Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga uroi Nishanin e Berishën

Shko poshtë

Jahjaga uroi Nishanin e Berishën Empty Jahjaga uroi Nishanin e Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 2:06 pm

Jahjaga uroi Nishanin e Berishën


Jahjaga uroi Nishanin e Berishën Largea_jahjaga-uron1350030001
Presidentja Atifete Jahjaga uroi homologun e saj shqiptar, Bujar Nishani, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, pas vendimit të Komisionit Evropian që rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Kam nderin t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për vendimin e Komisionit Evropian që rekomandoi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Në këtë vit historik për Republikën e Shqipërisë, qytetarët e saj po festojnë 100 vjetorin e pavarësisë dhe rrugën e tyre të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në familjen e popujve të barabartë Evropian”, thuhet pos tjerash në telegramin dërguar presidentit Nishani .

Ndërkaq, në urimin dërguar Berishës, pos tjerash thuhet se “ky është hapi më i rëndësishëm i rrugës së qartë evropiane të Shqipërisë, që e çon vendin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi