Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz Gagica:GRUPI PARLAMENTAR I LDK-së NUK ËSHTË DASHTË TA BOJKOTOJ SEANCËN E SOTME PARLAMENTARE..!

Shko poshtë

Hafiz Gagica:GRUPI PARLAMENTAR I LDK-së NUK ËSHTË DASHTË TA BOJKOTOJ SEANCËN E SOTME PARLAMENTARE..! Empty Hafiz Gagica:GRUPI PARLAMENTAR I LDK-së NUK ËSHTË DASHTË TA BOJKOTOJ SEANCËN E SOTME PARLAMENTARE..!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 17, 2012 9:38 am

Hafiz Gagica:GRUPI PARLAMENTAR I LDK-së NUK ËSHTË DASHTË TA BOJKOTOJ SEANCËN E SOTME PARLAMENTARE..! 483509_10200137184696249_568908828_n


Hafiz Gagica:GRUPI PARLAMENTAR I LDK-së NUK ËSHTË DASHTË TA BOJKOTOJ SEANCËN E SOTME PARLAMENTARE..!


Rrethanat politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë nuk lejojnë askënd
të sillet me komoditet deri në masën sa me bojkotue seancën e sotme parlamentare dhe atë me arsyetime shterpe, siç ka vepruar Grupi parlamentar i LDK-së, sepse gjendja aktuale kërkon nga të gjitha subjektet që të jenë aktiv dhe më unik kundrejt sfidave që parashtron çështja e veriut dhe bisedimet me Beogradin zyrtar. Me bojkotim seancash nuk mund të gjenden alternativa konkrete për të dalë nga kjo gjendje e rëndë politike që e ka sjellë keqqeverisja aktuale. Nëse LDK-ja pranoi marrëveshjen politike me PDK-në dhe AKR-në, ku po shihet qartë se ajo marrëveshje nuk po respektohet nga partia në pushtet, kjo nuk donë të thotë që tanë kohën kreu i LDK-së duhet të merret me atë çështje duke përdorë metoda që nuk përkojnë me kohën.
Bojkoti është mjet i demokracive parlamentare, por jo edhe instrument që i zgjedhë problemet politike në vend, ngase presidentja e vendit e cila është zgjedh me kompromise midis tre faktorëve politik (PDK-LDK-AKR) si dhe atij ndërkombëtar duhet të respektohet si institucion shtetëror derisa të qëndron në krye të shtetit. Kështu që jam i sigurt se bojkoti parlamentar nuk është zgjidhja më e mirë për LDK-në, kur dihet pesha dhe roli i saj i pa mohuar në arritjen e pavarësisë dhe shtet ndërtimin e Kosovës.
Pra, nuk ka marrëveshje e cila do duhej ta shtynte LDK-në që të marrë vendime që margjinalizojnë pjesëmarrjen e saj në vendimet kruciale me interesa shtetërore. E ndjej si obligim që t’i jap vlerësimet e mia personale me qëllim që ta ndihmoj partinë të cilës i takoj, në mënyrë që ajo mos ta humb dhe dobëson vlerën e saj kombëtare si partia e parë politike dhe shtet formuese në Kosovë.

Hafiz Gagica, anëtar i KP të LDK-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi