Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM! Empty Mentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 9:37 am

Mentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM! 269170_234747566554656_100000582437455_829356_7041332_nMentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM! 187669_100000582437455_3196303_n

Mentor Thaqi:HYJIT TIM, I FALEM N´NDERIM!
Lutja ime në formë bisede

Kujë në heshtje
na qe jeta,
o Hyji im,
dhëmbët na u rrafshuan
nga qeshja me zor
në përballim dhimbjesh
dhe këtu se këtu
por të dërmuar
nga vërshim mortajash (jo)njerëzore!

Loti kristal
në sytë foshnjor
e xixa stralli
në shtrëngim dhëmbësh.
Njëzet shekuj, spagë
djepat në krah
t´kurrjeve përmes
dhe varret para këmbëve,
e pse se?!

O Hyji im i mirë!
Kurrë mallkuar s´të kam,
as Diell e Hënë kam sharë,
e prej se Boten kurdise
e mua t´parin njeri më nise,
unë veç në ndërtim e rritje,
e qebesa më shum ringritje!
Po kujt ia zura rrugen,
kur s´pat të tjerë
ke pragu im?!
Jo qebesa,
veç dreçit me të birin,
se pasha të Gjashtë Portat
e hyerjes në Truallin tim,
mizoritë, jasht ishin!

Eh, kur ia behen një ditë,
me maska turinjëçjerra,
bythëpërpara pa fije balli,
pjellë dreçi
nga zjarri e hiri bërë,
po po,
zjarr e hi mallkimi,
një soj tjetër nga njerëzorët
dhe vërshim
mbi Vlera,
shkretërim mbi Dhera,
se deshe apo s´deshe,
bëhej kujë në heshtje!

O Hyji im,
poi ti vet e pe
që s´dinin as të hanë,
kullosnin bereqetin
e bagëtive të mia,
iu mësova njerzillëkun
e prapa më kthyen pisllëkun,
mua Dardanit,
të birit të Ilirit,
nipit të Pellazg Pellazgut
e stërnipit tënd o Hyji i Madh!
Po, mua në ty pak hatri më mbeti
por nuk zbehu dashurinë,
se Trashëgimia jote
pak më ndryshe duhej t´ishte,
nga Ti ke Djali
e jo nga dreçi ke bir djalli,
se qebesa
fundi i fundit,
as ke ku më çon,
jam vetë Pjella Jote,
o Hyji im,
nisma e k´saj Bote
me njerzim,
e un Ty si gjithmonë,
t´mbaj në Gjakun Tim!

Mentor Thaqi VS., 30.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi