Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore!

Shko poshtë

Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore! Empty Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 05, 2013 5:01 pm

Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore! U2_Namik_Selmani
 
Namik Selmani:Ngjalëro, moj pikëlore!
 
1
Ngjalero , moj pikëlore .
Ngjalëro mbi kurmin tim
Gur e shkrepa ndiz në hone
Vallen hidh mbi trëndafilë
Ngjalëro pa fund në ëndrra
Më bëj mbret, të dhëndërroj!
Mos më lodhet dora, këmba
Kur tek ti të fluturoj.
2.
Më këndo një këngë djepi
E ujdisma fjalë më fjalë .
Në s’ke krua, shko te deti
Hidhja gjoksit bërë zjarr.
Se do tres plumbin e pushkës
Ta bëj dhe ku të mbjell mallin.
Gjethëro te sytë e bukur
Bëmë fllad të ta puth ballin.
3.
Bëmë gjerdan ku të vë dorën
Në një valle ngrohma gjurin.
Mal më mal të zgjedh kurorën
Nëpër faqe të sjell prushin.
Prush i prushit thëngjillndezur
S’ma djeg sirin gjuhë e flakës
Ngjalëro, moj koceshpleksur
Nusëro në jele dallgësh!
4.
Më bëj lis e kapedan
Një ushtri të marr me vete.
Ku të ketë stere e valë
Të të them ca amanete.
Bashkë e leshit të mos soset
Dorë e bukur kur ta dredhë.
Moj nepërka pikalore,
M’i gremis në hon rrufetë .
5.
Se rrufe sot qenkam vetë
Ty të paskam dritë e qiell
Me një këngë i dëboj retë
Për ty sot do sjell një diell.
Sytë e mi, mos m’i verbo
Kur gremis malin e lartë
Ngjalëro, moj ngjalëro
Klumushtore faqekartë.
6.
Ngjalëro, moj ngjalëro!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi