Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Gashi:E DI KUSH

Shko poshtë

Besnik Gashi:E DI KUSH Empty Besnik Gashi:E DI KUSH

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 12:31 pm

Besnik Gashi:E DI KUSH 195547_1216081372_4794299_n
Besnik Gashi:E DI KUSH

E di kush,

çka po ngjet,

Vëllau vëllait,

shkja po i thet!?

Thirrni mendjen

Jam tue thanë,

Se vllazni

Jeni të tanë,

Si n´Prishtinë,

E si n´Tironë.

Thirrni mendjes,

Ju thotë e mira,

Mos u merrni

me punë t´liga.

A s’po shihni,

a s’po doni me pa,

Në sa copa,

Na kanë nda!?

Andaj dhe sot ,

Mu sha me vëlla !

E shanë vëllanë,

Në babë e nanë,

Nuk mendon hiç,

çka është tue thanë.

Kështu anmiqtë

i qerasim

edhe vehten ,

ne e plasim.

Nuk ban ky,

se ka tjetër parti,

E ky tjetri,

pak ma i zi,

harrojnë krejt,

që janë vllazni.

Këtë të tretin,

kush s’e vetë,

çka është ka bahet,

S’e di as vetë.

Na është përzie,

fara n´thes,

s´dimë për mirë,

çka dimë për dreq,

Andaj dhe punët,

na shkojnë keq.

A ka kush ,

që na bjen n´fije,

s’dojmë me punue,

po rrimë nën hije,

për me folë keq,

po me plot goj’n

Me punue ,

Të gjithë po pritojnë

A po e shihni ,

po coptohet Shqipnia,

Apo nuk është,

kah ju lëshon kllapia.

E sheh Greku,

S’e lëshon Çamërinë,

n´anën tjeter,

kqyrë me coptu Shqipninë,

Dikuj kjo,

ndoshta i duket mirë,

Greku të hyjë,

n´Verio Epir!?

Thuajani troq,

grekut të zi,

se edhe Çamëria,

është Shqipni.

Dhe Europës ,

t´mos bajë huqe,

Se Shqiperi është ,

Deri te Molla e Kuqe.

Po dhe Maqedonia ,

S’e ka mirë,

Që s’e len,

Iliridën t´lirë.

Kam dhe këtej,

Në Mal të Zi,

Se herët ka qenë,

E Madhja Malësi.

Por na prenë në male,

Na veshën n´të zi,

Andaj e quajtëm ,

Mali i Zi.

Pra Europë,

ndalu mendo,

copat e mia,

M’i bashko.

Mos kqyr ma,

me na coptue,

Mjaft duruam,

Sa s’ka ku me shkue.

28.6.11
Besnik Gashi-Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi