Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE Empty Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 15, 2015 10:49 pm

SHQIPNIA BAHET MIRË, 
KUR ISA TË KTHEHET N' SHPINË E PËRJETSHME
N'BOLETIN ...


Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE 11259727_10203775054167824_3729133458741649380_n


Sabit Rrustemi:PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE 11149331_10203745673633329_7597464254153922382_n

Sabit Rrustemi


PAQJA RRI PEZULL MBI ATDHE

Mbi Kosovë e Boletin
Pritja sos një shekull
Koha ngrys atë vetull
Për Shpirtin e Isës 
Nëpër ato eshtra 
Që s'u kthuen ende ku kanë le


Dheu i Zi kudo qoftë 
Shporret nga Trupi i Tij
Tremben dhe të shkretat dërrasa 
Ai pluhur kohësh nëpër qerpikë 
Mbi qepalla


Sytë e tij shpojnë Bjeshkët e Gurta
Lugjet e thella me Mjegulla Ballkani
Prej Dorës së Djathtë 
Që s’hiqet prej Shoke


Në Urën e Ibrit
Në Urën e Gurit
Në Urën e Ribnicës


Pa Një pa Dy 
Pa u bërë kurrë Tri
Qëllon Pabesitë
Udhës kah ecë Ai 
Si dje Si sot Si nesër


Nuk ka më Kullë 
As dhe Urë As Varr
Për t’ia ndalur Hapin


Krejt dheu i t’lumes Tokë 
Pëlhurë shoke i bëhet
E i mbështillet për Brezi


Kulla i shndërrohet në Plis
E ia ruan Kokën
Urat i bëhen Krahë Shqiponjash
E ia shkurtojnë Udhët


Prej Trupit nagant 
Shkrepin rrufeshëm Bubullimat
Mbi vrasësit e Lirisë


Si At i Dheut
Me Besë të Konstadinit
Natë e ditë frymon 
Me të njejtin refren 
Aty ku buka mbeti bukë
E uji ujë:

“…si me le,
Me dekë për Shqypni”!

S’ka Portë As Urë As Dhe
Që e përkulë 
Që e shtrinë 
Që e mbulon
Një Isë 
Një Boletin


Në Kosovë e Re -
Të lashtën Dardani
Për pa u kthy Eshtrat e Tij
Aty - ku kanë le
Paqja rri pezull mbi atdhe


(23 Kallnor 2009 – 28 Nëntor 2009)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi