Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Shko poshtë

Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Empty Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 10, 2012 11:18 pm

Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut


Zoti ekziston! Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut Dr-Eben-Alexander-320x192
Zoti ekziston! Pohimi vjen në një artikull interesant të publikuar në revistën prestigjioze amerikane ‘Newsweek’ nga neurokirurgu Eben Alexander. Dhe ai nuk e mbështet pohimin e tij në të dhëna shkencore, as si produkt i mitizimeve shpirtërore, por në një eksperiencë tërësisht personale.
I futur në gjendje kome për shkak të një meningjiti, në momentin që është zgjuar neurokirurgu kujton një udhëtim në një dimension më të lartë, “të populluar nga engjëj, në një skenar parajsor”.
Ndërsa truri i tij, në sytë e mjekëve dhe instrumenteve shkencore ishte i pajetë, Eben rrëfen se përjetoi një tjetër eksperiencë, atë të mbërritjes “në një vend plot flutura, ku ushqeheshe me muzikë dhe këngë”, një vend në fund të fundit i ngjashëm me atë që përjetësisht njerëzimi ka imagjinuar parajsën, “një vend plot me re”, ku sipas tij është pritur nga “një grua shumë e bukur me sy bojëqielli” dhe ka perceptuar ndjenjën e “një dashurie të madhe shpirtërore, duke fluturuar në krahë fluturash”.
Siç shprehet Eben, eksperienca e përjetuar i ka ndryshuar katërcipërisht vizionin e tij për botën, që më parë ishte i ftohtë dhe racional, tërësisht shkencor. E thënë kjo nga një njeri i shkencës, vërtetë të vë përballë dyshimeve.
10 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi