Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festa pa njohje

2 posters

Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Festa pa njohje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 1:35 pm

Festa pa njohje
Numri i vendeve që kanë njohur Kosovën duket se nuk do të lëvizë në njëvjetorin e pavarësisë. Zyrtarë të institucioneve thonë se kanë pasur premtime pozitive nga shumë shtete. Por, jozyrtarisht theksojnë se nuk ka indikacione për ndonjë njohje para 17 Shkurtit

Nga Shpend Limoni më 14.02.2009 në ora 8:03

Njëvjetori i pavarësisë së Kosovës me gjasë nuk do të sjellë ndonjë njohje të re, edhe pse zyrtarë të lartë të vendit kishin deklaruar se kanë marrë premtime nga shumë shtete për njohje.

Në vend të njohjeve në adresë të liderëve të institucioneve të vendit janë duke arritur urime për njëvjetorin e pavarësisë nga shtetet që tashmë kanë njohur pavarësinë.

Që prej shpalljes së pavarësisë më 17 Shkurt, Kosova është njohur nga 54 shtete.

Zyrtarë ndërkombëtarë, mbështetës së pavarësisë, thonë se ky është një numër impresiv i njohjeve, përderisa kundërshtarët e prezantojnë si numër të vogël në krahasim me numrin e shteteve anëtare të OKB’së.

Por, çka ka ndodhur më premtimet që kanë marrë zyrtarët kosovarë nga bashkëbiseduesit e tyre nga shtetet që ende nuk kanë marrë vendimin për njohjeve?

Xhavit Beqiri, zëdhënësi i presidentit të Kosovës, konfirmon premtimet e shumta që kanë marrë liderët, pa përmendur emrat e shteteve.

“Kemi pasur sinjale dhe premtime nga vende të ndryshme që do të lëvizin në procesin e njohjes së Kosovës, por deri më tash nuk ka veprime konkrete. Shumë shtete kanë shprehur gatishmërinë për ta njohur pavarësinë, mirëpo ende nuk e ka kanë bërë”, thotë ai.

Zëdhënësi Beqiri nuk mund të thotë nëse mund të vjen ndonjë njohje deri më 17 shkurt.
“Ky është një proces, neve na ngutet, por secili vend i ka ato proceduarat e veta dhe mënyrat për t’i trajtuar këto çështje”, ka thënë zëdhënësi i presidentit.

Edhe në Ministrinë e Jashtme të Kosovës rikonfirmojnë pritjet për njohja të reja në përvjetorin e parë të pavarësisë.

Ministri Skënder Hyseni është njëri nga ata që kishte folur për mundësinë e këtyre njohjeve, pa përmendur emra shtetesh.

Zëdhënësja e MPJ’së Albana Beqiri, po ashtu, ka përmendur këto premtime. “Ne i qëndrojmë prapa fjalëve që i kemi thënë. Premtime dhe shenja ne kemi pasur plotë, por nuk flasim për emra pa ardhur njohjet zyrtare. Pra, nuk mund të them më shumë përveç asaj që kemi pasur premtime dhe sinjale shumë të forta se do të ketë njohje, të shumta”, ka thënë Beqiri.

Shteti i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës është Panamaja, e cila ka ngritur në 54 numrin e njohjeve. Ndërkaq Ishujt Maldive është shteti i fundit që ka paralajmëruar njohjen e pavarësisë. Por, zyrtarë të institucioneve që dëshirojnë të mbesin anonimë, thonë se pavarësisht paralajmërimeve, nuk ka indikacione se mund të ketë njohje në njëvjetorin e pavarësisë.

Letër për Maldivet
Zëdhënësja Albana Beqiri ka komentuar edhe rreth njohjes së paralajmëruar nga Ishujt Maldive, duke thënë se Ministria e Jashtme i ka dërguar letër edhe këtij vendi, sikurse edhe shteteve që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë për t’i njoftuar për progresin që ka bërë Kosova.

Sipas Beqirit, ministri Hyseni ka rikujtuar këto shtete që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se lëvizja që kanë bërë Maldivet është rrjedhojë e takimit të tij me ministrin e Jashtëm të këtij vendi.

Në një shkëmbim me e-mail me Pacollin, ministri i Jashtëm i Maldiveve i ka thënë kreut të AKR’së se pret letër nga ministri Hyseni.

Beqiri thotë se letra për Maldivet është shkruar më herët. “Letra e ministrit Hyseni shumë më herët ka shkuar atje. Meqë u bë kjo zhurmë, kemi kërkuar një konfirmin nga ambasada e Maldiveve në OKB. Konfirmimi është se letra ka mbërritur dhe është në dorën e ministrit të Ishujve Maldive”, ka thënë ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Re: Festa pa njohje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 1:36 pm

Çështje e mbyllur


Nga Express më 13.02.2009 në ora 20:24

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të premten se me opozitën mund të bisedohet për përcaktimin e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që për ato parlamentare do të respektohet vetëm Kushtetuta e vendit.
Thaçi deklaroi kështu pas mbledhjes së qeverisë, i cili ndër të tjera shtoi se raporti i punës së qeverisë është mirëpritur prej Parlamentit dhe prej qytetarëve, ndërkohë siguroi të gjithë se edhe viti 2009 do të jetë vazhdimësi e suksesit të plotë të institucioneve të republikës.

Duke folur për debatin e së premtes në Kuvendin e Kosovës rreth zgjedhjeve, Thaçi tha se Kuvendi është për të debatuar, duke thënë se në këtë rast ai çmon idetë për debate, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për çështje tjera që janë të nevojshme.

Thaçi la të kuptohet se nuk do të ketë ndryshim të vendimeve të marra për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, pasi, sipas tij, duhet të respektohet Kushtetuta e vendit.
“Bashkërisht do të caktojmë datën e organizimit të zgjedhjeve lokale në nëntor. Ndërsa për çështje tjera do ta respektojmë gjithashtu kushtetutën dhe askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën”, tha ai, duke shtuar se vullneti i ndonjë individi apo partie të caktuar nuk mund ta tejkalojë kushtetutën.

Ndërsa, sa i përket bisedimeve me Beogradin, ai u shpreh “...unë ftoj gjithë qytetarët e Kosovës të festojnë pavarësinë dhe të harrojnë Beogradin”, ndërsa i pyetur se a do të ftohet në festën e pavarësisë shefi i UNMIK’ut Lamberto Zannier, Thaçi tha se çmon rolin e këtij misioni dhe të gjithë janë të mirëpritur në kremten për pavarësinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Re: Festa pa njohje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2009 1:37 pm

Diplomatët kosovarë trajnohen në Berlin


Nga Express më 13.02.2009 në ora 15:01

Dhjetë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, do të udhëtojnë drejt Berlinit, ku do të marrin pjesë në një trajnim ndërkombëtar për diplomaci.

“Trajnimi është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, me qëllim për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, si një institucion i ri në fillet e veta”, njofton ministria kosovare, nëpërmes një komunikate për shtyp.

Gjatë trajnimit, i cili thuhet se është hartuar ekskluzivisht për diplomatët e rinj kosovarë, do të ofrohen njohuri mbi diplomacinë ndërkombëtare, duke përfshirë çështje të hollësishme protokollare, teknikat e negocimit të suksesshëm etj.

“Përpos njohurive mbi sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë, diplomatëve kosovarë do t’u ofrohen njohuri edhe mbi integrimin evropian, të drejtën ndërkombëtare, rendin global etj”.

Trajnimi do të jetë njëmujor dhe do të zgjasë prej 16 shkurtit deri më 15 mars.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Re: Festa pa njohje

Mesazh nga pimi Sun Feb 15, 2009 6:35 pm

Nuk eshte shume brengosese qe Kosoven nuk e ka njohur e ashtuquajtura Bota e trete.Neve na ka pranuar e tere bota, me rastin e pranimit te Kosoves si shtet i pavarur nga ana e SHBA,Anglise ,Frances,Gjermanise,Italise......Sllovenise,Kroacise,Maqedonise e sidomos Shteti i fundit i Serbosllavise-Mali i Zi.
Neser do te na pranoj edhe vete Serbia,sepse ata e dijne se shqipetaret si tersi kane pretendime territoriale ndaj tokave shqipetare te Toplices,Nishit etj.,keshtuqe ata e dijne se me mire eshte te pranohen ndermjet veti serbet dhe shqipetaret se sa shqipetaret te kan kerkesa territoriale.Per momentin ,pushtetet serbe nuk e pranojne Kosoven vetem per perdorim te brendeshem.
Shume shpejte ne KB do te valoje flamuri i ri kosovar i imponuar nga bashkesia nderkombetare.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Re: Festa pa njohje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 16, 2009 10:27 pm

I dashur Pimi,
Nuk jemi parë një kohë të gjatë dhe spo ia dimë mendimet njëri tjetrit sepse atëhera kemi menduar diçka ndryshe. Por, po më pëlqejnë pa masë mendimet e sotme tuat sepse janë jo vetëm mendime por edhe mund ti thuhet edhe si analizë e thukët pë momentin dhe për situatën e krijuar sot. Të përgëzoj!

Agimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa pa njohje Empty Re: Festa pa njohje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi