Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUçPAPAJ:DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SË

Shko poshtë

ELIDA BUçPAPAJ:DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SË Empty ELIDA BUçPAPAJ:DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SË

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 14, 2014 3:21 pm

DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



ELIDA BUçPAPAJ:DONIKA GËRVALLËN E THËRRET KOSOVA ME U RRESHTUE PRANË LDK-SË U2_elidazemra

Në një njoftim përmes rrjetit social të Facebook, Donika Gërvalla ia bënte të ditur opinionit publik se ajo nuk do të jetë pjesë e listës të deputetëve të LDK-së në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në Kosovë pas rreth tri javësh.

Kosova është në një moment shumë dramatik, e gërryer nga krimi dhe korrupsioni - kështu zgjedhjet e 8 qershorit shihen një shans për ta shpëtuar vendin nga tatëpjeta.

Prandaj kërkohet si kusht sine qua non që Parlamenti i Kosovës të përfaqësohet me figura me integritet, sepse vetëm kështu mund të ndërtohen themelet e shtetit të së drejtës. Vetëm kështu Kosova mund të dalë nga izolimi.

Në këtë moment dramatik për vendin, LDK-së i janë kthyer dhe bashkuar shumë figura të njohura. Gjesti i tyre është patriotik. Ata vinë që t’i japin vendit kontribute dhe jo t’i marrin përfitime.

Një figurë e tillë është edhe Donika Gërvalla, me një aktivitet shumë të dendur në diasporë, e cila në daljet e saj publike muajt e fundit dhe me qëndrimet e saj ka bërë me vete dhe ka fituar zemrën e opinionit në Kosovë e kudo.

Të jesh nesër në parlamentin e Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, nuk është luks, por është detyrim qytetar. Sepse e kërkon Kosova.

Prandaj Donika Gërvalla duhet të jetë atje kur e thërret zëri i Kosovës.

Në deklaratën e saj ku njofton opinionin publik, ajo gjen shumë arsye që i japin LDK-së legjitimitet për të fituar zgjedhjet. Ajo shkruan tekstualisht: „Lidhjes Demokratike të Kosovës i uroj sukses në këto zgjedhje. LDK, me virtytet që përfaqëson, fuqinë e saj elektorale, potencialin e jashtëzakonshëm në radhët e aktivistëve të saj, por edhe me të gjitha dobësitë që mund të manifestojë, është në rrethanat aktuale megjithatë zgjidhja më e mirë për Kosovën. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta qeverisë vendin pas datës 8 qershor 2014.“

Me këto që ka shkruar më sipër Donika Gërvalla nuk e justifikon tërheqjen e saj. Nëse ajo mendon se Kosovës i duhet fitorja e LDK-ja dhe kjo parti i ka të gjitha potencialet, atëhere Donika Gërvalla duhet të jetë pjesë e LDK-së.

Integritetin e Donika Gërvallës nuk e cënon dot askush, asnjë lloj koalicioni. Integritetin e saj ajo e ka ndërtuar me potencialin, kompetencat, aftësitë dhe pastërtinë e saj. Nga ana tjetër, nga pozitat ku ndodhet, Donika Gërvalla nuk mund të ketë ndikim në krijimin e koalicioneve. Por prania e saj do t’i shërbejë standartit demokratik të politikës. Isa Mustafa i shtriu dorën Donika Gërvallës, ashtu si i ka shtrirë Bardhyl Metës, Teuta I. Rugovëse plot të tjerëve. Pra fryn një erë e mbarë në LDK. Prandaj Donika Gërvalla duhet të jetë atje.

Në LDK, sepse përmes LDK-së, ajo do të përmbushë të gjitha aspiratat e saj për të mirën e shtetit të Kosovës. Kosova është me integritet të pastër si drita e diellit. Brezi i ri është me integritet të paster si drita e diellit. Ka dhe plot politikanë që kanë integritet dhe duan që ta bëjnë Kosovën. Kaq mjafton që Donika Gërvalla të jetë e motivuar për t’iu bashkangjitur LDK-së, për ta nxjerrë vendin nga këneta, për të ndikuar edhe në reformimin e LDK-së. Por tani nuk ka kohë. Koha vjen pas 8 qershorit. Koha për Kosovën. Për ta bërë Kosovën shtet të lirë e demokratik sepse Kosova ndodhet në zemër të Europës. Donika Gërvalla bashkë me përfaqësues të denjë të popullit të Kosovës në rradhët e LDK-së ka mundësi që ta kthejë këtë ëndërr në realitet. Është shansi i saj. Nuk duhet ta humbasë!
ELIDA BUÇPAPAJ
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi