Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S.BLAKAJ:Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa!

Shko poshtë

S.BLAKAJ:Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa! Empty S.BLAKAJ:Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 28, 2015 11:32 am

S.BLAKAJ:Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa!
S.BLAKAJ:Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa! Sami-620x330


I nderuar kryetar Isa Mustafa,


vendimi i juaj dhe rrethit tuaj për anulimin e kuvendeve zgjedhore në dy degët më të mëdha në diasporë, në Gjermani e në Zvicër, jo vetëm që nuk gjenë mbështjetje statutare, por as edhe mbështetjen morale e njerëzore!
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
kur përmend mungesën e bazës ligjore dhe statutare të vendimit tuaj të njëanshëm, dua t’u rikujtoi se zgjedhjet në nëndegët dhe degën e LDK-së në Gjermani (pjesë e seciles jam edhe vetë unë), ishin në përputhje të plotë me rregulloret dhe statutin e partisë, gjë për të cilën juve tashmë u janë argumentuar dhe faktuar deri në detajet më të vogla.
Ndërsa, kur përmend mungesën e ndërgjegjës morale dhe njerëzore të vendimit tuaj të njëanshëm, dua t’u rikujtoi se një vendim i tillë selektiv i juaj dhe drejtuesve të ngusht të LDK-së, ka shkaktuar habi dhe zemërim jo vetëm në Gjermani por edhe në mbarë anëtarësinë e LDK-së në diasporë.
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
me vendmin tuaj të njëanshëm, duke vënë në pikëpyetje zgjedhjet në nëndegët dhe degën e LDK-së në Gjermani e Zvicër, ju keni fyer pa asnjë nevojë qindra aktivistë të LDK-së, të cilët kontribuan  fuqishëm në organizimin politik të LDK-së që nga themelimi i saj dhe kontribuan pa hile në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, për dallim nga disa bashkpartiak të cilët kishin vetëm një luftë, atë për karrige dhe pushtet.
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
meqenëse ju dhe rrethi i juaj, e dini shumë mirë se dega në Gjermani është pikërisht ajo degë, e cila ka mbajtur zgjedhje demokratike me më shumë kandidat dhe me vota të fshehta, si duket kjo u paska friguar juve, duke qenë se një gjë e tillë bie ndesh me zgjedhjen tuaj me aklamacion, ashtu siç bie ndesh edhe me disa zgjedhje të tjera nëpër degë në të cilat është shkelur hapur rregullorja e punës së kuvendit zgjedhor të degës.
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
në këtë letër të hapur qëllimisht po e përmend për të satën herë rregulloren e punës së kuvendit, dokument ky të cilin ju personalisht e nënshkruat dhe më pas personalisht e shkelët.
Edhepse, ju kryetari Mustafa e keni fare të qartë se cilin nen të rregullores ju dhe disa kryetar tuaj e shkelët me dy këmbë, megjithatë për hirë të informimit të drejtë të anëtarësisë së LDK-së dhe opinionit të gjerë dua t’ua citoj nenin 10, të Rregullores së Punës së Kuvendit Zgjedhor;
“Kryetari i Degës zgjedhet me votim të veçantë dhe të fshehtë, më më shumë kandidatë. Kryetari i Degës zgjedhet kandidati i cili fiton 50%+plus 1 votë të atyre që marrin pjesë në votim”.
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
siç po e shihni, nëse i referohemi dokumenteve të LDK-së, dhe jo tekeve personale të individëve të caktuar brenda saj, atëherë po na delë që në fakt kuvendi i cili duhet anuluar është pikërisht kuvendi i cili u zgjodhi juve me aklamacion kryetar dege. Zgjedhja juaj me aklamacion kryetar i degës nuk  përkon me asnjë dokument statutar të LDK-së, dhe si e tillë është e papranueshme dhe jo ligjore.
Prandaj i nderuar kryetar Isa Mustafa,
tek ne në Gjermani dhe Evropë sundon parimi i së drejtës së barabartë për të gjithë dhe duke u nisur nga ky parim demokratik, u bëj thirrje publike komisionit tuaj “verifikues”, që të trajtoi të gjitha degët njësoj dhe në këtë drejtim, në vend që të anulojë kuvendet zgjedhore që ishin shembull në respektimin rregullave zgjedhore  (rasti i Gjermanisë) , në radhë të parë të anuloj kuvendin tuaj zgjedhor nga i cili me shkelje rregullash dhe procedurash, ju u “zgjodhet”  kryetar!
I nderuar kryetar Isa Mustafa,
të lutëm, thirrjen time publike për verifikimin e kuvendit tuaj zgjedhor pranoje miqësisht dhe për të mirën tuaj, sepse vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm duke respektuar  rregullat e lojës dhe parimin e së drejtës së barabartë, ju do të kishit legjitimitetin e plotë për të kandiduar edhe për kreun e LDK-së, përndryshe edhe sikur do të fitonit zgjedhjet e 31 majit, ju asnjëherë nuk do ta keni legjitimitetin politik e as moral për të udhëhequr me LDK-në.


(Autori është kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin dhe nënkryetar i Degës në Gjermani) S.Blakaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi