Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane!

Shko poshtë

Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane! Empty Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 21, 2012 11:26 pm

Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane!

Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane! Largea_hafiz-gagica1356085938


Në vend të reagimit

Lufta aktive kundër dukurive negative në Kosovë, e në këtë rast kundër tjetërsimit të pasurive shtetërore, siç është rasti me Dardania Bankën dhe begati të tjera natyrore, është luftë për një Kosovë të bashkuar në BE.
Pra, është koha e fundit që të vetëdijesohemi si shoqëri demokratike se lufta kundër korrupsionit dhe tjetërsimit të pasurisë së shtetit është një luftë permanente dhe çdo qytetar e ka për detyrë individuale dhe kolektive që ta denoncon të keqen. Unë me vite kam pritur se institucionet dhe parlamentarët e Kosovës do të marrin masa që të kërkojnë llogari për pasuritë e shtetit, në këtë rast të Dardania Bankës si dhe të fondeve të Kosovës, por siç duket në ato mjedise, në vend se të luftohet, aty po flenë i qetë korrupsioni dhe tjetërsimi i pasurive të Kosovës. Prandaj, me gjithë fuqinë time e përkrahi iniciativën që të sqarohen gjërat si dhe e mbështes pa rezervë zbardhjen e dyshimeve që me vite janë përhap, por së fundi u vërtetua se Dardania Bankë e Kosovës është shitur dhe askush nuk e ka ngritur këtë çështje.
Me këtë rast i ftoj të gjithë anëtarët e komisioneve financiare të ish fondeve të Kosovës që të marrin masat e duhura për zbardhjen e çdo centi që është derdhur në fondet e Kosovës, dhe të gjithë ata që posedojnë të dhëna duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.
Ftoj gjithashtu, për një debat konstruktiv rreth kësaj teme të ndjeshme, e cila ashtu sikur çështja e korrupsionit, me vite të tëra po rëndon mbi ndërgjegjen kolektive të shqiptarëve.
Jo vetëm se shumë raste të krimeve politike ende nuk janë zbuluar, por as krimet ekonomike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare ende nuk janë sqaruar dhe as gjykuar para organeve të drejtësisë. Dhe, ky çalim shtetëror shtron pyetjen se çfarë sistemi dhe shoqërie është ndërtuar në Kosovë për këto 13 vite në liri. Kur është fjala për fatin edhe të mjeteve të shumta financiare të tubuara nga mërgimtarët tanë dhe të grumbulluara në fondet e qeverisë së Kosovës në exil si dhe Dardania bankë në Tiranë, për të cilat mjete nuk është dhënë asnjëherë llogari financiare, se ku dhe për çfarë qëllimesh janë paguar, domosdo shtron nevojën, se pa zbardhjen e të gjitha rasteve se ku kanë shkuar gjithë ato shuma parash, Kosova dhe shoqëria shqiptare nuk mund t’i bashkohet asnjë sistemi demokratik, por më së paku familjes së popujve të bashkuar evropianë (BE). Andaj, duke qenë i vetëdijshëm për peshën që ka spastrimi i moralit dhe i ndërgjegjes tonë kolektive për t’u anëtarësuar në BE, e përkrahu nismën e grupit bashkëthemelues të fondeve dhe “DB” në kumtesën e dhënë për shtyp, duke e ngritur këtë çështje para organeve të drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri. Gjithashtu, besoj shumë se drejtësia gjermane dhe ajo evropiane do të merr masa për të gjitha rastet e përfolura për të zbardh të vërtetën rreth pasurisë së shtetit të Kosovës, të cilin e krijuam me mund dhe shumë sakrifica, por i cili duhet patjetër të zhvillohet lirshëm dhe të qeveriset ndershëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi