Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LAJM MORTI-VDIQ PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI KADRI MANI

Shko poshtë

LAJM MORTI-VDIQ PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI KADRI MANI Empty LAJM MORTI-VDIQ PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI KADRI MANI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 09, 2012 7:54 pm

LAJM MORTI-VDIQ PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI KADRI MANI Kadri_mani

LAJM MORTI

VDIQ PATRIOTI E VEPRIMTARI, I BURGOSURI POLITIK , SHKRIMTARI E GAZETARI MR:KADRI MANI

Me dhembje të thellë njoftojmë opinionin e gjërë se ndërroi jetë Mr.Kadri Osmani (Mani)

(Lajmin mbi shuarjen e patriotit Kadri Mani ma komunikoi miku Xhafer Leci dhe Ylli Osmani i biri i Kadriut)

Mr.Kadri Mani lindi më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët , Bashkia e Artanes.
Shkollën fillore, katër klasë i kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë mësimet i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në Prishtinë dhe Gjilan . Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna , si arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren , u diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës më 2.7.2003.
Për MASTER, u regjistrua ne vitin shkollor 2005, ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat në gjuhën shqipe dhe e kreu me shumë sukses.


Mr.Kadri Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990 mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut nga thundra e armikut karüpatian. Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti 17 vjet burg të rëndë.
Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkon në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, "si kopsht me lule" që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e dashti dhe pas lufte u kthye në atdhe.
Ka të botura shumë libra e ndër to janë:


• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR
• Shqiptarët janë atje(versioni 1); (versioni 2)
• Romani: Nuset tona, më vonë edhe idramatizuar etj.

Botonte Revistën „Shqipëria Etnike“

Varrimi i të ndjerit Mr.Kadri Manit bëhet në vendlindjen e tij në Makresh të Ulët më 09.10.2012 në ora 12.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi