Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministria e Diasporës shpreh habi për deklaratën e “Vetëvendosjes”

Shko poshtë

Ministria e Diasporës shpreh habi për deklaratën e “Vetëvendosjes” Empty Ministria e Diasporës shpreh habi për deklaratën e “Vetëvendosjes”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 9:23 pm

Ministria e Diasporës shpreh habi për deklaratën e “Vetëvendosjes”
Ministria e Diasporës shpreh habi për deklaratën e “Vetëvendosjes” 12S-Pol_Ministria_e_Diaspores_shpreh_habi_per_deklaraten_e
Prishtinë, 12.01.2012

Ministria e Diasporës ka lëshuar sot për opinionin kosovar një deklaratë nëpërmjet së cilës i përgjigjet Lëvizjes “Vetëvendosje”, transmeton Koha.

Sipas kësaj ministrie, vizita e ministrit Makolli në Luginën e Preshevës nuk është e motivuar, as e iniciuar nga qeveria e as nga letra e intelektualëve nga Lugina e Preshevës, por ka qenë e planifikuar më herët dhe ka pasur të bëjë me harmonizimin e politikave dhe të veprimeve me faktorin politik e institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për hartimin e Strategjisë për Diasporën, të cilën e konsiderojmë një dhe të pandarë.

Ministria e Diasporës i sqaron Lëvizjes “Vetëvendosje” se Lugina e Preshevës asnjëherë edhe po të dëshirojë ndokush nuk mund të trajtohet si Diasporë, dhe për këtë është i vetëdijshëm çdo shqiptar.

“Shprehim habinë se si vizita e një ministri po e ulka nivelin e përfaqësimit dhe çfarë do të duhej të ishte ai ministër për të mos u ulur niveli sipas “Vetëvendosjes.

Ministria e Diasporës dëshiron të besojë se një vizitë e një ministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës e pengon vetëm politikën e Beogradit, siç u pa me veprimet e saja, por jo edhe dikë tjetër.

Nuk duam të besojmë se si një partie politike, në këtë rast ‘Vetëvendosjes’, e cila ka qenë akuzuesja më e madhe për mungesën e vizitave të udhëheqësve politikë e institucionalë të Kosovës në Luginën e Preshevës, tashmë po e penguakan vizitat e tilla”, thuhet pos tjerash në reagimin e Ministrisë së Diasporës, duke shtuar në fund se “Vetëvendosjen” më së miri e demantojnë përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, të cilët jo vetëm që e kanë mirëpritur vizitën, por kanë qenë maksimalisht të angazhuar që ajo të realizohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi