Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it

Shko poshtë

Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it Empty Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 02, 2012 9:06 pm

Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it 41399_1639025407_7032_n

Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it
--------------------------------------------------------------------------------
Xhesika Vula:Një fitore për drejtësinë dhe një dështim i turpshëm i përpjekjeve antishqiptare të Serbisë dhe EULEX-it 576194_3555322375270_1639025407_2794775_1249110988_n

Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u mbajt seanca përmbyllëse, përfundimtare, lidhur me gjykimin e montuar politik kundër komandantit emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetit, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij gjatë luftës. Në mungesë të fakteve dhe dëshmive relevante, Trupi gjykues, mori vendim në pajtim me ligjet në fuqi, dhe liroi nga të gjitha akuzat, komandant Çelikun dhe bashkëluftëtarët e tij, të akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it, për gjoja, krime lufte.
Të përkujtojmë me këtë rast se, Fatimir Limaj ka qenë i akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës ku ka qëndruar tre vjet në paraburgim dhe në fund ishte shpallur i pafajshëm. Pavarësisht verdiktit të Tribunalit, Beogradi zyrtar dhe një segment i Prokurorisë së EULEX-it, të mbështetur në dosjet e kohës së regjimit të Milosheviqit dhe në disa shkrime të shtypit të vendit, kishin rifilluar hetimet, me ç rast kishin paraburgosur 10 ish-eprorë dhe ushtarë të UÇK-së, të Brigadës, 121, Ismet Jashari-Kumanova, të akuzuar se gjatë kohës së luftës paskëshin vrarë, burgosur e maltretuar disa oficerë serbë dhe bashkëpunëtorë shqipfolës të regjimit të Milosheviqit.
Nën akuza të tilla, deputeti Fatmir Limaj u mbajt në arrest shtëpiak, ndërsa të akuzuarit e tjerë u mbajtën në burgjet e Kosovës.
Prokuroria e EULEX-it, duke u mbështetur në të dhënat e të ashtuquajturës gazetari hulumtuese dhe në bisedat telefonike të disa zyrtarëve politikë dhe policorë, dy vjet më parë, në mënyrë banditeske dhe spektakolare kishte ndërhyrë në Ministrinë e PostTelekomit të Kosovës, ku Fatmir Limaj ishte ministër. Ai akuzohej për korrupsion, abuzim me paranë publike dhe keqpërdorime të tjera, krejtësisht të montuara dhe pa asnjë dëshmi relevante. Kanë kaluar dy vite, dhe ligjërisht ka kaluar edhe mandati për ta ngritur akuzën, ndërsa EULEX-i ende nuk ka shpallur publikisht vendimin për lirim nga të gjitha akuzat, edhe pse deri tani nuk ka publikuar, as edhe një dëshmi të vetme.
Prapaskenat, që janë luajtur kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe disa komandantëve të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qenë kurdisje për eliminimin e tyre nga politika dhe për dëmtimin e imazhit të luftës së UÇK-së, duke e paraqitur atë si luftë “terroriste”, madje edhe duke e barazuar me luftën kriminale, okupatore dhe antishqiptare të kryekriminelit të Serbisë, kasapit të popujve të Ballkanit, Sllobadan Milosheviq. Nën akuza të tilla, “drejtësia” e EULEX-it, ashtu sikur ajo e UNMIK-ut, ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, duke u mbështetur pikë për pikë në dosjet e Prokurorisë së Serbisë.
Pretendimet për ta dënuar me çdo kusht, ish-komandantin emblematik të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij, janë bërë me qëllim që të diskreditohet zona më e fuqishme e luftës në Kosovës, e cila rezistoi deri në mbarimin e luftës, duke mbrojtur pozicionet dhe duke mos lejuar depërtimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Malet e pashkelura të Berishës e më gjerë, ku kishin gjetur strehë rreth 100 mijë të zhvendosur dhe ku kishin mbijetuar luftën Shtabi i Përgjithshëm dhe institucionet e para shtetërore e informative të Kosovës.
Liribërësit dhe liridashësit e Kosovës, presin që edhe Gjykata e Hagës, ta marrë sa më parë vendimin lirues për ish-Komandantin e UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Të përkujtojmë se rigjykimi i rastit “Haradinaj” është i vetmi rast, unikat, në historinë e Gjykatës së Hagës, e cila asnjëherë deri tani nuk ka zhvilluar seancë rigjykimi.
Lirimi i deputetit Fatmir Limaj nga akuzat e inskenuara, dalja faqebardhë në opinion, ka ngulfatur keq lukuninë e djallëzinë e një pjese të politikës dhe të shtypit antishqiptar të Serbisë, ka ngulfatur dëshmitarët bashkëpunues të EULEX-it dhe një pjesë të politikës dhe medieve të Kosovës, të cilat duke u mbështetur si gjithnjë në gënjeshtra të kamufluara si “burime të besueshme brenda Qeverisë, apo brenda ministrive” por pa i publikuar të dhënat, kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të pareshtura për ta diskredituar luftën e UÇK-së dhe për ta përbuzur lirinë e Kosovës, e cila u arrit falë gjakut të derdhur për liri të mijëra dëshmorëve e martirëve të kombit.
Pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka verbëruar edhe ende po i verbëron forcat e territ dhe mbetjet e regjimeve okupatore në Kosovë e më gjerë.
Mirëpo është e ditur qysh moti se vërteta, mënon, por ajo nuk harron...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi