Xhevat Rexhaj: Shteti i vjedhur, bertasin hajnat

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: Shteti i vjedhur, bertasin hajnat

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 05, 2012 11:31 pm





SHTETI I VJEDHUR- BERTASIN HAJNAT

Foli Jakup Krasniqi, Kryetari i Parlamentit të vjedhur, nga vet Jakupi dhe deputetët e këtij hajn Parlamenti...

Nga Xhevat Rexhaj

Përditshmëria e sotme kudo në trojet shqiptare, po qel kanale dhe po jepë mundësi për shumë njerëz të profesioneve te caktuara që merren me shkrime, të japin mendime dhe të merren me gjëra që vërtet nuk do të duhej të ishin temë debatesh, por temë debatesh do të ishte dashur të ishin trendet e mira në ekonomi, kulturë , sport, demokraci, artë e ne fusha të tjera, po ja qe vet, kinse politikajt shqiptare nuk të lenë të qetë në këto kohë.

Shtete të ndryshme edhe në rrethinë ku jetojme ne shqiptarët, ndoshta para disa vitesh kanë pasur frikë nga ecja e duhur dhe drejtë evro-amerikanizmit, të cilën e nisem ne shqiptaret, këto shtete sigurishtë se ato vite e kanë menduar dhe kanë bërë edhe elaborime se si te përballen me zhvillimet e shumë llojshme të shqiptarëve, dhe ngritjen e tyre që dikur edhe të bashkonin trojet e tyre. Megjithate ka zëra ,dhe nese lexohen me kujdese edhe mjetet e informimit të këtyre shteteve, tani më thuaja se ka rënë dhe ka kaluar ajo frikë e tyre se do te mund të "rrezikoheshin " nga shqiptaret, ngase ka 12 vite që sidomos ne shqiptarët jemi duke u marr me veten tonë, e jo me të ardhmën, jemi duke sakatuara këmbët tona e jo ato të huaja, pra te armiqeve tanë, dhe jemi duke derguar ujin në mulirin e armikut e duke ja ndaluar vetes po atë uji.

Në të gjitha trojet shqiptare sot kemi politikan shqiptare që do duhej të vendosnin për vet shqiptaret, në të gjithan trojet tona e sidomos në dy shtetet e sotme Kosove e Shqipëri kemi vetem katrahura, ndarje, sharje, rrahje, vrasje, shantazhime, keqperdorime, kriminlaitet ekonomik e politik dhe kontrabandë gjerë në fyt. Të ndalemi konkretishte në Kosovë, shtet që doli i shkatërruar nga gjenocidi serb, por fal ndihmës madhore ekonomike të shteteve mike dhe popujve mik nga Evropa dhe Amerika e largët me Japonin, Australin e te tjera, disi veshtirësit u tejkaluan dhe u mendua se do te nisi nje fazë e re e zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë ,të quajtur dikur Dardani. Që në fillimet e pasluftës u pa prerazi se disa grupe dhe klane të caktuara të shendërruara edhe në parti politike, qëllim parësor e kishin që të pasuroheshin, të zhvatnin dhe të kriminlaizonin shoqërinë kosovare, këte edhe e arriten, me reketime, me vrasje, me shantazhime, me frikësime e deri me vjdhje masive të parase se qytetarëve të Kosoves. Disa klane dhe grupe kriminale në emër të luftës e mbollën frikën që ata askush te mos guxoi ti kundershtoi, ti marri nepër gojë, dhe as të flas kundër të bëmave të tyre te liga, këto grupe e mbollën farën e vjedhjes së pasurive shoqërore, uzurpuan gjithë çka patën mundësi, dhe me një shpejtësi marramendëse u shëndrruan ne milioner e besa edhe në politikaj, biznismen dhe aty këtu edhe në "intelektual" duke blerë apo marr me zor diploma të nduarduarshme nepër Univerzitete, si në Kosovë ashtu e dhe në Shqipëri. Në realitet edhe u krijua nje shtresë e re në Kosovë, shtresa e trimave të shendrruar në milioner, ec e guxo kush e prishjau tymin e duhanit, jo; dhe si pasojë kjo dukuri u përhap në shoqërin kosovare, dhe me këte e mbolli edhe frikën te qytetaria e ndershme e Kosoves, të cilët gradualishtë u pajtuan me këte situatë te re edhe si pasojë e frikës dhe tmerrit.

Gjatë këtyre viteve Kosova mbajti edhe disa pal zgedhje, në fillim ato ishin të organizuara, dhe të mbikqyrura nga organizata ndërkombëtare e sidomos OSBE ja, dhe vertet mundësia e keqpërdorimit të votave ishte më e vogël, por më vonë pas vitit, dhe me vitin 2007 filloi të dali në shesh dukuria masive e blerjesë dhe vjedhjese së votave të qytetarëve , dhe kështu filluan te dalin Institucione që për themel e kishin hajnin, dhe blerjen apo shitjen e votes. Maskarada e madhe u duk ne vitin 2007 kur fitoi PDKja, dhe me këte rast edhe më shumë u krijua mundësia që tani e tutje PDK ja të luaj si macja me miun në të gjitha zgjedhjet që do të pasonin, si ato lokale ashtu edhe ato nacionale. Legjistratura e re e krijuar, Qeveria e krijuar mjerishte edhe me LDKne e bëri të mundur një strukturë kriminale që të arrij majat e pushtetit, dhe prej atij momenti Kosova shkurt u vu nën një protektorat të vjedhësve, pra në një Kantinë të krimit dhe korrupcionit. Deputet, ministra, kryetar komunash, drejtor bordesh, e turlifar pushtetari filluan të ngjiten në majat e fitimeve, dhe nga njerëz të dikurshem me nga 100 euro në xhepa, ata brenda natës u shëndërruan në milioner, me vila luksoze, automjete luksoze, gjirollogari bankare nepër Dubai, Qipro, Turqi dhe Shqipëri e vende të tjera, familjet e tyre filluan te jetojne si Sheikët, gratë e tyre posedojnë sot pastruese, kujdestare femijësh, kuzhiniere e çka jo tjetër, fëmijët e tyre filluan te shkojnë në shkolla private të milionereve, e jo te qytetarisë, pra shkurt e shqip u ngrit një klase e politiakanëve që në vend se të ishin burgjeve, ata u shëndrruan në milioner ordiner-kriminl. Në këtë lojë dhe krim, realishte jane të përfshirë njerëz të të gjitha partive politike, e besa edhe njerëz te shumë OJQ ve, që punuan dhe bashkëpunojne me pushtetin, por realisht prijne njerëz të PDKse-SHIKut dhe shumë të tjerë që në emër të luftës e katandisen Kosovën, ama sigurishte se jo luftëtarët e vërtet ngase ata edhe sot e gjithë diten, jetojnë në kushte te vështira, invalidët e luftës dhe Familjaret e dëshmoreve të kombit, kjo shtresë ka mbetur pa asnje kujdese të duhur, të vet atyre që edhe vodhen dhe fituan vota në emër të këtyre njerëzëve e luftëtareve.

Vjedhaj e parasë ishte e dukshme, dhe pushteti krijoi edhe mundësine se si do te mundë të bëhej shperlarja e këtyre parave, dhe për këte mundësia më e mirë ishte qështja e privatizimit, me privatizimin ndodhi edhe humbja e pafalshme e pronave shqoqërore në duar të hajnave dhe kriminelëve, ngase dikush i blente ato me çmime minimale në emër të politikajve dhe familjarëve te tyre, dhe kështu ato prona do te mbesin në duar të krimit dhe kriminelëve të llojeve të ndryshme. Krimi dhe kontrabanda me serbët e veriut ishte edhe një thesar i çmuar i atyre që thirreshin në patriotizem, ështe me se e vërtet se shqiptaret jane bashkëpjesmarrës dhe bashkëpunëtorët e ngushtë te çetnikeve nga Serbia, që bëjne kontrabanden dhe korrupcionin në Kosovë, me derivate nafte, me cigare, me gjëra ushqimore, me materiale ndertimore, me drogë, me larje parash, me qenje të gjalla njerëzore e të tjera, pra nuk jane vetëm serbet fajtorë, jo asesi, fajtoret kryesor janë vet shqiptaret, dhe ate shumica që janë ne Institucione, dhe argatet e tyre që i udhëheqin bizneset e pista me shkije. Të gjitha këto pazarllëqe në kurriz të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës i kane ditur dhe i dine shumë mire policia, i ka ditur ai fare SHIK u, i cili sigurisht se ka bashkëpunuar me shkije në biznese, i kanë ditur dhe i dijnë politikanët, pra pushtetarët e Kosovës, por jo asnjëher nuk u morën me këto gjëra, po si te merreshin kur vet ishin të kyqyr në këto allleshvereshe, këto qështje nuk pati guxim ti ndjek asnjë prokuror, jo se kane frikë e besa edhe blihen me para nga milioneret e rinjë, hajna të Kosovës.

Eh këto të gjitha,i ka ditur shumë mirë edhe J. Krasniqi, i ka ditur të gjitha këto qështje, por asnjëhere nuk ishte prononcuar, së paku me gojë, asnjëher nuk kishte pranuar se në partine e tij, pra në PDK ka jo vetëm hajna, por edhe kriminel dhe korruptues, shantazhues dhe frikësues të shoqërise kosovare, këto i ka pas për dijeni Z. Krasniqi, por nuk fliste ngase sigurisht edhe ai përfitonte nga gjëra të tilla. J. Krasniqi i mbyllte syte para këtyre gjërave, ai qysh gjatë luftës dhe pas luftës hal në sy e kishte se si ta etiketoi shumicën e shqiptarëve që ishin rugoviste-institucionalist, si popull tradhëtar, Jakupi problem e kishte se pse i fitonte LDKja votat në mënyrë të ligjshme e të tjera, pra këto gjëra e mundonin Jakup Krasniqin, e jo se si vriteshin veprimtarët e shquar të Kosoves, se si bëheshin atentate ndaj aktivistëve të shquar të LDKse, se si mbeteshin Familjet gratë dhe fëmijët pa prindër kur vriteshin LDKist-kombëtar të mëdhenj, nga plumba të bandës së tij, ngase edhe ky ishte pjese e SHIKut dhe PDKsë, jo jo , se Jakupi kishte jetesen e rregulluar me pastruese në shtëpi në midis Prishtine, Jakupi kishte krijuar pasuri të paligjshme dhe nuk merzitej se kush ishin kriminelet, dhe hajnat, ngase skishte pse te merzitej kur edhe vet i njifte te tillët. A foli ndonjihere Jakupi për vrasjet e veprimtarëve të LDKse, Jo?, a foli Jakupi kur u vra Ukë Bytyqi nga bashkëpartiaku i tij në Therande? Jo, a foli Jakupi ndonjihere se pse tentohej te vritej Presidenti I Kosoves Ibrahim Rugova? Jo, a foli Jakupi ndonjihere se si u shit Grandi dhe qindra pasuri te shtetit më parë? Jo, a foli Jakupi kundër PDKsë kur u vodhën votat ne zgjedhjet e fundit ? Jo. Në të gjitha këto pyetje Jakupi asnjëhere nuk ishte përgjigjur, asnjëher nuk i kishte denuar krimet në Kosove, gjate dhe pas luftës e të cilat ishin bëre ndoshta edhe me aminin e tij, asnjëhere nuk foli se si u pasuruan partiashët e tij, shkurt Jakupi ishte pjesë e kësaj rrjete të çmendurisë kosovare.

Po tani çfarë po flet more Jakup Krasniqi:, Po na tregon se Kosova e ka nje Parlament të vjedhur, pra deputetet e këtij parlamenti janë jo legjitim, janë hajna, ose ndryshe kriminel, se ai që vjedh votën e shenjtë ai ështe kriminel, Jakupi po na tregon se edhe ai ështe i ulur me vjedhje, ne krye te këtij pis Parlamenti, të këtij korrupcion-legjislativi, Jakupi po tregon tani se në Kosovë ka ndodhur krimi dhe kriminaliteti, ka ndodhur hajnia dhe pasurimi i një shtrese politikanësh, Jakupi tregoi së fundmi se për të gjitha këto është një Bos më i madhi që u rrinë si mburoje kriminelëve dhe hajnave?! Të jemi realistë, me të gjitha këto konkludime pajtohemi të gjithë qytetarët e Kosovës, por nuk do të pajtohemi kurrën e kurres me kohën dhe vendin e thënë, Jo. Pse?, ngase këto janë të ditura e të njohura me vite të tëra, këto janë te shënuara nepër gazeta, TV, radio, për këto kane shkruar gazetarë, analistë, publicistë, disa OJQ, e besa edhe disa politikaj të ndershëm dhe trima, qysh me vite përpara. Tani shtrohet pyetja; O Z. Krasniqi po ku ishe gjerë me sot, po pse nuk u distancove nga këto, dhe këta shok tuaj me kohë, por prite që mu ata të ty të të zgjedhin në krye Parlamenti, pra ti i nderuemi SHOK Krasniqi, bëre pazare me hajnat, dhe kriminelet, ti u bëre bashkë me ta ngase edhe ti ishe pjesë dhe bashkëpjesmarrës i hajnisë, Z. Jakup ishe në dijeni se milionat që ua kishte dhënë F. Limaj për fushatë juve PDKjcave të kishin ndihmue edhe ty për vota, ngase edhe ti kishe ble vota se para kishit mjaft, Z. Krasniqi ore shok, ti sikur të ishe i ndershëm nuk do uleshe në ate ulëse, nëse do ishe i ndershëm nuk do rrije në nje parti, ku shumica janë hajna, dhe kriminel eko-politik, ti o Jakup e ke pranue marren ,ngase je ul me marre në atë Parlamnet, dhe duhet të jesh i sinqert dhe ta pranosh se , ti sot je Kryehajni i hajnave, ngase je ende Kryeparlamentari?!.

Ne shqiptarët presim që të ketë pak moral në politikë edhe pse po shifet se ne shqiptarëve, ne shumë fusha jetësore na u ka paksuar morali dhe etika, na u ka paksuar dashuria ndaj vlerave dhe të mirave, na u ka paksuar vetëdiaj për ta dashtë shtetin, na u ka paksuar dashuria për njëri tjetrin, dhe shkurt na u ka paksuar kurajoja që ti themi stop këtyre trendeve që janë ngulitur në mendësin e ne shqiptareve, dhe shkurt krejte kjo si pasojë e ju të tillëve që na pushtuat me pushtet te vjedhur o J. Krasniqi. Megjithate shok Krasniqi, ka kohë për njerëz që sado kudo kanë pak moral, kanë pak njerëzi, dhe se fundmi kanë pak gjak shqiptari ( në të cilin ti thirresh me bollëk), pra ka kohë dhe mundësi edhe nga ana jote që të tregohesh pak i dinjitetshëm; jep dorëheqje o Jakup Krasniqi nga pozita e Kryekuvendarit, dhe me një gjest të tillë do ta përmiresoje edhe vet emrin tënd, me nje gjestë të tillë do i ndihmoje shumë proceseve në Kosovë, me një gjest të tillë do tregohej se megjithate në Kosovë paska njerëz që rrezikojne veten për qytetarinë, nese e bënë një gjë të tillë meriton respekt, por nuk do te mundë të ju shlyhen ato gabime që i keni bërë me vite, ju Z. J. Krasniqi, në disa vite shumë të vështira dhe të renda te ne shqiptaret, ishit përqarësi numër një në Dardani ,dhe kjo nuk mundë dhe nuk duhet të te falet asnjëhere...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi