Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE Empty Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2009 9:14 pm

Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE N1563102666_699

Sabit RRUSTEMI

PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE


Mbi Kosovë e Boletin
Pritja sos një shekull
Koha ngrys atë vetull
Për Shpirtin e Isës
Nëpër ato eshtra
Që nuk prehen në paqe
E s'u kthuen ende ku kanë le

Dheu i Zi kudo qoftë
Shporret nga Trupi i Tij
Tremben dhe të shkretat dërrasa
Ai pluhur kohësh nëpër qerpikë
Mbi qepalla

Sytë e tij shpojnë Bjeshkët e Gurta
Lugjet e thella me Mjegulla Ballkani
Prej Dorës së Djathtë
Që s’hiqet prej Shoke

Në Urën e Ibrit
Në Urën e Gurit
Në Urën e Ribnicës


Pa Një pa Dy
Pa u bërë kurrë Tri
Qëllon Pabesitë
Udhës kah ecë Ai
Si dje Si sot Si nesër

Nuk ka më Kullë
As dhe Urë As Varr
Për t’ia ndalur Hapin

Krejt dheu i t’lumes Tokë
Pëlhurë shoke i bëhet
E i mbështillet për Brezi

Kulla i shndërrohet në Plis
E ia ruan Kokën
Urat i bëhen Krahë Shqiponjash
E ia shkurtojnë Udhët

Prej Trupit nagant
Shkrepin rrufeshëm Bubullimat
Mbi vrasësit e Lirisë

Si At i Dheut
Me Besë të Konstadinit
Natë e ditë frymon
Me të njejtin refren
Aty ku buka mbeti bukë
E uji ujë:

“…si me le,
Me dekë për Shqypni”!

S’ka Portë As Urë As Dhe
Që e përkulë
Që e shtrinë
Që e mbulon
Një Isë
Një Boletin
Në këtë Kosovë
Të lashtën Dardani
Për pa u kthy Eshtrat e Tij
Aty - ku kanë le
Paqja rri pezull mbi atdhe

(23 Kallnor 2009 – 28 Nëntor 2009)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi