Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Seç kam një shqetësim sot?!

Shko poshtë

Përparim Hysi:Seç kam një shqetësim sot?! Empty Përparim Hysi:Seç kam një shqetësim sot?!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 24, 2009 8:28 pm

Seç kam një shqetësim sot?!

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Seç kam një shqetësim sot?
Sikur 100 kumuria më këndojnë në kokë?!
Nuk e di as vet pse më ndodh kështu?
Ulem,s'më mban vëndi,vallë,ç'kam kështu?

Mjegull e kam kokën;si koshere bletësh
Uturojnë mendimet;(po dhe ngrijnë njëherësh)
Matem të lexoj,po është mundim i kot
Se nga ç'lexoj,gjë s'mbetet në kokë.

Ulem që të shkruaj,po shpata mbi kokë
Si e Damakleut,po më rri mua sot?
Jap e marrë me veten,po bëj vetgjyqësi
Enigmën s'e zgjidh;nuk kam se si?

* * *

Përballë kompjuterit veç për forcë zakoni
Qëndroj dhe vargje zë hedh.
Lexues dhe miq që këto vargje lexoni
Ma falni vjershën e dobët veç për politesë.

Seç kam një ngacmim të mbrëndshëm
Që hiç nuk më lë të qetë
Dhe shkruaj se dua të jem"i pavëmëndshëm"
Që mëndjen,pakësa,ta mbledh.

Se sot,vetëm sot,t'më besoni
Askush nuk trokiti në timen portë.
Dhe thashë:-Vallë,sa ndryshoj unë nga Robinsoni?!*
Ndaj 100 kumuria më këndojnë sot mbi kokë.

*Robinson Kruzo i Daniel Defos
23 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi