Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare Hidai Bregu

Shko poshtë

Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare Hidai Bregu Empty Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare Hidai Bregu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 26, 2014 8:51 pm

Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare
Hidai Bregu

 
Në Çikago vdiq veprimtari i diasporës shqiptare Hidai Bregu,njeriu që për gjashtë dekada qendroi jashtë atdheut në vendet e Evropës dhe në Amerikë.Nëpër këto vite ai ishte në rreshtat e parë të diasporës për zgjidhjen e të drejtës kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.Ditët e kurbetit,thoshte shpeshherë Hidai,janë si muzgu në Çikago.Tashti janë bërë gjashtë dekada në dhe të huaj dhe është e vështirë udha e mërgimit.Mërgimi kjo plagë e rëndë shqiptare,të gërryen nga brenda pak nga pak.Me shihni mua,u thoshte djelmenisë shqiptare,nuk qahem për pasuri,por pasuria nuk e përmbush dot boshëllekun shpirtëror,ndonëse me mungon atdheu im Shqipëria!Hydi që e thërrsinim në shenjë respekti,e thoshte me shpirt:Po jam munduar që të shkoj gjithmonë andej nga shkojnë shqiptarët në trojet tona entike për të mirën e kombit.
 
Jeta e veprimtarit të diasporës në Amerikë është e mbushur me ngjarje dhe kronikat e kohës.Hidai Bregu ka qenë nxënës i Shkollës Normale në Elbasan.I pati mësues shkolle Aleksandër Xhuvani dhe Simon Shuteriqi,që me diturinë e librit shqip ia trasuan rrugën e jetës me testamentin pedagogjik se si duhet bërë atdheu.Veprimtari nga Çikago ishte protogonist në kohën kur Italia fashiste invadoi në Shqipëri dhe ai bashkë me brezin e të rinjve shqiptarë kërkonin armë për të mbrojtur atdheun,por regjimi i kohës nuk iu dha armët.Po në këto vite ai ishte në rreshtat e parë të demonstratës kundër hardhive fashiste italiane më 28 nëntor 1939 në Elbasan dhe për pak sa nuk pati rënë në duart e internimeve.Mirëpo,kur filloi lufta vëllavrasëse në mes ballistëve e komunsitëve,Hidai Bregu largohet nga atdheu për të marrë në sy udhët e botës deri në Amerikën e largët ku e gjeti vdekja.
 
Për herë të parë në vitin 1991,veprimtari i diasporës nga Amerika viziton Shqipërinë për të qendruar për pak ditë,por sikur nuk u ngop me mallin dhe dashurinë që kishte për tokën shqiptare.Për herën e dytë shkoi në prag të zgjedhjeve të lira demokratike.E tërë kjo katrahurë jete klonte me ofshamen e  tij:Shqipëria,ah Shqipëria jonë...!Në vend që të kishte ecur përpara,ajo ishte kthyer prapa.Për këto orët e jetës shqiptare ai ishte zhgënjyer aq shumë,saqë netë të tëra nuk kishte bërë gjumë në sy.Dëshira e vetme e Hidai Bregut  ishte që popullin shqiptar të shohë ne vendin e vet në liri e demokraci dhe të bashkuar në një Shqipëri Etnike dhe të organizuar sa më mirë.E pati gëzuar shumë pavarësia e shtetit të Kosovës që ishte ëndrra shekullore e qindra brezave shqiptarë.
 
Skënder Karaçica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi