Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sjelljet ofenduese të zëvendëskonsullit ndaj familjes time

Shko poshtë

Sjelljet ofenduese të zëvendëskonsullit ndaj familjes time Empty Sjelljet ofenduese të zëvendëskonsullit ndaj familjes time

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 09, 2011 1:45 am

Sjelljet ofenduese të zëvendëskonsullit ndaj familjes time


Sjelljet ofenduese të zëvendëskonsullit ndaj familjes time 1diaspokryesore
Peripecitë e një bashkatdhetari për një pasaportë në Ambasadën e Kosovës në Bern

Para disa ditësh kërkoja që përmes telefonit ta bëja një termin që pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern të aplikoj për pasaportë dhe letërnjoftim për veten, gruan dhe dy fëmijët. Edhe pse unë u paraqita kush jam dhe çka kërkoj, një zë burri fillon të më marr në pyetje: ti po lajmërohesh pa numër telefonit ( për shkak se numri i telefonit të Institucionit ku unë punoj nuk e tregon numrin), pse unë këtu nuk po shoh numër të telefonit etj. Kur unë i them se a është numri i tel. me rëndësi për ju, apo kërkesa ime për një termin për pasaportë, ai më thotë: „Jo, po pse pa numër të telefonit nuk po kuptoj!”. Më dukej se po merresha në pyetje si dikur...... Më në fund mu desh ta ndërpres lidhjen duke i thënë se paskam mbet pa kry punë deri sa ta qes një tel. me numër dhe ta shihni ju.

Edhe pse sot shumë kam pritu të shkoj në këtë Ambasadë sepse mentaliteti i vrazhdë dhe sjelljet ulëta të disa njerëzve të cilët gjenden në vende të gabuara nuk ndryshojnë, por nuk kisha rrugëdalje tjetër. Aty u gjenda edhe familjarisht i trajtuar me sjellje të ulëta nga njerëz të ulët.: Duke i marr shënimet personale për secilin anëtar të familjes, zëvendëskonsulli i drejtohet djalit “Djali koka bë sa baba“ e më pas edhe vajzës:”Besa edhe çika koka bë sa nëna“ dhe qeshej gjegjësisht çaraveshej, përderisa ne ndiheshim të trazuar nga këto sjellje të atij. Por zëvendëskonsulli vazhdonte edhe më tej të përshkruante pamjen e fëmijëve të mi në prani të shumë të tjerëve. „Sytë i paskeni të gjithë të kaftë, ... ha ha ha shqiptarët tonë i kanë kështu“. Ndiheshim vazhdimisht të trazuar, të ofenduar dhe të fyer moralisht dhe familjarisht. Këto sjellje të cilat këta i lejonin vetes ishin të rënda se neve nuk njihemi dhe nuk kemi kurrfarë marrëdhëniesh shoqërore apo etj.

Unë isha shumë i dobët dhe nuk munda të bëj asgjë. E vetmja mundësi më kishte mbet vetëm heshtja dhe të ofshaja (të marrja frymë thellë). E vetmja mundësi i kishte mbetur krejt familjes. Fëmijët më than më pas „babi nuk po shkojmë hiq në Kosovë se ndoshta atje do të jetë edhe më keq“.

Ky ishte kontakti i parë i fëmijëve të mijë me organet e shtetit amë. Të sillej në këtë formë një njeri i ndonjë kulture tjetër, do ta kisha më lehtë, sepse ai nuk do ta dije karakterin ofendues të këtyre sjelljeve, por këta janë edhe vetë shqiptarë. Por ec e dije... Ky ishte kontakt i dëshpërimit dhe i fëmijëve të mi.

Ne të gjithë e dimë se organet okupuese serbe na fyenin në prezencën e familjes individin dhe tërë familjen sepse ne ishim të detyruar të pajiseshim me dokumente personale. Por unë nuk kam besuar se edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës ka individë që fyejnë dhe injorojnë familjarët shqiptarë të cilët dëshirojnë të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Për këso sjelljesh organet e Zvicrës apo ndonjë shteti tjetër do të merrnin masa të rrepta dhe të menjëhershme. Kam thirr dhe kam shpenzuar shumë në telefon para një jave kur e paraqita rastin në organet e Ministrisë së Jashtme, por kot. Me kë të flasësh, këta të Kosovës të gjithë e mbrojnë njëri-tjetrin.

P.S. Emri i bashkatdhetarit është i njohur në redaksi. Ai këtë brengë e ka shprehur edhe përmes telefonit. Ka frikë se nëse ia botojmë emrin nuk do të pajiset asnjëherë me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi