Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama i uroi pavarësinë Kosovës

Shko poshtë

Obama i uroi pavarësinë Kosovës Empty Obama i uroi pavarësinë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 1:07 am

Obama i uroi pavarësinë Kosovës


Obama i uroi pavarësinë Kosovës 2012-obama16-
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Në urim thuhet:


Në emër të popullit amerikan, unë ju përgëzoj për përvjetorin e katërt të Ditës suaj të Pavarësisë.

Që nga shpallja e saj si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit. Përmes angazhimit tuaj për thirrjen tuaj evropiane dhe përkushtimin tuaj për reforma të mëtejshme politike, ekonomike dhe të sundimit të ligjit, unë jam i bindur që Kosova mund të sigurojë integrimin e saj të plotë në komunitetin euroatlantik.

Ndërkohë që punoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, përfundon urimi i presidentit amerikan, Barack Obama.

>>SHBA uron popullin e Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi