percaktim
thua emrin jua lexoi ne balle?
"nuk i shef tek hecin?" -me tha miku im
kane nje hecje me nje krenari te rralle.


ËSHTË E RËNDË

Të jesh poet....
Si nuk munda ta kuptoj këtë më parë!
Se nuk është puna, që për një ndjenjë ai flet,
Por për qindra ndjenja, të mbytura në zjarrë.

Ajsberg në oqean...
Eshtë mëndja e poetit...
I ndarë ne dy sfera, të dukshëm dhe të padukshëm,
Ku në sipërfaqe të ujit lundron si në kështjellë të mbretit
Ndërsa poshtë... në thellësi, labirint i strukshëm.

Po ta kisha menduar këtë më parë,
Ndoshta..dhe shumë kureshtjen, nuk do e ngacmoja
Nuk do të gërmoja atje...në botën e marrë
As ujqerit nga gjumi kurre, nuk do ti zgjoja.

Poeti....
Boten..
me një mendim kërkon që ta ndryshojë
Kosheret e tij mbartin, traktatin e paqtë!
E pasion i tij....e bën, c,do kënd që botën ta dojë.
Eshtë korier i ndjenjës, që shpërndan vec mjaltë!

VALIXHIA

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur aeroplanit ju ngjita lart ne kaltersi
mbrapa nuk lashe vetem prinderit e mjere
por nje pjese nga jeta ime gjithesesi

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur valixhen me kujtime e mbusha plot
valixhja me bente te ndihesha me vlere
si engjell, trishtimin ma fshin nga syte dhe sot.

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur ne gjuhe te tjera fillova te mendoj
atdhetaret sot me duhet ti pyes dhjete here
qe nje kontakt mendimesh perseri te krijoj.

Sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur emrin me thane ta ndryshoja
thua se emri im skishte asnje vlere
por nje monster gatuar, vetem te punoja.

sa shume gjera ndryshuan qe atehere
kur valixhen e zbraza atje ne dhe te huaj
Kam emer-bertita- nje histori si te tjere
per kete nuk kam pse te vuaj.

Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi