Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistoi: Idriz Morina:Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000

Shko poshtë

Intervistoi: Idriz Morina:Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000 Empty Intervistoi: Idriz Morina:Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 12, 2012 5:56 pm

Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000


Intervistoi: Idriz Morina:Intervista/Salihaj: 600 shqiptarë janë likuiduar në kohën e SHIK-ut, 1999-2000 Adem-salihaj-440

Intervistoi: Idriz Morina


“U kurdisën shumë prapaskena ndaj meje nga argatët e PDK-së brenda LDK-së, që ta njollosin personalitetin tim”, thotë Adem Salihaj në një intervistë me Adem Salihajn, kandidat për kryetar të Ferizajit.


Në një intervistë për “Bota sot” ish zyrtari i lartë shtetëror dhe partiak i LDK-së Adem Salihaj, për herë të parë rrëfen për çyshtje për të cilat thuaja kurrë më parë nuk ka folur, përveç atyre për procesin e “Bllacës” ku ai është një nga dëshmitarët kryesorë-viktimë, i gjallë, si dhe për SHIK-un, ai flet edhe për akuzat për SIA-në, për atë që mendonte Presidenti Rugova në fundin e mandatit të tij për shkak të vdekjes. Salihaj beson se SHIK-u ishte një organizatë kriminale, ndërsa Rugova dhe LDK-ja kurrë nuk kanë pasur apo financuar ndonjë shërbim inteligjent, dhe për të argumentuar këtë Salihaj thotë: “Shumë njerëz që ishin afër Presidentit i kishte rekrutuar SHIK-u dhe ata punonin kundër tij dhe interesave të Kosovës”.
Ai thotw se të gjitha këto janë vetëm shpifje dhe konstruksione të SHIK-ut dhe PDK-sw. “Asnjë lloj shërbimi nuk ka financuar LDK-ja e as Presidenti Rugova. Aq më pak të kem unë çfarëdo lidhje me ndonjë shërbim. Unë nuk e di a ka ekzistuar vërtetë kjo farë SIA, kush mund të qëndrojë pas saj, por një gjë e them të sigurt dhe me përgjegjësi të plotë, se unë nuk kam asnjë lidhej me asnjë lloj shërbimi. Të gjitha këto akuza ishin konstruksione të SHIK-ut, të PDK-së dhe të mediave të kontrolluara prej tyre, që të më paraqesin mua kriminel, vrasës e lloj-lloj akuzash tjera, të cilat njeriu as nuk mund t’i paramendojë. Por, një fakt është i pamohueshëm-se ka ekzistuar SHIK-u, se këtë organizatë e ka formuar Hashim Thaçi dhe qeveria e tij e përkohshme, se kjo organizatë ka pasur financim, ka pasur struktura, ka mbajtur dosje për njerëzit në Kosovë,dhe se kjo organizatë i ka raportuar vetëm PDK-se dhe Thaçit. Vetëm gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit, qershor 1999-qershor 2000, në kohën e ekzistencës së SHIK-ut, janë varë e likuiduar 600 shqiptarë, të gjithë në mënyrë misterioze dhe as sot e kësaj dite nuk janë zbuluar vrasësit. Pra, a nuk ju duket se e gjithë kjo ka lidhje të pashmangshme me SHIK-un, PDK-në dhe Hashim Thaçin? Kush tjetër, cila organizatë tjetër “misterioze” ka mundur t’i bëj gjithë këto vrasje dhe të mos zbulohen ato?”, thotë Salihaj.


Intervistën e plotën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi