Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo S.Telo:PRINDËRIT ZAGORITË

Shko poshtë

Jorgo S.Telo:PRINDËRIT ZAGORITË Empty Jorgo S.Telo:PRINDËRIT ZAGORITË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 12, 2009 10:02 pm

PRINDËRIT ZAGORITË







Jorgo S. Telo



(Dedikim për hoshteviatët Perikli e Ngjelina Hila e për gjithë të tjerët zagorite e shqiptare që i ka kapluar i njëjti hall…). Motiv popullor kurbeti.





Karshi njëri- tjetrit

Të menduar rrinë.

Dy filxhan’ kurbeti -

gati për t’u pirë.



Pak më tutje arra

me gjethe e kokrra

Syri sheh përpara

pyje, male, kodra.



Ç’mendon Perikliu

me gishtin te buza?

Ngjelina seç ngriu

me sytë nga udha.



Të dy ndënë hije

diç duan të thonë…

Zhytur në mendime

vitet po kujtojnë…



Te pragu shtëpisë

porsi roje rrinë.

“Ku janë fëmijtë?

Ç’na e thanë synë?”



Ja, pranë sinisë

përgjon celulari.

Qëndron si në pritë;

një sinjal të marri…



“U plakëm, o burrë!

“U zbardhëm, moj grua!

Nuk e prisnim kurrë,

të rrinim vetmuar…”



Malli që djeg zemrat

ka kapur çdo derë.

Gjaku nëpër rrëmba

diç kërkon përherë…



Çfarë i mungon syrit?

zemrës ç’i mungon?

S’ndihen qetë prindërit

Shpirti bubullon…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi