Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE

Shko poshtë

Jorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE Empty Jorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 26, 2012 10:05 pm

Jorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE 369251_1630998071_231259214_nJorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE 562968_3167221312718_1630998071_2555992_1698630446_n

Jorgo Telo:SUMBULLA DASHURORE


DËSHIRË



Zgjata dorën,

të arrija

pafundësinë.

T’ia grabisja Zotit

Zotësinë.

Zot të vetëm të shpallja

Dashurinë...



ETJE



Ujë, dritë qëmton bima

ne vapë.

Kërkon ajër bota

pa pushim.

Shpirti lyp veç këngë,

jo lëngatë.

Dashurinë…zemra

ka ushqim.



PAVDEKËSI



Të pavdekshëm – syt’ e mi,

gjersa mbajnë

brenda vetes

sytë e tu.

E pavdekshme – dashuria jonë

Gjithashtu.



LODRA NË QIELL



Në ekran të qiellit

mblidhen e hapen retë.

Sa shfaqet Venera,

zhduket

një Kometë.



HAPUR



Eja, eja, kapma llërën!

Mos më lër

në cak vetmie!

N’gjoksin tënd më ke

të tërën…

Tok të bredhim

nëpër yje.



TI, BILBIL!



Ti, bilbil, që rri mbi ftua,

Bilbileshës çfarë ì flet?

Ziliqare

më bën mua.

E kam mikun në kurbet…





FRYMËMARRJE



Për të mos e ndjerë

fillikat

veten,

e gjitha një ditë

do të të jepem…

Duke “firmosur”

ardhmërinë;

në frymë të shoqi-shoqit

do marrim frymë…



SIKUR



Sikur të mos qante hidhur

shpirti ynë,

Sikur të mos ì lajmë sytë

me kokrra loti;

Sikur të mos mbetej brymë

mbi blerim;

Kështu do rreknim

të na shkonte moti…



DËSHMITARËT



T’ì hedhim matanë

dhimbjet e kota.

Të grishim

më të ëmbëlat

psherëtima.

Për ne të dy

qofshin dëshmitarë

qielli dhe toka.

Ne lypim një dashuri

pa guricka e kthina.



DHURATË



Mblodha këngë

kanarinash.

Ndolla ngjyrat e ylberit

dhe aromë trëndafilash.

Po t’ì nis me flatra…

Merri!



NË TRI KOHË

(Mendësi vajze)



Do të quhesha mëkatare

në tri kohë:

Edhe kur të t’ì kundërshtoja

Prerazi

dëshirat.

Edhe po të të dorëzohesha

pa përfillur ndjesirat…

Edhe… të heshtja fare…

Tri herë mëkatare.



MOSPEZULLTI



Mos më lër

në gjendje të pesullt,

të lutem!

S’do ta duroja aspak

pritmërinë.

Në oazet e zemrës sate

pres të strukem;

veç të mos ndjehem

shkretëtirë.

Kur sinqeriteti veton,

edhe Sahara bleron.



SHIKIMET



Vajzë,

moj shelgjishte e njomë,

në s’ke drojë,

në sy vështromë.

Kush ta “mundi” njëri - tjetrin

Do të shkundë

dollinë e qejfit...!



VOZITJE



Ja, pra,

zemrën ta fala.

Tashmë

më ç’na mungon?

Do ecim

nga të na shpjerë dallga,

apo

të dy

do qëndrojmë

në timon?



ZHURITJE



Vendosa te ta jap puthjen.

Si e ke deshiruar,

të ta nis

jo me të kuq buzësh

si dikur…

Me një puthje-prush

në shteg të dashurisë.

Buzët e tua

të digjen zhur.



PËRMIDIS



Zhbiron syri ì Zotit

midis dëshirës

e dashurisë..

E neve të dy

na lidh

me perin e artë.

Zemrat na ì qendis…



STATUQUO



S’do doja

ta gëlltis dashurinë,

siç gëlltis tabletat

për gjumë.

Tek je

qëndro më mirë;

tek jam

të rri unë.



LIRIDALJE



Përse e mbyll zemrën

me qepena

para e mbrapa?

Si do ta ndiej këngën,

po s’dolën tingujt

përjashta?



VEGIMTARE



E bukur je vërtet.

Dhe mbetesh vegimtare

në pasqyrë.

Veç nuk kuptoj:

Pse s’ndihesh e qetë?

Shpirtin ç’ta ka ndrydhë?



LULNAJË



Lidhja jonë

të lulojë

si lulnajë

çdo lëndinë.

Ëndrra ime je ti,

ti që di të sillesh

me dashurinë.



SHIGJETIM



Ngjasojmësi dy prushe.

Lidhëzimi dashuror – sherbeti.

Syri yt- shënjestra,

Syri im – thepi.

E praruar

kjo jetë-fazë.

Na hedh në dehje

në ekstazë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi