Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Gashi:ANDRRA E VOGLUSHIT

Shko poshtë

Besnik Gashi:ANDRRA E VOGLUSHIT Empty Besnik Gashi:ANDRRA E VOGLUSHIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 12:16 am

Besnik Gashi:ANDRRA E VOGLUSHIT 195547_1216081372_4794299_n
Besnik Gashi:ANDRRA E VOGLUSHIT

Nanë , me ka ardh,
Babi n´ëndërr mramë,
Nanë, nuk ka lanë,
Për ty gjë pa thanë.
Nanë, me ka tregue,
me ty qysh u pa,
Edhe ngjarjën tuaj,
Deri kur jeni nda.
Nanë, babi fajtor,
Nuk ishte aspak,
Pse se deshte babin,
n´kënd u bane marak!?
Nanë, pse su mendove,
Pa e marrë ketë vendim,
Pse nanë su pendove,
Bile hatri im?
Nanë, babi m´ka thanë:
Kur u pa me ty,
Te kish dasht me zemër,
Po zemrën ia ke thy.
Nanë, ti banë tash,
Një jetë te shfrenuar,
Mua me lat vetëm,
Te rritëm në duar te huaj.
Pa e folë asnjë fjalë,
Nanë, të gjuhës tuaj,
Me beso moj nanë,
Për ju po vuaj.
Babi me tregoj,
Kur te ka martuar,
Me daulle e kangatar,
Dasmën e ka hjeshuar.
Kaluat keshtu bashkë,
Mua me sjellet n´jetë,
Por dashuria e juj u prish,
Kur bana tri vjet.
Qe dy vjet oj nanë,
Rritëm n´jetimore,
Syt me mbesin nga rruga,
Kur dalim n´shetitore.
Shpesh e pyes vehtën,
Tash qe kam pesë vjet,
A do ti takoj,
Ata qe me sollën n´jetë?
Do të ishte nanë,
Ma mirë me parë te mendoni,
Djalit tuaj te vogel,
Plagë mos tí shkaktoni.
Vertetë nanë jam i vogël,
Por zemrën e kam te madhe,
Kthehuni te une e me merrni,
Se une di te bejë falje!
Më merrni nga ketu,
Me dergoni n´shtepi,
Se jam djali i juaj,
Jeni prind e mi!
Sa kisha dashtë oj nanë,
ëndrra te ishte me e gjatë,
Te kisha nejt me babin,
Te pakten edhe ndoi natë.
Faji ishte i yti,
Ti moj nana ime,
Edhe pse jam i vogel,
Di te bajë vlersime.
Shumë pyetje i bana babit,
Të gjithave mu dha përgjegje,
Me tha: Kurr mos e pafsha,
Atë farë te keqe.
Babi ishte i but,
i urt e me pak fjalë,
Me tha se me don fort,
Dhe se me ka djal.
Po sherri yt oj nanë,
Nuk vjen t´me vizitoj,
Shkaktari je ti,
Se nuk don te ju takoj.
babi shkoj n´Kosovë,
Atje për pushime,
Vllazerit e tuaj moj nanë,
I ran thikë pas shpine.
Sot me thuaj moj nanë,
Pse fajsonë babanë?
Kur ti je fajtor,
Qe ia qite vëllan.
Te gjitha n´mes jush,
Tash kan marr fund,
Po pse nuk mendoni,
Ku po ngelem unë?!
Ketu me del gjumi,
E shkrihem në vaj,
Unë rritëm n´jetimore,
Edhe pse jam i pa faj.
Një ditë do te rritem,
Do behem i zoti i veti,
Por mos kerkoni,
Te ju kam pranë vehdi.
Sot qe me duheni,
Te me falni dashuri,
Me lat n´jetimore,
Te rritem si e ma zi.
Po unë do te rritëm ,
Se gjthë s´rri n´jetimore.
Mallkimet e mia,
Ju përcjellshin prore.
Mos paqi kurr fat,
Mos paqi lumturinë,
Duke i pas dy prindet,
Jetim me lat mu femijën.
Tash qe pash ketë ëndërr,
I kam vetëm 5 vjet,
Kurr mos ju pafsha,
Qe ma nxit ketë jetë!

24.6.11
Besnik Gashi-Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi