Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Guinia e Re njeh Republikën e Kosovës

Shko poshtë

Guinia e Re njeh Republikën e Kosovës Empty Guinia e Re njeh Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 11:43 pm

Guinia e Re njeh Republikën e Kosovës

Njohja e 65 me lobim të z. Pacolli


Guinia e Re njeh Republikën e Kosovës Papua_new_guinea_21
Numri i njohjeve për Kosovën është shtuar edhe për një të hënën, duke arritur në 65 me njohjen nga Guinea e Re, njohje, të cilën e konfirmon partia e z. Behgjet Pacolli, AKR-ja, zyrtarizmi i së cilës do të bëhet në janar. “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se z. Behgjet Pacolli, Presidenti i AKR-së është njoftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Guinesë së Re (Papua New Guinea), z. Samuel Abal se si rezultat i angazhimit lobues të z. Pacolli, ky shtet i Oqeanisë, formalisht e njeh Republiken e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, thuhet në njoftimin e AKR-së.
Sipas këtij njoftimi, letra zyrtare e njohjes së shtetit tonë do t’i dorezohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin janar. Kjo parti bën të ditur se si rezultat e lotimit të liderit të saj, pos Guines së Re, së shpejti priten njohje edhe nga disa shtete të tjera të Azisë së largët dhe Oqeanisë, si rezultat i vizitës së z. Pacolli këtyre shteteve. “Emrat e këtyre shteteve do të konfirmohen në momentin e duhur në mënyrë që tani të mos pengohet procesi pozitiv i ngritjes së numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi