Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Elegji për Atë Gjergj Fishtën

Shko poshtë

Përparim Hysi:Elegji për Atë Gjergj   Fishtën Empty Përparim Hysi:Elegji për Atë Gjergj Fishtën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 1:36 am

Përparim Hysi:Elegji për Atë Gjergj   Fishtën U1_at-gjergj-fishta

Elegji për Atë Gjergj Fishtës

1871-1940
(poezi)

Përparim Hysi:Elegji për Atë Gjergj   Fishtën Perparim_Hysi
Nga Përparim Hysi

Po të falem Atë i Dashur
Që po shkruaj pak me vonesë
Por të lehtë nuk e kam patur
Që të thur për ty një vjershë.

Funddhjetori kur dhe frymën *
U nise në "Kullë të Zotit"
Diktatura hodhi "brymën"
70-vjet e kusur motit.

I Françeskut të Azisit
Mbi klerikët qe Prelat
Ti qe Tata e Fisit
Për Atdhenë ke qenë Atë.

Atë për fe e për Atdhe
Atë për toskë edhe për gegë
Një kushtrim lëshove,the:
Mblidhuni si kokrrat në shegë! * *

Të vogjlit i thirrshe"çiripupa"
Herë u thirrshe"çikirika"
Ti qe i mirë si buka
Ma i madhi ndër klerika.

Ideali katolik
Dhe ai françeskan
Kur Atdheu ka rrezik
Bashkë kristjanë e myslimanë.

Lidhe kishë edhe xhami
Bashkë kristjanë e myslimanë
Në rrezik,pra:jemi nji!
Kumti i madh si Françeskan!

Mu tek Ura e RRzhanicës
Luftë po bën ky,Marash Uca
Tek kalaja e Vraninës
Djeg barot bash Oso Kuka!

Dhe këndove me"Lahutë..."
Krejt me gjuhë popullore
Kënga hynte urtë e butë
Si me qenë krejt hyjnore.

Kudo shkeli këmba jote
E la gjurmën shumë të madhe
Fjala jote magjiplote
Si kushtrim e gjuhë kambane.

Kjo "Lahuta e malësisë"
Si "Iliada" e Homerit
Po s'të lanë e të bën"pis"
Ata larot e Enverit.

Tek vërshojnë në Gjuhadol
Erdhën dhe të dhunuan varrin
Ky regjim,ky diktator
Nuk e din që varri s'nxë Malin! ***

Se si mal u ngrite lart
Rrrojte nëpër këngë lahute
Ndaj këndoj për ty,o Atë!
Vitet shkojnë,por ti nuk humbe.

*ka vdekur më 30 dhjetor 1940
** varg nga "Lahuta e malësisë
***me kutpim metaforik.

E kam shkruar më 6 janar 2012,kur bie kryqi në ujë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi