Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Zinxhirët e mallit

Shko poshtë

Namik Selmani:Zinxhirët e mallit Empty Namik Selmani:Zinxhirët e mallit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 2:15 pm

Namik Selmani:Zinxhirët e mallit 203152_100000191453904_5288361_n

Namik Selmani:Zinxhirët e mallit

Bëj të zë me vrap erën e luleve në vendlindje
Me një bastun të fshehur dikur nëpër ferra
Po ajo më tretet në disa ëndrra që vetëm thinjen e thinjen
E më mbeten në duar vetëm luleshqerra.

Bëj të zë ca tinguj këngësh të gjyshërve të lashtë
Nga turravrapi amerikan marr fuqi prej divi
Po ato shpesh bëhen si tespihet e qelibarta të babait
Shkërmoqur në një sofre, shkëputur nga filli.

Bëj të puth atë prag të shkollës së parë
Ku zilja na thërriste si zogjtë e klloçkës
O, ku ta dinin sytë e menduar në pikëlotin e tharë
Se një ditë do preknim trastëngarkuar doganat e botës

Ku ta gjej puthjen e parë pranë një pishe të njomë
[ Pyllin që më rriti putrën e vogël, të zbathëruar
Dritat këtu m’i verbojnë sytë e bëhem si ciklop
Tek eci semaforëve me këmbë, me gjunjë e me duar.

E mbledh pëllëmbën e shukosur me dollarë
Që të blej një vilë, një Leksus * të ri, mbase një avion.
Po ku ta gjej lëndinën, hirin e vatrës, abetaren e parë
Që më dha sy për të parë botën që gjallon.

E malli më ndjek si hija e trupit të kërrusur
Jo si një kone që një ditë mbetet në kuvli pa lehur.
Kështu mbetëm ne, udhëtarë të udhës mallmbrujtur
Me një lëmsh lotësh thellë gjoksit, të fshehur

E bëhem dallandyshe që nuk njeh stinimin
Për të trokitur te malli me frymën e fjalën-behar.
Kështu mbetëm ne, drurë që s’njohin zverdhimin
Kudo ku ecim, kudo ku do të kemi një ditë një varr…


* Leksus – markë e mirë makinash luksoze bashkëkohore që preferohet shumë nga amerikanët

Boston, Korrik 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi