Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh

Shko poshtë

Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh Empty Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 24, 2012 1:24 pm


Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh

Shpërblim i vogël për Kosovën nëse realizohet kompromisi i madh F1_fizibiliteti1330073589


Prishtinë, 24 shkurt - Nëse arrihet kompromisi për përfaqësimin me fusnotë dhe me Rezolutën 1244, Kosova e ka të sigurt se do të fitojë vetëm të drejtën që Komisioni Evropian t`i bëjë një studim fizibiliteti, studim sipas shembujve në rajon. Ratifikimi i SAA-së zgjat nga dy vjet deri në pesë. Prej arritjes së SAA-së deri në anëtarësim, Kroacisë, që është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, i janë dashur 14 vjet. Sipas kësaj, Kosova mund të anëtarësohet në BE në vitin 2036, shkruan sot “Koha Ditore”.

Baronesha Catherine Ashton dhe komisionari Stefan Fule nuk kanë mundur që të enjten t`ua jepnin kosovarëve një lajm që do të përdorej si ngushëllim pas kompromisit për heqjen e Republikës dhe përdorimin e fusnotës që i referohet Rezolutës 1244. Arsyeja se pse nuk është lëshuar komunikata e përbashkët është mosarritja e marrëveshjes për denominimin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që po vazhdon në Bruksel.

Gjithsesi, në momentin që do të arrihet marrëveshja për denominimin, lajmi do të bëhet publik.

Në këtë mënyrë, Kosova do të marrë një shpërblim të vogël për kompromisin e madh.

Në komunikatë do të thuhet se “Komisioni Evropian ka për qëllim lansimin e studimit të fizibilitetit”. “Koha Ditore” ka parë ekskluzivisht konkluzionet e Këshillit të Evropës, për të cilat ende nuk janë pajtuar të gjitha shtetet anëtare, por të cilat janë drafti i qëndrimeve që pritet të dalë nga samiti i një dhe dy marsit.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ka për qëllim që BE-ja t`u mundësojë vendeve me të cilat arrihet marrëveshja të stabilizohen fillimisht e pastaj edhe të asociohen me vendet anëtare, por nuk është veprim për anëtarësim. Procesi i anëtarësimit në BE përbëhet të paktën nga nëntë veprime të ndryshme dhe fillon me aplikimin për t`u anëtarësuar. Asnjë nga veprimet e anëtarësimit nuk ka të bëjë me marrëveshjen për të cilën Kosova ka marrë të drejtën të studiohet nëse e meriton.


Çka është SAA-ja

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (shkurtesa SAA anglisht) është kontratë në mes të komuniteteve evropiane dhe shteteve të saja anëtare në njërën anë dhe një shteti të Ballkanit Perëndimor në anën tjetër. Kjo marrëveshje është qëllim i procesit të Stabilizim-Asocimit, që ishte lansuar vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor (shtetet e ish-Jugosllavisë pa Slloveninë, por me Shqipërinë). Marrëveshja SAA rregullon raportet tregtare, politike dhe institucionale.

Emri?

Kjo marrëveshje është e ngjashme me marrëveshjet e asociimit, të cilat BE-ja i ka lidhur më parë me shtetet e Evropës Lindore dhe ato Qendrore. Kësaj i është shtuar fjala „Stabilizim“, për të futur elementin e kushtëzimit për vendet e Ballkanit. Porosia ka qenë se ato vende duhet së pari të stabilizohen, pastaj të asociohen dhe më vonë edhe të shkojnë drejt anëtarësimit në BE. Elementet e kushtëzimit në Procesin e Stabilizim-Asociimit janë përmbushja e obligimeve ndërkombëtare (bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës) dhe bashkëpunimi rajonal. Përmbushja e obligimeve nga Marrëveshja SAA bëhet edhe kriter në procesin e anëtarësimit në BE.

Kush nënshkruan?

Marrëveshja SAA arrihet në mes të shteteve të BE-së dhe një shteti të rajonit të Ballkanit. Të gjitha shtetet në Marrëveshjen SAA në faqen e saj të parë shkruhen me emrin e tyre kushtetues (për shembull: Republika e Shqipërisë, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Belgjikës). Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga të gjitha shtetet kontraktuese (në rastin e Kosovës kjo do të thoshte 27 shtetet e sotme të BE-së në njërën anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër). Pas nënshkrimit Marrëveshjen do të duhej ta mbështeste edhe Parlamenti Evropian dhe ajo do të duhej të ratifikohej nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare. Pas kësaj ratifikimi do të përmbyllej dhe Marrëveshja do të botohej në Fletën Zyrtare të BE-së dhe do të hynte në fuqi.

Procedura?

Hapi i parë në procesin e Stabilizim- Asociimit është që Komisioni Evropian, me kërkesë të shteteve anëtare, të bëjë një „studim fizibiliteti për SAA“, me të cilin do të vlerësohej se a është i gatshëm apo jo një shtet për të nisur negociatat për marrëveshje SAA.

Duhet pasur kujdes tek fjala „negociata“, sepse marrëveshja nuk arrihet përmes „dialogut“. Mund të bëjë dialog gjithkush dhe dialogu nuk duhet doemos të shpjerë deri tek ndonjë raport kontraktual. Negociatat mund të zhvillohen vetëm në mesin e palëve të barabarta, që në rastin konkret do të thoshte në mesin e shteteve të BE-së dhe një shteti tjetër. Në bazë të kornizave ligjore të BE-së, një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet në mes të BE-së dhe një “territori“ tjetër nëse ai territor nuk është i njohur si subjekt shtetëror nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Çka po bëhet me Kosovën në Procesin e Stabilizim-Asociimit?

Kosova joformalisht është përfshirë në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Por formalisht Kosova nuk ka bërë as hapin e parë në këtë proces. Për arsye se me Kosovën BE-ja nuk mund të ketë raporte të mirëfillta kontraktuale, që nënkupton fuqinë e arritjes së traktateve, janë zbuluar „hibride juridike“ dhe Kosova, për të mos humbur kohë, është përfshirë në proces së pari përmes „mekanizmave përcjellës SAA“ dhe tash përmes „dialogut SAA“. Kjo i ndihmon Kosovës që të përgatitet, të përafrojë ligjet e saja me standardet e BE-së, por nuk mund të jetë zëvendësim për negociatat për Marrëveshjen SAA.

Kohëzgjatja?

Negocimi i Marrëveshjes SAA ka zgjatur prej 5 muaj në rastin e Kroacisë e deri në 3 vjet në rastin e Shqipërisë. Shpejtësia e arritjes së marrëveshjes së tillë varet nga kapacitetet e shtetit që asociohet me BE-në për të përmbushur detyrimet që dalin nga një marrëveshje e tillë.

Marrëveshjet si kompetencë evropiane?

Kosova mund të arrijë disa lloj marrëveshjesh me Komisionin Evropian edhe nëse nuk njihet si shtet. Kjo edhe ka qenë ideja e Marrëveshjes tregtare. Komisioni nga vendet anëtare merr të ashtuquajturat „kompetencat evropiane“ dhe negocion me Kosovën Marrëveshje tregtare. Më pas atë do ta nënshkruanin vetëm Komisioni dhe Kosova. Por kjo nuk do të mund të quhej edhe vendosje e raporteve kontraktuale e subjekteve ndërkombëtare.

Marrëveshja SAA me Serbinë nuk e përfshin Kosovën?

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Republikës së Serbisë në njërën anë dhe komuniteteve evropiane dhe shteteve të saja anëtare në anën tjetër nuk e përfshin Kosovën. Kjo për shkak se Kosova që nga viti 2000 nga BE-ja trajtohet si një zonë e veçantë tregtare dhe doganore.

Procedura e anëtarësimit në BE

Aplikacioni: Procedura formale e anëtarësimit të një shteti në BE është përmes dorëzimit formal të aplikacionit. Shteti që aspiron të anëtarësohet ia dorëzon këtë aplikacion vendit të BË-së, i cili e ka kryesimin e radhës.

Kush ka të drejtë të aplikojë: Sipas nenit të famshëm 49 të Traktatit të BE-së “secili shtet evropian i cili i respekton parimet nga artikulli 6 (liria, demokracia, respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, sundimin e ligjit) mund të aplikojë për t’u anëtarësuar në Union.

Pas aplikimit Këshilli, duke vepruar me unanimitet të të gjitha shteteve anëtare, kërkon nga Komisioni të nxjerrë një opinion rreth asaj se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për t’u bërë me status kandidati dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Komisioni Evropian e dorëzon pyetësorin dhe merr përgjigje nga shteti aplikues. Pastaj nxjerr një opinion. Kjo procedurë zgjat një vit. Në këtë fazë janë Shqipëria (për të cilën Komisioni Evropian ka nxjerrë mendim negativ dhe nuk ka sugjeruar dhënien e statusit të kandidatit) dhe Serbia (për të cilën Komisioni ka dhënë mendimin pozitiv dhe ka sugjeruar dhënien e statusit të kandidatit). Zbatimi i Marrëveshjes SAA është një ndër kriteret po ashtu.

Në bazë të mendimit të Komisionit, por në mënyrë të pavarur, vendet anëtare të BE-së me unanimitet vendosin t’ia japin apo jo statusin e kandidatit. Në rastin e Serbisë një vendim i tillë pritet javën që vjen.

Pas dhënies së statusit të kandidatit, Këshilli, sipas propozimit të Komisionit, vendos për të caktuar datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit me vendin kandidat. Në këtë fazë është Mali i Zi, të cilit i është caktuar muaji qershor, por me kusht që të nisë negociatat e anëtarësimit.

Negociatat e anëtarësimit nisin me procesin e screeningut, ku Komisioni Evropian, në secilin prej 35 kapitujve, bën një studim të tërthortë të gjendjes në resorë të ndryshëm të vendit kandidat dhe për secilin kapitull nxjerr një raport.

Një nga një secili kapitull hapet për negociata vetëm pasi të konstatohet se vendi anëtar i ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen, dhe me këtë pajtohen të gjitha shtetet anëtare. Kur të hapen negociatat, për ndonjërin kapitull caktohen kriteret për mbylljen e tyre. Kur të përmbushen kriteret, kapitujt mbyllen një nga një. Secili shtet anëtar ka së paku 72 raste të bllokojë secilin hap në procesin e negociatave të zgjerimit me një vend kandidat.

Kur të mbyllen të gjithë 35 kapitujt, atëherë përmbyllet formalisht edhe procesi i negociatave të anëtarësimit. Edhe me këtë duhet të pajtohet Parlamenti Evropian dhe të japë mendimin Komisioni Evropian. Pas kësaj shkruhet Traktati i Anëtarësimit. Pastaj ai përkthehet në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe në gjuhën e shtetit, i cili ka negociuar anëtarësimin. Ai tekst më pas nënshkruhet. Kroacia është tash në këtë fazë.

Pas nënshkrimit, Traktati duhet të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe nga parlamenti i vendit i cili hyn në BE. Instrumentet e ratifikimit i dorëzohen Qeverisë së Italisë në Romë si ruajtëse të traktateve evropiane. Pas kësaj një vend hyn në BE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi