Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi

Shko poshtë

Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi Empty Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 2:08 am

Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi 302070_2385950245835_1163152782_32963121_3443742_n
Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi

Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi 187158_100000976092501_3886361_n

Shkruan:Baki Ymeri(Bukuresht)

Karakteri është një veti morale e kundruar përmes prizmit të natyrës personale. Sipas Emersonit, njerëzit me karakter janë ndërgjegja e shoqërisë që i përkasin. Shqiptarët në këtë kontekst nuk mbeten pas popujve të tjerë, por përkundrazi, dëshmojnë se kanë një karakter të fuqishëm dhe kontigjent vlerash adekuate, njerëzore, historike, patriotike, morale, letrare dhe artistike. Pas Ferid Muratit, Nënës Tereze dhe Kadaresë, Krishtlindjet e këtij viti na përgëzojnë edhe me një lajm të ri, edhepse lista e kandidatëve është bërë publike gjatë kësaj vjeshte, ndërsa burimet lidhur me këtë sihariq i gjetëm këto ditë. Se sa shqiptarët dinë t’i çmojnë vlerat e kombit, kjo është një punë tjetër, që s’don të thotë se s’dinë, por pak kush, apo askush e din të vërtetën se faktet konkrete flasin se në spektrin e kandidatëve të mundshëm për Çmimin e Nobelit për Letërsi, përveç Kadaresë e kemi edhe një kandidat të ri, Jeton Kelmendi, duke qenë i nderuar kohë më parë (8 prill 2010), edhe me çmimin prestigjioz francez për poezi (“Grand Prix International Solenaza de Poesie”), kohëve të fundit duke qenë kandidat për çmimin kryesor për librin më të mirë të vitit në Tiranë dhe Prishtinë. Jeton Kelmendi sivjet ka qenë laureate i Çmimit Kombëtar "Mitingu i Poezisë" në Gjakovë, për librin më të mirë "Rrugëtimi i mendimeve". Vlen të përkujtojmë se ky miting poetik është aktiviteti më i vjetër në trojet shqiptare, gjatë këtij viti duke qenë mitingu i 48. Pa marrë parasysh se (gabimisht) e kanë rradhitur në gjirin e popujve të një etnie tjetër, fakti që ky shkrimtar shqiptar ka arritur të inkorporohet edhe në Bibliotekën e Nobelit, don të thotë shumë. Për konfirmimin e këtij lajmi të bukur, ja ku e keni si dëshmi linkun e Bibliotekës Nobël të Akademisë Suedeze!
Baki Ymeri:Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi 22363_1369619758208_1163152782_31128388_6155190_n
http://lib.nobelbiblioteket.se/search/a?kelmendi%20jeton

Shqiptari që pas Zotit dhe Atdheut i jep prioritet fjalës

Poezitë e Jeton Kelmendit janë përkthyer në 22 gjuhë të botës, dhe ai është poeti i parë shqiptar që u nderua me një shpërblim të lartë francez. Vargjet e tij burojnë nga shpirti i një shqiptari që pas Zotit dhe Atdheut i jep prioritet fjalës. Fjala e tij e frymëzuar reflekton “dëshirat e shekullit që kalon i çalë
në kohën kur në anën tjetër shkruhet historia” (Neki Lulaj). Sipas shtypit, autori është vlerësuar për arritjet në fushën e poezisë dhe për gjuhën e bukur të përdorur në poezi, duke triumfuar në mesin e 70 poetëve nga vende të ndryshme të botës që ishin nominuar nga juria e udhëhequr nga akademik Athanase Anchev de Thracy. Sipas autorit, “Konsideroj se është një sukses imi dhe duhet të them se ndihem shumë i kënaqur dhe i lumtur sidomos meqë përfaqësoj poezinë shqiptare. Është një lloj afirmimi i poetëve shqiptarë në botë. Është një çmim i akorduar për personalitetet që kanë shënuar një gjuhë të veçantë në poezi dhe për vepër jetësore, i cili është i themeluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Francës në bashkëpunim me Universitetin e Sorbonës”. Kushtrim Hajdini thekson në një koment të tij se duhet të mburren gjithë shqiptarët me këtë njeri vlerash të jashtëzakoshme letrare, që na nderon në botë, duke i ururar suksese të reja për t’u ngjitur sa më lart majave të artit të fjalës, që një ditë të na nderojë edhe me Çmimin e Nobelit për poezi.

Për Jeton Kelmendin kanë shkruar Visar Zhiti, Ali Podrimja, Prend Buzhala, Irena Gjoni, Mihai Antonescu, Fatmir Terziu, Xhelku Maksuti, Agim Gjakova, Florentin Popescu, Richar Brosio Thomas A. Fridrich dhe shumë të tjerë. Në vzahdën e refleksioneve rreth poezisë së Kelmendit, ai paraqitet i njëmë në moshë dhe i pjekur në art. “Çfarë mund të jetë më efikase për të shprehur ndjenja të forta sesa shkurtësia e një poezie, forma e saj e krasitur. A nuk shfaqet kështu fërgëllima e bishës së egër, a nuk parapërgatit trupin e tij për të përmbledhur të gjithë forcën? Poezia e Jeton Kelmendit shfaq këtë imazh, gjithnjë duke shpërthyer brendësinë e saj. Ajo përmban brenda vetes kuptimin lakonik të masës së duhur. Dendësia e lirikës shënjon mirë deri në thellësi lexuesin. Strofat e tij eliptike, përftojnë thelbin e ndjenjave më të mira dhe më fisnike të shpirtit njerëzor. Kelmendi është një prej figurave poetike më të mëdha të kohës sonë. Vepra e këtij poeti kosovar nderon jo vetëm letërsinë e shprehur shqip, por krejt letërsinë e mirfilltë.”
Për te është theksuar se është “një pagëzues i mrekullueshëm poezishë të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rralë të përdorimit të simoleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh. Na bën tërindjejmë plotësinë e fjalëve, plagët e tyre, trupin e heshtjes, butësinë e lirizmit. Antologjia e tij personale është një breg ku marrin fund të gjitha robëritë, kryesisht të burrit modern që ikën nga vetvetja, po ashtu dhe të njeriut qëështë i detyruar të largohet nga vendi i lindjes. Breg ku rrallëherë mbërrijnë letra nga mëmëdheu. E gjitha kjo shpjegon veçantitë sekrete e magjike të poezisë së Jetonit.” Poezia e Jeton Kelmendit, sipas të tjerëve, është e pashoqe në një kopsht shumë sekret, e mbushur me lule të bukura, të mbrojtura me xhelozi nga mure të lartë. “Në këtë kopsht ku shpërthen kudo dashuria, shëtit gjithkund zemra rrahëse e poetit. Zemra tepër e kursyer në fjalë. Gjithçka kjo zemër thotë, është trefish e filtruar nga një inteligjence në zgjim të pandërprerë. Nën erën e artë dhe trëndafilin e rallë si guri i çmuar xhad, poeti thotë veç thelbin. E dendësuar, e ngjizur mirë dhe e qëndrueshme, poezia e tij shmang me këmbëngulje zbukurimet e tepërta, të gjithë bishtnajat. Pika përrethjesh të panevojshme, pika dëgjimheshtjeje që çlodhin. Këto vargje fshehin brenda vetes një muzikë të përmbajtur, të kthjellët, të butë. Nën mbulesën e mëndafshtë të frazës së thjeshtë e të qartë, fshihen trishtime të fshehura, plagë të thella, foleza dashurie , hi ashpërsie, dhe urrejtje të shuara tashmë.”
Poashtu është theksuar se Kelmendi “është i mahnitur nga elipsi, kjo figurë tepër ilirike, që dëshiron të shmangë një ose më shumë elementë të nevojshëm, për të kuptuar ligjërimin, për të prodhuar një efekt shkurtimi, tronditjeje, goditjeje me shuplakë. E detyron lexuesit të vonohet në leximin e vargjeve për të kuptuar atë që poeti me një qëllim të fshehtë e ka lënë të kuptohet në heshtje. Gjejmë variantet më të shpejta të elipseve, brachylogjinë (ligjërimin e përmbledhur), figura retorike të cilat përjashtojnë përsëritjen e një fjale të përdorur më parë në poezi, mbi të gjitha kur kjo fjalë është një varg i vetëm. Eklipsi poetik tek Kelmendi, shkon gjer në agramatizëm për të prodhuar një efekt të veçantë më pas. Fraza e reduktuar në leksemë, jep kuptimin e vet të vërtetë, falë intonacionit, si në monologje të brendshme ose në të shprehurin arratisës .Poezia botërore, duhet të merret me këtë të ri entuziast me burimet e tij poetike që ngjajnë të pashtershme. Vetëm 32 vjeç, Kelmendi ka publikuar një numër të kënaqshëm përmbledhjesh poetike pa harruar esse-të, përkthyer në shumë gjuhë, dhe është shpërblyer me çmime ndërkombëtare të një rëndësie të lartë.”
Sipas Akademikut Athanase Vantchev de Thracy, brenda poezisë së Kelmendit fshihet gjeniu i vendeve, atdheu i dashur që kënaq pa kursim kujtimet e bukurisë fëminore. Jetoni nuk pret nuk pret gjë tjetër veçse Zoti t’i dëgjojë lutjet, lartëson me guxim ndërtesat shumëkatëshe të porzisë së tij. Kelmendi eviton të bëjë qenien e ngrirë, ti nënshtrohet ligjit të një qenie të zakonshme, sipas të cilit trupi është një produkt kënaqësie. Ai e di se pas dëshpërimit psikologjik qëndron një shpresë e thellë qënësore. Ja përse Jetoni i jepet një lumi përjetimesh të brendshme me një lloj entuziazmi alarmues. Mjeshtëria e tij, aspak e e rreme, gjithë ëmbëlsi shpreh thjeshtësi. Dashuritë e tij janë gjithmonë të ndërthurura me të tashmen. Kanë brenda vetes bukuri të njomë dhe marramendëse. Poeti, në esencë ndriçon anën njerëzore me anë të një drite të shkrirë brenda vargjeve të gdhendura më së miri, të cilat nuk përmbajnë as mbylljen në vetvete, as shpërthimin e pa përmbajtshëm. Kjo poezi shfaq një qenësi, një gjuhë, një botë në përmasa shndërrimesh dhe përjetësie. Preferon të shtegtojë më mirë brenda zemrës së tij, sesa në botën e jashtme ekzotike, filtron intuitën i dhënë pas personazheve të tij. E përsëris, arti i tij i çastit është i mahnitshëm në mjeshtërinë që përdor. Poezitë e tij, jo rrallë janë përmbledhur disa herë në pak fjalë. Kjo është prekëse, për shkak të shqetësimeve dhe mungesave të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi