Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:S’I FOLA SE S’PO DI ANGLISHT

Shko poshtë

Sami Islami:S’I FOLA SE S’PO DI ANGLISHT Empty Sami Islami:S’I FOLA SE S’PO DI ANGLISHT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 25, 2011 11:56 pm

Sami Islami:S’I FOLA SE S’PO DI ANGLISHT Sami-islami-001-250

Sami Islami:S’I FOLA SE S’PO DI ANGLISHT

Mondi i vogël mendje hollë,
Para se të shkonte në shkollë,
Luante me gjyshin çdo ditë,
Dilte me të dhe m’u shetit!

Sa u rrit, u ba gjashtë vjeçar
Nisi të shkonte në klasë të parë
Në shtëpi abetaren lexonte
Po në shkollë anglisht po mësonte

Gjyshi në shkollë shkonte përhera
E priste nipin mu te dera
Kur Mondi dilte fluturim
I hidhej gjyshit në përqafim!

Një ditë gjyshi po priste kot
Se Mondi s’ po dukej dot.
Tha me vete: ç’u ba kështu?
Mos vallë Mondi më kish’ harru?

Skandal ndodhi me të vërtetë!
Kish’ kalu gjyshin pa përshëndetë!
Kish’ shku te babi, drejt atë ditë
Se kishte dalë dhe ai m’e pritë!

Iu hodh babit në përqafim,
E përqafoi dhe atë me gëzim
Babi sikur hetoi diçka
Do të dinte për gjyshin dhe i tha:

-E pe gjyshin kur dole nga shkolla?
-E pashë po nuk i fola!
-Pse s’i fole?- i tha seriozisht
-S’i fola se s’po di anglisht!

Sami ISLAMI
Londër, 22.10.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi