Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN Empty FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 14, 2013 9:55 am

FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN 1069171_613544535331562_1930412728_n
FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-

PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN

FARUK TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA MË KA THËNË-PRISHTINËS DO T'I RRINTE MIRË NJË PLLAKË PERKUJTIMORE PËR PJETËR BOGDANIN 1231696_643842408968441_2105467621_n
Këto ditë kur Komuna e Prishtinës bëri inaugurimin solemn të Sheshit „Ibrahim Rugova“, vizionarit kryesor të shtetndërtimit të Kosovës, befas m'u kujtua një ide e tij, që besoj, nuk do të ma ketë thënë vetëm mua: vëniën e një pllake përkujtimore për Pjetër Bogdanin në Prishtinë, një nga figurat qendrore të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtar kombëtar për çlirim nga Perandoria Osmane, i cili vdiq dhe u varros në Prishtinë, por që në të njëjtin vend u zhvarros nga pushtuesit dhe kufoma e tij u gëlltit nga qentë endacakë.

Diku nga mesi i shtatorit të vitit 1988, në një kuvend të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që mbahej në amfiteatrin e Bibliotekes Popullore dhe Universitare të Kosovës, albanologu Rexhep Ismajli, hodhi iniciativën që vëtë Shoqata dhe institucionet e tjera kuturore të Kosovës, ta shënonin vitin 1989 si vit jubilar të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, shkrimtarit më qendror të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtarit të denjë për çlirim nga Perandoria Osmane të viseve shqiptare. Propozimi u përkrah njëzëri nga të pranishmit dhe pritej që zëdhënës të kësaj ideje të bëheshin vetë shkrimtarët, pjesa më e madhe e të cilëve aso kohe punonin në institucionet kulturore, arsimore e universitare të Kosovës.
Po ato ditë, pas një ceremonie që ishtë zhvilluar për ndarjen e shpërblimit nga „Rilindja“ të veprës „Kode të ligjërimit letrar“ të Bajram Krasniqit,një nga studiuesit e talentuar te letërsisë shqipe (vdiq shumë i ri), rastësish takoj autorin e shpërblyer, Bajramin të shoqëruar nga Ibrahim Rugova dhe Milazim Krasniqi. Më ftojnë t'u bashkangjitem.Në njërin nga lokalet e frekuentuara të Prishtinës, kuptoj se takimi i tyre ishte me shkas. Shpërblimi i vepreës së Bajram Krasniqit që ishte bërë po atë ditë. Pos një vargu bisedash, kryesisht për letërsinë dhe pak a shumë per atmosferën kulturore e politike të kohës, preokupime këto të përditshme, të dy Krasniqët, pra Bajrami dhe Milazimi, nguten të ikin për disa obligime familjare që kishin.Kohën e mbetur me Ibrahim Rugovën, e shfrytëzoj që ta lëmë një takim tjetër për ta incizuar një emision në Radio Prishtinë që do të shënonte në një mënyrë përvjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, ku aso kohe punoja gazetar, me mundësinë që bashkëbiseduesi im të përgatitej për këtë temë. Ibrahim Rugova tashmë kishte botuar një libër mbi veprën e Bogdanit. „Jo, më tha, për Bogdanin nuk ka nevojë të përgatitem,mund të më pyesësh çka të duash e në çdo kohë, veç shikoje minutazhën e emisionit!“ Një javë më vonë e lamë të vinte në studio.

Në ndërkohë, derisa po bisedonim për këtë temë, Ibrahim Rugova më tha:“Do të përpiqem që vitin tjetër Prishtina ta ketë diku një pllakë perkujtimore për Bogdanin, pasi eshtart e tij u zhvarrosën në mënyrën më mizore nga osmanët, ndërsa në kujtesën e kombit ai mbeti i pavdekshëm për lirinë e shqiptarëve dhe me veprën letrare.Pres të vë kontakt me hoxhën e Xhamisë së Madhe, që në murin e saj nga rruga, të lejohet vendosja e pllakës, aty përballë gjimnazit!“ Në ato hapësira mendonte Rugova se është varrosur dhe zhvarrosur Bogdani, pas vdekjes në Prishtinë. Po ashtu, ai ma shpaloi dëshirën për shkrimin e një biografie për Bogdanin... Vitin tjetër erdhën vlime të tjera poltike. U rrënua me forcë rendi kushtetues i Kosovës nga Serbia në kuadër të asaj federate jugosllave dhe laku i dhunës shtetërore shtrëngohej edhe më shumë për çdo gjë që ishte shqiptare... Në dhjetor në oborrin e Kishës Katolike u ngrit busti i Bogdanit ku u inaugurua nga vtetë dora e Ibrahim Rugovës, ndërsa pak ditë më vonë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës ku ai u zgjodh prijës i kësaj lëvizjeje.
E përmenda idenë e tij, që Prishtina të stoliset me pllaka të tilla, sidomos aty ku lindën a vepruan veprimtarë të ndryshëm nëpër kohë, që bënë shumë për këtë vend. Kjo i jep pamje të re kryeqytetit dhe dëshmon kulturën tonë qytetare në çdo rast duke nderuar figurat e rëndësishme në një anë, ndërsa në anën tjetër për ta rikthyer kujtesën te brezat që vijnë për gjurmët tona të lashta në këtë qytet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi