Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM! Empty Mentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 6:50 pm

Mentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM! 259816_235436356485777_100000582437455_831765_791787_nMentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM! 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:2 KORRIKUT TIM, HOMAZH-NDERIM!
(Delegatëve të Kuvendit të 1990-tës)

Ku mbetën,
ku vanë,
ku u lanë,
ata që e thanë?
Kur shumë, heshtën,
ata që ranë,
mbetën,
po ku janë,
ata që u tretën?!

Eh,
guximi, ka emër
po, ka dhe zemër,
për dëshira të ndrydhura
edhe kur janë dyert të mbyllura,
se,
shpërthen vullneti,
përcillet amaneti,
në bërje Shteti,
më shumë për brezat,
më pak për veti,
s´na u ndanë të zezat
shekull pas shekulli!

Po, me 2 Korrik,
aty pranë portës,
n´këmbë në shkallë,
vëlla, moter, mik, ...
në Tel drejt Botës,
Delegatët n´ballë
me fjalën oshëtuese,
e thurur plot mall:
DEKLARATA KUSHTETUESE!
E shpallen,
na ringjallen
dhe duhej mbajtur,
në vend për të vajtur!

Epoka e nisur,
mbi maskimin e grisur,
se i vdekuri, me barëra e lëmoshë,
një kufomë plot harrna
jo e shëndoshë,
as mbahet, as lahet,
e as shpëtohet,
nga mëkatet-gjynahet,
do duhej t´ndëshkohet
në të gjitha kohët,
se ne e nisëm, vet,
vet dhe të vetmuar,
ky Komb i përvuajtur,
që na mbanin n´jetë
me sedativ t´dërmuar,
lojen duke luajtur!

Po po,
ne me duar thatë,
me kokë e zemër plot,
kërkuam fuçishëm,
atë ç´është jona,
na ra, Lubia-Lëngatë,
s´na u ter gjak as lot,
por, ishim t´vetëdijshem
e s´u ndal Jehona!

E peshuan, e maten,
sa ditën, aç natën,
e thënë, e bërë,
përgjithmonë njëherë,
" Më mirë Uk një ditë,
se sa Qen përditë! ",
e s´kishte më ç´të matet,
nënshkruan Delegatët!

Po, e thanë atë ditë,
nuk e lanë me pritë,
dhe, iku Korriku
drejt Kaçaniku
dhe ecte Epoka,
me prijës Vizioni,
përafrohej Bota,
kundër hegjemoni,
se ajo që u nis,
do duhej përfunduar,
tha i Zoti i Shpisë,
me Mendjet e Zgjuara!
I falemi miqësisë,
na kuptuan,
besuan e ndihmuan
dhe ndjehemi shum mirë
kur jemi të Lirë!

Po ku janë Delegatët, ku shkuan,
që s´duken gjëkundi?!
A mos u harruan,
nga Kiçi e Shundi?!
A s´e merituan,
të pakten një seancë,
apo u mbuluan,
me harresë, injorancë?!
A i kemi tepër
dhe s´na shkon në mend,
se pa atë kohë të vjetër,
e reja s´vinte n´rend?!
Le t´mbetet n´ndërgjegje,
po presim përgjegje!
Gjithësesi, Nderim,
nga Populli-Mileti,
se veç bashk me ta kuptim,
ka një Ndërtim Shteti!!!

Mentor Thaqi VS., 2 Korrik 2011***

https://www.facebook.com/video/video.php?v=10150169562189077&comments#!/video/video.php?v=405042174076
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi