Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Lutjet nën krismat e lugëve

Shko poshtë

Kimete Berisha:Lutjet nën krismat e lugëve Empty Kimete Berisha:Lutjet nën krismat e lugëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 25, 2013 11:14 pm

Kimete Berisha:Lutjet nën krismat e lugëve 404405_486951801342732_91597556_n
Kimete Berisha:Lutjet nën krismat e lugëve

Lutjet e mëngjesit filluan me krismat e lugëve.
Shikuar pa zë, TV-pamja në Lutjet e Mëngjesit të Prishtinës dukej identike me atmosferën që mbretëron nëpër kuzhinat popullore, të stërmbushura me nomadë të uritur, por këta jo si nomadët, mëngjesin e filluan me verë të bardhë dhe me mish të kuq gjysmë të pjekur.

Krismat e lugëve në vend duartrokitjeve e përcollën fjal
imin e Presidentes. Presidentja me sako të bardhë (e bardha simbolizon paqen) fliste diçka shqip, nuk e kuptova mirë, por arrita ta kap esencën e “lutjes” së saj që thotë se për shkak të sfidave të përditshme ne po harrojmë ta respektojmë njëri-tjetrin.
Mirë tha.
Ajo nuk u “lut” për dashuri, se njeriu lutet gjithmonë për diçka që i mungon. “Lutjen” e presidentes, Ferid Agani, Besim Beqaj e shumë shqiptarë të tjerë, e përcollën me faqe e me nofulla të fryera, duke përtypur deri në imtësi mishin e mëngjesit të uritur për bukë Kosove që gatuhet me miell Vojvodine.

Më erdh mirë që asnjë grua nuk përtypej para kamerave. Flora Brovina e veshur me këmishë pika-pika buzëqeshte, në vend të lutjes. Paqa fillon me buzëqeshje, Nënë Tereza ka thënë e para.

Jakup Krasniqi nuk përtypej, se s’kishte kah prej Ali Ahmetit, i cili veç sa nuk i ishte ulur në prehër, aq afër që i rrinte kryeparlamentarit “mad maxi” i Shkupit, Ali Ahmeti.
Afërsia e Ali Ahmetit me Jakup Krasniqin është risi për Thaçin, të cilin policia e BE-së (përfshirë 5 shtetet që nuk na njohin), po e çlirojnë nga çlirimtarët.
Ali Ahmeti është i vetmi komandant me të cilin mund t’i dal punë Thaçit, sepse Ali Ahmetit nuk ia ka dalë t’ia prish rendin e qetësinë as diagnoza “shizofreni patologjike” e lëshuar nga doktorët e Zvicrës, në emër të së cilës me vite Aliu ka marrë pension invalidor.

Nuk ia ka dal Zvicra që ta shkatërroj me fakte reputacionin e Ali Ahmetit në shqiptari, e as fakti që ka qenë në Listën e Zezë Amerikane, dhe as zbulimi i dokumenteve që faktojnë se Ali Ahmeti gjatë viteve 80’ dhe 90’ ka qenë agjent i Serbisë me nofkën “Ibar”.

Që po ndjehej e turpëruar nga atmosfera ushqimore, shihej vetëm deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, e cila mbante kokën ulur me shikim te telefoni i saj.

Në Shtëpinë e Lutjeve njerëzit nuk hanë, nuk pinë, nuk lavdërohen, nuk flasin për dashuri e për respekt, por luten. Kapen përdore me njër-tjetrin, i mbyllin sytë dhe luten pa zë.

Lutjet e mëngjesit Adem Demaçi i kishte kuptuar fjalë për fjalë (bardhë e zi), siç i kuptoj edhe unë, prandaj nuk iu drejtua shqiptarëve e as serbëve, por iu drejtua Zotit, autorit që i ka krijuar shqiptarët dhe serbët.
“Lutja” e presidentes për respekt zbuloi se asaj i mungon respekti, ka nevojë pafundësiht ta respektojnë, ndërsa “lutja” e Adem Demaçit zbuloi nevojën e tij të dëshpëruar për dashuri të pakushtëzuar serbo-shqiptare.
Demaçi e luti Zotin, si krijues i diversiteteve kulturore që të na mësojë të duhemi ndërmjet vete, meqenëse vet na ka krijuar nga dashuria. Disa herë e përmendi Zotin.
Prita që bile muslimani Agani me mjekër menjëherë do ta nxjerrte kafshatën e madhe që se kapërditnte dot, dhe të ngritej në këmbë kur përmendej Zoti, por Feridi vazhdoi me përtypje derisa Demaçi e përfundoi komunikimin me Zotin.

Thaçi dukej i freskët. Nuk ka qëndruar gjithë natën përpara dyerve të prokurorisë së EULEX-it për të pritur për “mëshirën” e Mauricio Salustros, se çfarë do të vendos për komandantët dhe për ushtarët e tij, për të cilët politikisht është përgjegjës.

Ka gjetur kohë edhe të kryej atë krehjen me bojë hiri të mbyllët palette, për të mbuluar thinjat vetëm sa e kap hapësira kapakun e tij të kokës.
Foli për marrëveshjen ndërmjet tij dhe Serbisë, për “pajtim”. Lutja e tij kryesore për sivjet ishte implementimi i “pajtimit” me Serbinë. Kësaj here nuk u lut as për Trepçën që të na e morën serbët.

Aty nuk ishte asnjë djalë i Vetëvendosjes që t’ia derdh fytyrës gotat me raki që e përcillnin secilin fjalim.
Prandaj në skenë doli “vëllau” i tyre, Vladimir Bozoviqi, i MUP-it të Serbisë. Vladimiri tha se gjendet në mesin e vëllezërve të tij shqiptarë të cilët e dënojnë krimin, pra krimet e shqiptarëve ndaj serbëve. Kur foli Demaçi me Zotin nuk pushuan lugët, por lugët pushuan vetëm atëherë kur foli Vladimiri.
Luga e Hashim Thaçit pushon sa herë që flet Vladimiri. Së fundi, kur në Prill 2013,në një takim me Viktor Ivanovin, drejtorin për Luftimin e trafikimit të drogës në shërbimin federal të Rusisë, Vladimiri tha se nëpërmjet Kosovës në Evropë kalojnë 60 ton heroinë.

Vladimir Bozoviqi ka ardhur që të cakërroj gotat me Dukagjin Goranin. U “pajtuan” që nga 11 Nëntori i viti 2003 kur u shoqëruan në një takim të përbashkët në Beograd, e kur Dukagjini foli si serb për vrasjet e serbëve.
Në cilësinë e drejtorit të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës, në këtë takim Dukagjini ka thënë se: Shqiptarëve u vjen shumë zor që të besojnë se komandantët e tyre kanë vrarë civil serb. Sido që të jetë, dikush i ka vrarë ata serb, dhe unë dyshoj që këtë ta ketë bërë KFOR-i”
Dukagjini gjatë këtij takimi në Beograd ka thënë se një ish ushtar i UÇK-së i ka thënë IWPR që ai e di se janë vrarë shumë civil serb, sidomos pas mbarimit të konfliktit. Dukagjini, me vakt, e ka quajtur luftën e UÇK-së konflikt. Sipas UNMIK-ut janë vrarë 271 serb, dhe 650 kanë qënë të zhdukur, menjëherë pas luftës.

Në këtë takim ku mori pjesë edhe Vladimiri, edhe Dukagjini, që u mbajt në Beograd ndërmjet përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe organeve shtetërore të Serbisë u arrit pajtimi që policia e UNMIK-ut të nis hetimit e krimeve të UÇK-së kundër serbëve.
Prandaj, Vladimiri sot tha që ndodhet në mesin e “vëllezërve” (mirë që s’tha motrave), të cilët i dënojnë krimet e UÇK-së ndaj serbëve paramilitarë.

P.S. Organizatave të UÇK-së, veteranëve, ish-ushtarëve nuk iu bëhet vonë që të dalin në mbrojtje të vetvetes. Ata e kanë lënë për pasnesër (të hënën më 27 Maj 2013), për ta shprehur zemërimin ndaj arrestimit të shtatë komandantëve dhe ushtarëve të tyre.
Që psikologjia e zbulon se zemërimi i tyre nuk është natyror, spontan, që të nxitojnë të dalin menjëherë në protesta, por zemërimi i tyre është i “organizuar” dhe i menaxhuar mirë.

Së paku, mirë që komandantët tanë janë të pasur, kanë shtëpi të bukura dhe do të kalojnë një arrest në ambient të ngrohtë familjar, pa restrikcione të dashurisë e të respektit në "qelitë" e tyre shtëpiake.

E dimë ne që arresti shtëpiak është përkujdesje për disidentët politikë, e jo për vrasësit. Që nga Galileu e deri sot, arresti shtëpiak është për të dyshuar, jo për "kriminelë”.

Unë sot u luta për dashuri.
Dashuria nënkupton mirëkuptimin. Mirëkuptimi marrëveshjen midis njerëzve. Marrëveshja garanton paqen. Paqja është shansë për lirinë… pra çdo gjë varet nga dashuria.

Mendo: në këtë çast asgjë s’të mungon, përveç dashurisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi