Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi

Shko poshtë

Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi Empty Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 08, 2012 11:42 pm

Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi


Një japonez dhe një britanik fitues të Nobelit në mjekësi Largea_9601993331349713898
Shinya Yamanaka dhe John Gurdon e morën çmimin prestigjioz për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale.


Çmimin Nobel këtë vit për mjekësinë e morën japonezi Shinya Yamanaka dhe britaniku John Gurdon, për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale. Fituesit e këtij çmimi prestigjioz u njoftuan sot në Stokholm.

Shkencëtarët e fituan çmimin për sudimet e tyre për riprogramimin bërthamor, një proces që i instrukton qelizat e rritura të formojnë qeliza embrionale të hershme, të cilat më pas mund të përdoren për të formuar çdo lloj indi.

Japonezi Yamanaka është profesor në Universitetin e Kiotos, ndërsa britaniku Gurdon është profesor në Institutin e Kembrixhit. Njoftimi i fituesve të Nobelit në Mjekësi fillon javën e njoftimeve të çmimeve Nobel për këtë vit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi