Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE Empty Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 2:52 am

Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE 173357_1563102666_1405324133_n

Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE

Në secilën pore të trupit tënd
një gjurmë kam lënë

diku hapin tim të vogël
gjurin e vrarë
bërrylat e gërvishur

diku hundë e buzë troshitur
dhe në mend s'më ka shkuar
për të të fyer
a për t'u hidhëruar

jam ngritur e kam ecur

diku një pemë kam mbjellur
një arë kam lëruar
farë kam hedhur
dhe lule kam mbjellur
e një ëndërr
ma t'bukurën ëndërr kam ëndërruar
nën hijen e saj

dhe mendjesh s'kam fluturuar

trupit tënd jam katrithur
përpejetëzave
tatëpjetëzave

e sa herë jam shpërblyer
jam ndëshkuar


po nuk jam zbrapsur

as kur më kanë dëbuar
shpresash nuk jam thyer
drejt gjirit tënd
kam vrapuar
jam kthyer
si i eturi për ujë

nën hije të një therre jam mbështetur
kulla të reja kam projektuar
e rrugë
prej nga do vinte
ajo e ëndërrta ime
dhe qiejt kam trazuar prej gëzimit
duke fshirrë rrëketë e thella ttë gjakut
të pikëllimit

për ta shijuar një buzëqeshje të çiltër
agujve të lirisë
duke i shtrirë krahët horizontit
dritaret e dashurisë

se nën dhe e mbi dhe
të kam vetëm ty
imi atdhe


Sabit Rrustemi:GËZUAR 17 SHKURTI, KOSOVË: SE TË KAM ATDHE 418112_2554962764374_1563102666_31851310_73025152_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi