Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:“Guerilët” edhe Malit të Zi, i bën dhuratë tokën shqiptare!

Shko poshtë

Idriz Morina:“Guerilët” edhe Malit të Zi, i bën dhuratë tokën shqiptare! Empty Idriz Morina:“Guerilët” edhe Malit të Zi, i bën dhuratë tokën shqiptare!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2015 6:52 pm

Idriz Morina:“Guerilët” edhe Malit të Zi, i bën dhuratë tokën shqiptare!


Idriz Morina:“Guerilët” edhe Malit të Zi, i bën dhuratë tokën shqiptare! Largea_rugova-kufiri1435223733
Me të kuqe shënohet kufiri i ri me Malin e Zi, në thellësi dhe gjatësi!


Ata që u pasuruan pas luftës duke grabitur pasurinë e përbashkët apo edhe më keq pasurinë individuale të atyre që nuk mund ti dilnin zot asaj, nuk e patën problem nëse edhe harta e Kosovës zvogëlohet, tkurret. Para disa vitesh u arrit marrëveshja me Maqedoninë për demarkacionin e kufirit, që në fakt është përcaktimi i vijës kufitare. Marrëveshja njohu një marrëveshje serbo-maqedone, që krijoi konfliktin e debelldeasve, që në fakt ishte çështje e gjithë shqiptarëve, por që ne si popull nuk reaguam në masën e nevojshme, braktisëm për një mijë interesa të tjera fatin e tyre. 2500 hektarë tokë i kaluan Maqedonisë. Politika institucionale dhe partiake u arsyetua duke thënë se ishte një obligim i Pakos Ahtisari dhe se nuk mund të bënim asgjë më shumë, nuk mund ta kundërshtonim forcën ndërkombëtare. Por, nënshkrimi i marrëveshje u la vetëm pas pavarësimit të Kosovës, dhe atë u bë dakordimi para më shumë se pesë viteve, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevskit.
Gjërat nuk kanë ecur më mirë as më fqinjët tjerë sllav. Serbia është lënë për fund, e cila pretendon të marrë qindra hektarë tokë edhe atë së pari në kufirin ndërshqiptarë, që ndan komunën e Kamenicës në Kosovë me Bujanocin e mbetur nën Serbi.
Ndërsa, sot Kuvendi do të ketë interpelancë me ish kryeministrin Hashim Thaçi, tani ministër i Punëve të Jashtme, për kufirin me Malin e Zi, pasi besohet se Kosova jo zyrtarisht ka pranuar lëvizjen e kufirit, sipas projeksioneve të Malit të Zi, duke e lëvizur kufirin në dëm të Kosovës, në zonën e Rugovës dhe të Plavës, në një gjatësi prej rreth 6 kilometra.
Me këtë ndryshohet kufiri i 1974-ës. Sipas burimeve të besueshme, zyrtarët e Kosovës të cilët kanë punuar në demarkacion, përfshirë autoritetet shtetërore, kanë pranuar ndryshimin e kufirit sipas projektit të përcaktimit të kufirit nga Mali i Zi. Kundërshtimi që po i bëjnë rugovasit është më se i duhur. Kërcënimi me luftë, ndoshta mund të duket i ekzagjeruar, por është e vështirë që shqiptarët ta pranojnë ti humbin tokat, për shkak të lojës me fatin e atdheut, të disa ‘komandantëve’ të luftës, apo udhëheqësve të guerilës.
Historia e përplasjes së shqiptarëve me Malin e Zi është tejet e gjatë, madje që kur u krijua shteti malazez, para një shekulli e gjysmë, kur u krijua më shumë se gjysma e tij mbi tokat shqiptare, dhe e vazhdoi zgjerimin në dëm të tokave shqiptare.
Por, lufta më e jashtëzakonshme e shqiptarëve kundër shtetit malazez u bë nga forcat e Lidhjes së Prizrenit, në luftën për mbrojtjen e Ulqinit, Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, 1879-1880. Madje për ironi të fatit, për shkak se edhe gjysma e popullsisë së Malit të Zi ishte shqiptare, edhe të paktën gjysma e ushtrisë dhe udhëheqësisë të luftës, si Mark Milani ishin shqiptarë.
Mali i Zi përfundimisht në vitin 1880 do të humbte betejat me shqiptarët dhe nuk ia dilte dot që me forcë ti merrte territoret që Kongresi i Berlinit. Për t’ia dorëzuar tokat Malit të Zi, do të angazhoheshin nga deti edhe forcat ushtarake të Europës, Anglisë, Francës, Gjermanisë.
Pra, Mali i Zi edhe para më shumë se një shekulli mori territore shqiptare vetëm nën tiraninë e forcës, jo të tij, por asaj ndërkombëtare dhe të pushtuesit, perandorisë Osmane, forcat e së cilës luftonin me tërë forcën dhe pamëshirshëm me shqiptarët në tokë, për t’ia dorëzuar përfundimisht më 26 nëntor 1880 qytetin bregdetar shqiptar Ulqinin edhe sot thuaja totalisht i banuar me shqiptarë!
Shijen e hidhur të luftës, veçmas të asaj pjese që e udhëhoqi gabimisht atë, dhe politikisht e dëmtoi lëvizjen Rugovës ende po vazhdojmë ta ndjejmë!
Shpresojmë që Kuvendi ta shpëtojë nga marrëzia atë që bëri këtë mashtrim! I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi