Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES

Shko poshtë

FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES Empty FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2015 12:42 pm

FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES 1517580_695969283755753_1284439633_n



FARUK TASHOLLI


IBRAHIM RUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES


(Në 25- vjetorin e shënimit të aksionit kombëtar të pajtimit të gjaqeve, u ndala ta shkëpus një fragment nga deklarimet e Ibrahim Rugovës, nga intervista dhënë kryeradektorit të revistës „Fjala“, Milazim Krasniqit, Prishtinë 15.V.1990. Gjykojeni vetë sa përkon ky mendim me aktualitetin. F.T.)


FARUK TASHOLLI IBRAHIM - IRUGOVA: GJAKMARRJA – TEORI E PËRÇARJES 11057347_973747399311272_5370190099728201771_n



Në tubimet që po mbahen me rastin e pajtimeve po e thonë se gjakmarrja është një relikt që na ka mbetur nga historia. Për fat të keq ai ka jetuar deri tash në mesin tonë dhe ka shkaktuar trauma dhe pasoja tepër të rënda. Gjakmarrja është në shpërputhje me kohën moderne, me kohën shqiptare. Mendoj se pikërisht kështu duhet të shtrohet shpjegimi i saj: si një e keqe që e kanë lënë pushtimet e huaja. Gjakmarrja ishte e kodifikuar edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, mirëpo mund të thuhet se ishte një traditë e rregullativit fisnor, social e moral të popujve antikë. Ajo ndeshej te shumë popuj të Mediteranit. Turqit pastaj e kanë intensifikuar për të përçarë popullin shqiptar sa më shumë, veçmas në rastet e konfesioneve të ndryshme. Do të thotë ata e kanë shndërruar në teori të përçarjes midis shqiptarëve, duke ia humbur kuptimin rregullativ juridik. Në kohën tonë, pastaj, gjakmaja qe bastarduar shumë. Në faza të ndryshme të pasluftës, veçmas në vitet pesëdhjetë e gjashtëdhjetë, edhe vetë pushteti e ka sforcuar. Pajtimet që po bëhen tash janë një punë shumë e mirë. Unë personalisht nuk do t'i jepja ndonjë kuptim dhe qëllim politik, sepse ato janë momente të vështira të përkujtimit të jetëve të njerëzve. Për më tepër, unë do ta shpjegoja si një frymë të pluralizmit dhe të disponimit të njerëzve tanë për një zhvillim të interesave të përbashkëta, si disponim të popullit që është deklaruar për demokraci dhe prosperitet intelektual, ekonomik, kulturor etj., dhe i cili e ka kuptuar drejt se duhet të hiqen edhe këto pranga të fundit që kanë bllokuar me mijëra njerëz në burgje shtëpiake. Tubimet që po bëhen për këto raste, i shoh në funksion të lehtësimit të falsjes së gjakut. Mund të ketë aty edhe ndonjë teprim, por, po përsëris, ajo bëhet si një lloj psikoterapie kolektive që t'i ndihmohet individit dhe familjes për të hequr atë barrë të rëndë. Besoj se ky akt i pajtimit do të kryhet e do të zhduket përgjithmonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi