Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën

Shko poshtë

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Empty Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 20, 2011 7:15 pm


Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën



Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Btj-bbbttjj

(I plotësuar)- Presidenti i Komisionit Evroian, Hoze Manuel Baroso, shprehu përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai tha se vizita e tij në Kosovë është një sinjal për këtë përkushtim.

Megjithatë zoti Baroso theksoi se “i takon Kosovës dhe popullit të saj të zbatojë reformat e nevojshme, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, lidhur me integrimin në BE.

Këto komente zoti Baroso i bëri në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai foli edhe për dialogun Prishtinë – Beograd, duke e cilësuar atë si një proces pozitiv.

Nga ana e tij, zoti Thaçi tha se Kosova do të jetë e përkushtuar për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja dhe shprehu bindjen se raporti i ardhshëm i progresit, i cili hartohet nga Komisioni Evropian, do të jetë më pozitiv se ai i vitit të kaluar.

Zoti Baroso, i shoqëruar edhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, është takuar sot edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Thaci-barroso

Thaçi: Kosova kërkon dhe meriton të jetë pjesë e integrimit evropian

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Thhhh610x-7



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe Komisionerin për zgjerim, Stefan Füle, me të cilët ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës

“I konfirmova z.Barroso që integrimi evropian i Kosovës, është një përkushtim dhe platformë nacionale, është vullneti i qytetarëve të Kosovës, është vizioni politik, është platforma, rreth së cilës ka një konsensus të brendshëm shoqëror dhe politik, për të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me përkushtim të shtuar”, theksoi kryeministri Thaçi, duke premtuar përmbushjen e obligimeve që Kosova sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes evropiane.

“Ne veç jemi pjesë e saj, por edhe në kuptimin de jure. Këtë platformë ua kemi borxh qytetarëve tanë, të cilët janë të përkushtuar dhe të hapur për të ardhmen evropiane”, u shpreh Thaçi.



Më tutje, Thaçi ka pohuar se Kosova do të adresojë kujdesshëm dhe vëmendshëm sfidat në shërimin e problemeve kronike që i ka trashëguar Kosova. Niveli i zhvillimit ekonomik dhe krijimi i mundësive evropiane, në Kosovë, vazhdon të mbetet prioriteti kryesor. Reforma legjislative, krijimi i mekanizmave institucional dhe luftimi i dukurive negative, do të jetë prioriteti ynë.

“Kosova kërkon dhe meriton me të drejt të jetë pjesë e integrimit evropian; pret formalizimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, pret avancimin në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhënie tregtare dhe dimensioneve tjera integruese. Qytetarët e Kosovës janë evropianët e rinj që punojnë dhe angazhohen që sa më parë të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Thaçi.

“Në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj se ne do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, qeverisje efikase për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike, në sundimin e ligjit dhe luftës së pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative”, pohoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi premtoi bashkëpunim të mirë dhe të shkëlqyeshëm me të gjithë fqinjët dhe, gjithashtu besojmë edhe në dialogun, që do të rezultojë me sukses dhe konkret mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë nëpërputhshmëri me standardet, vlerat dhe zgjidhjet evropiane.

“Ne nuk jemi vende të vetme që kemi pasur konflikt, por që kanë dialog dhe besojnë në të ardhme të përbashkët, e që do të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Prandaj, janë edhe inkurajuese takimet e fundit në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një progres thelbësor”, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të ngushtë, sa i përket sundimit të ligjit dhe reformave të nevojshme , edhe me EULEX-in, një bashkëpunim ky, që do të rezultojë gjithashtu me sukses. Në anën tjetër, dëshiroj të theksoj se dialogu me Serbinë është në interesin e dy vendeve tona, popujve tanë. Kosova është duke punuar maksimalisht me të gjithë partnerët e saj, në mënyrë që të jetë një shembull i paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, si dhe perspektivës rajonale evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao theksoi se “qëllimi i vizitës është për të konfirmuar përkushtimin tonë të fuqishëm ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Komisioni do të vazhdojë të mbështesë Kosovën drejt Evropës.

“Ne kemi ofruar ndihmë përmes Komisionit Evropian dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim”, theksoi Barroso, duke shtuar se Kosova duhet tështyjë më tutje reformat.

“Mesazhi im për ju është që të vazhdoni me përshpejtimin e këtyre reformave. Në jemi me ju në këto reforma dhe ne besojmë se ju keni një perspektivë evropiane dhe do të keni përkrahjen tonë në këtë drejtim. Është i nevojshëm forcimi i demokracinë, sundimi i ligjit, luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizuar”, dhe theksoi se këto çështje do të bisedojë së shpejti me z. Thaçi në Bruksel.

Presidenti Barroso tha se BE i kushton rëndësi të veçantë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore është një prej kushteve themelore në rrugëne Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Hashim Thaçi, presidenti i Komisionit Evropian, Barroso dhe komisionari Füle sot kanë vizituar edhe Graçanicën, me ç’rast kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të komunës së Graçanicës.

“Jemi këtu në Graçanicë bashkërisht, Qeveria qendrore, niveli lokal, presidenti Barroso, jemi bashkë Kosova dhe Evropa, në të ardhmen tonë demokratike, për Kosovën multietnike, për Kosovën me të ardhmen e sigurt evropiane”, theksoi Thaçi duke shtuar se ky është objekti i bashkëjetesës, objekti i investimeve të Qeverisë së Kosovës dhe sot, ne po realizojmë atë të cilën ndoshta vetëm para dy vitesh ka qenë e paimagjinueshme.

* * * * * * *

Barroso ftoi Presidenten Jahjaga në vizitë zyrtare në Bruksel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në një takim kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe Komisionerin Stefan Füle.

Barroso e përgëzoi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe shprehu besimin se Presidentja do të ketë rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës drejt BE-së.

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën 20_05_2011_Baroso_3-1

Ai tha se Kosova tash e ka mundësinë më të mirë për progres nëpërmjet reformave të brendshme. Në veçanti, reformat në fushën e sundimit të ligjit, ngritjes së bashkëpunimit në mes të Qeverisë dhe Kuvendit në hartimin dhe adoptimin e ligjeve dhe sigurimi i reformës së ligjit zgjedhor, duke përfshirë sanksionimin e shkelësve të ligjit, janë prioritete. Zbatimi i reformave të brendshme është i rëndësishëm edhe për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave.

Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Jahjaga-barroso

Në sferën e sundimit të ligjit, Barroso tha se në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, BE-ja i jep mbështetje të plotë misionit të EULEX-it në Kosovë dhe inkurajoi që institucionet e Kosovës ta bëjnë të njëjtën.

Ai shtoi se shtetet anëtare të BE-se i kushtojnë rëndësi të veçantë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke cekur se normalizimi i marrëdhënieve të fqinjësisë është një prej kushteve themelore në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Në fund, Barroso e ftoi Presidenten Jahjaga në vizitë zyrtare në Bruksel.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e falënderoi z. Barroso për vizitën duke thënë se është e përkushtuar të punojë me institucionet dhe shoqërinë në fushën e rendit dhe të ligjit, me qëllim të arritjes së rezultateve efektive në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidentja konfirmoi se qëllimi i saj është të shtyjë përpara agjendën evropiane në Kosovë. Ajo kërkoi heqjen e referencës 1244 ndaj Kosovës nga ana e Brukselit si dhe domosdoshmërinë e fillimit të marrëveshjeve kontraktuale me BE-në. Marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave do të ndihmonte agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e brendshme.

Presidentja Jahjaga shtoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të ligjit zgjedhor do të vazhdojë. Ajo konfirmoi se dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm.

Në fund, Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Durao Barroso dhe Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga u pajtuan se në muajt e ardhshëm pritet punë intensive për avancimin e agjendës evropiane nga ana e institucioneve të Kosovës.
Baroso shpreh përkushtimin e BE-së për Kosovën Fyle-barroso-thaci-citaku

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi