Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së

Shko poshtë

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Empty Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 30, 2011 9:06 pm

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së


Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Th-pacolli30.12

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur rezultate madhore në të gjitha fushat. Ai ka lavdëruar punën një vjeçare të Qeverisë së tij duke cilësuar atë si “ekipin më kredibil në historinë e institucioneve të Kosovës”.
Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit tha se Qeveria e Kosovës e dalur nga zgjedhjet e fundit ka respektuar vullnetin e popullit” dhe që vazhdon t’i qëndroj besnike partnerit me BE-në dhe SHBA-të.


Thaçi si përmbushje të premtimeve përmendi ngritjen e pagave për shërbyesit civil.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveria e vetme në Evropë që ka arritur t’i rris pagat për punëtoret kosovarë. Për mësuesit 50 për qind për policinë, 40 për qind shëndetësi, 30 për qind FSK, 30 për qind për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës 50 për qind, për zjarrëfiksit 50 dhe prokurorët e gjyqtarët 120 për qind”, tha Thaçi.

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Thhhh30.12-5
Kryeministri Thaçi gjatë vitit 2012 paralajmëroi edhe ngritje të pensioneve deri në 26 përqind.


Ndër sukseset tjera të Qeverisë, kryeministri i vendit përmendi edhe aksionin e 25 korrikut të Policisë së Kosovës në veri të vendit, negociatat me Serbinë, e po ashtu edhe ofertën konkrete nga BE për dialogun e liberalizimit të vizave.

“Kemi arritur që të kemi sukses ne agjendën tonë konkrete evropiane për herë të parë në historinë e Kosovës. Kemi ofertën konkrete të BE-së për liberalizimin e vizave”, theksoi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se në vitin 2012, pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së, ndërsa këtë vit e ka karakterizuar edhe si vit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Thaciii30.12-2

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Thhhh30.12-3

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Thhhh30.12-4

Thaçi: Në vitin 2012, Kosovën do ta njohin edhe 5 shtete tjera të BE-së Thhhh30.12-6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi