Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga uroi besimtarëve katolikë Kërshëndellat

Shko poshtë

Jahjaga uroi besimtarëve katolikë Kërshëndellat Empty Jahjaga uroi besimtarëve katolikë Kërshëndellat

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 24, 2011 3:27 pm

Jahjaga uroi besimtarëve katolikë Kërshëndellat

Jahjaga uroi besimtarëve katolikë Kërshëndellat 440-Presidentja_-Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, me rastin e Kërshëndellave.

Në kremten e madhe të Kërshëndellave, uroj të gjithë qytetarët, të gjithë besimtarët katolikë, që këtë festë tradicionale dhe fetare ta kalojnë në gëzime dhe në begati me familjet, me të afërmit dhe me miqtë, në atmosferë hareje, në ndihmë e përkujdesje për njeri-tjetrin.
Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë.
Në këtë ditë të lume, rreth sofrave plotë, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u shkrinë për popullin e atdheun, që dhanë më të shtrenjtën, që ne sot ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona.
Ndër mote të festojmë Kërshëndellat, të gjithë së bashku, të respektojmë e të nderojmë sakrificën si shpëtim, me besim, me entuziazëm e me përkushtim për krijesën e Zotit, njeriun, duke pasur përherë dashurinë e mirëkuptimin, e duke shtrirë dorën e ndihmës e të përkrahjes për njeri-tjetrin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi