Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq Hysni Aliko, veprimtari i çështjes shqiptare në SHBA

Shko poshtë

Vdiq Hysni Aliko, veprimtari i çështjes shqiptare në SHBA Empty Vdiq Hysni Aliko, veprimtari i çështjes shqiptare në SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 7:55 pm

Vdiq Hysni Aliko, veprimtari i çështjes shqiptare në SHBA

Skënder Karaçica


Në Detroit ka vdekur Hysni Aliko, veprimtar i çështjes shqiptare në SHBA. Ishte përfaqësues i rinisë shqiptare të Ballit Kombëtar, gjithmonë afër Mithat Frashërit dhe Vasil Andonit, njerëz të udhës së madhe me programin për bashkimin e trojeve etnike, për Shqipërinë e lirë. I lindur në Gjirokastër dhe i rritur me idealet për Komb, Atdhe dhe Flamur, Hysni Aliko iu bashkua kauzës kombëtare shqiptare me të birin e Avdyl Frashërit, për të çuar në vend amanetin e Lëvizjes së Madhe Kombëtare Shqiptare - Lidhjes së Prizrenit, si dhe të gjitha kuvendeve historike kombëtare shqiptare për liri dhe mëvetësi të atdheut. Njeriu i sakrificës dhe me idealin e pathyeshëm, kishte ardhur në Amerikë në vitin 1949 dhe me Mithat Frashërin, kryetar i komitetit ,,Shqipëria e Lirë,, organizuan një varg aktivitetesh kombëtare për sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan që kishin të bënin me padrejtësitë e Fuqive të Mëdha të kohës rreth copëtimit të tokave shqiptare për fqinjët grabitqarë: Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.
Në këto vite ai pati bashkëpunim të ngushtë me Hafëz Jusuf Azemi dhe Nehat Bakallin për organizimin e shumë demonstratave në Detroit dhe në Çikago kundër regjimit komunist të Jugosllavisë. Nëpërmjet peticioneve dhe telegrameve në krye me Hafëz Jusuf Azemin nga Tetova, që për shumë vjet UDB-ja e Jugosllavisë e kërkonte kokën e tij, më 19 dhjetor 1963 i dërgojnë një telegram Shtëpisë së Bardhë në Uashington, kryetarit të SHBA-së Lindon Xhonson, në të cilin ndër të tjera i shkruajnë:,,Shqiptarët kosovarë dhe të etnisë në Çikago i kujtojmë me respekt Shkëlqesisë suaj faktin kur Shqipëria u copëtua, u aneksua krahina e Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi, Çamëria nga Greqia dhe pjesët e tokës shqiptare Maqedonisë(1913). Më tej në këtë rrugëtim të brezit shqiptar thuhet se iu përgjigj Senati i SHBA-së në vitin 1964, në adresë të Hafëz Jusuf Azemit. Në këtë përgjigje ndër të tjera thuhet: ,, Një nga principet themelore të kombit tonë është t’u ndihmojmë të gjithë atyre popujve në të drejtën e tyre për vetëvendosje me drejtësi, me liri dhe dinjitet njerëzor. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presione për vetëvendosje të popujve prapa perdes së hekurt,,. Këtë përgjigje në emër të Senatit Amerikan e pati nënshkruar Senatori Evertt Mickinley Dirkesen.
Veprimtari Hysni Aliko - një jetë në shërbim të kombit shqiptar, kujtimi dhe vepra e tij do të shërbejë për brezat e rinj shqiptaro-amerikanë se si duhet punuar për kauzën e madhe për kombin, për atdheun dhe për flamurin”, -thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago dhe të veprimtarëve që e njohën dhe punuan bashkërisht me njeriun e kohës së Mithat Frashërit. Varrimi i tij (pas vetës la një djalë dhe dy vajza) do të bëhet sot në Varrezat Shqiptare në Detroit të SHBA-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi