Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikel poetik nga Leonora

Shko poshtë

Cikel poetik nga Leonora Empty Cikel poetik nga Leonora

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 2:34 pm



Meditim per Statujen e Lirise




E keni parë diellin në perëndim,

E keni parë atë si të përgjysmuar?

Kur te kontinenti mëmë sapo lind,

Te kontinenti i “ëndrrave” ka perënduar.





E keni parë diellin në perëndim

Rrugën e tij e kini imagjinuar?

Tek Ellis Island i kuq si gjaku ndrin,

Shiheni atë pak sa pa u larguar!





Statujën e Lirisë zgjat dhe mbërrin,

Ndoshta me të largohet i përqafuar,

E keni parë diellin kur zbret në perëndim,

E dini sa miliona vetë e kanë përgjuar?





Nga ishulli Ellis vështrimet e pasigurisë,

I mbështillte në gji dhe ikte me nxitim,

Lindte të nesërmen me i ngrohte sërish,

Atje meditoi nisjen e shekullit xhaxhai im,





Atje, me siguri, i lutej diellit gjyshi juaj,

Atje ku derdheshin gjithë ëndrrat e njerëzisë.

E keni parë diellin të zbresë në perëndim?

I kuq si gjaku ngjan, prane Statujes se Lirisë!



7 Prill 2008, Nju Jork



MOS NGACMO

KËNGËT E ZEMRËS





Ç´mi ngacmon këngët e zemrës,

Më mirë lëri të flenë,

Më kujtojnë mallin e nënës,

Që mbush një oqean të thellë.





Ç’mi ngacmon dertet e zemrës,

Më mirë lëri të ngrijnë,

Më kujtojnë dhimbjen e babës,

Kur priste për ne të hyjmë…





Mos ngacmo këngët e mallit,

Leri në një kënd të shkruar,

Më sjellin pranë gjithë njerëzit,

Që shkuan jetë të malluar.





Mos e prit këngën e heshtur,

Ta këndoj me një violinë,

Unë një penë kam tërhequr,

T’ju kushtoj gjithë mallin tim.





25 Tetor 2006, Nju Jork





SI DETI





Si deti

Shpesh u trazova dhe unë,

Mes tallazeve që shkuan furtunë.





Ndonjëherë,

Si dallgë e trazuar shpirti im,

Kërkonte në det të shuante mërzinë.



Herë-herë,

Ngjan si anije e humbur në oqean,

Nga ankthi, dukej sikur bregu ikte më larg.





A nuk ngjajmë shpesh si pjesë nga një det?

Herë i qetë si vaj, herë tsunam i ngritur tek retë!



©Elko

Janar 2006, N.York





VALA DHE SHKËMBI



Histori ka vala dhe shkëmbi,

Bashkë ata asgjë s’i trembi,

Në një botë plot me stërkala,

Loz e qesh shkëmbi dhe vala.



Një jetë të tërë bashke janë,

Në dashuri shkëmbi me valë,

Herë me puthje e përqafime,

Herë me grindje, zemërime.



Herë të larguar, herë afruar,

Herë përplasen të egërsuar,

Jetojnë në dramë e dashuri,

Kështu, shkojnë në përjetësi…



Vale moj c’vjen e nxituar,

Mos shkembi te ka kerkuar,

Hidhu e plasu me rrembim,

Nuk te del as zjarr as tym!



© Elko

21 Maj 2005, Nju Jork



PAS ZEFIRIT QË FRYN



Mike u bëra një çast me erën,

Me zogjtë, lulet, gjithçka përreth,

Dhe shpirtin e ndjeva pak të lehtë,

Le të bjerë në paqe, vec njëherë!





Me të dërgova mijëra puthje larg,

Drejt botës sime që më mungon,

Të gjitha, të gjitha, i dhashë atë çast,

Puthjet e zemrës i mbylla në nje lot!





Shkurt 2007, Florida
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi