Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inaugurohet katedralja ortodokse

Shko poshtë

   Inaugurohet katedralja ortodokse Empty Inaugurohet katedralja ortodokse

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 25, 2012 2:31 pm

   Inaugurohet katedralja ortodokse Katedralja-ortodokse

Inaugurohet katedralja ortodokse


Të gjithë besimtarët ortodoksë prej dites së sotme kanë mundësi që ti drejtohen katedrales madhështore në qendër të Tiranës, për të gjitha ritet fetare. Katedralja u inaugurua në kuadër edhe të 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop iTiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Ceremonitë për inaugurimin eKatedrales së re Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” nisi rreth orës 10:30, me Liturgjinë Hyjnore dhe më vijoi me fjalimet e rastit, këndimin e himneve kishtare etj.

Në ceremoninë e ingarumit përveç, trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve të tjera fetare kanë marrë pjesë edhe presidenti i vendit Bamir Topi, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Kulturës Aldo Bumçi si dhe shumë personalitete të tjera.

Kompleksi i Katedrales përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore.

Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin, që përmban kuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme), aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt) përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës.

Kisha mbulohet me kupolë, me dia-metër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmë cilindrike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi