Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  Empty ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 19, 2013 11:07 am

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL


ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_Elida9

Jam lodhur këto kohë me temat politike, me një klasë politike që lë aq shumë për të dëshiruar sepse nuk e njeh fare gjuhën e komunikimit dhe pa komunikuar është njëjtas si të jesh i izoluar, në bunker, si të vetizolohesh, vetëbunkerizohesh.


Ndaj vendosa të shkruaj për një histori të bukur dashurie për dy njerëz që ne shqiptarët i duam shumë. Ata janë ish-presidenti i 42-të i SHBA për dy mandate, Bill Clinton, që në Kosovë e kanë heroin e tyre dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila mund të jetë presidentja e parë grua në vitin 2017, sepse ky çift shihet si fatsjellës dhe fatbërës për erën e re që u ka prirë shqiptarëve pas konflikteve dhe urrejtjeve etnike e fetare, ku Ballkani e humbi konotacionin arkaik „fuçi baruti“ dhe tash njihet si pjesa juglindore e Europës.

„Nëse duhet t’iu besojmë zërave, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar.“ Kështu shkruante Tim Dowling, dy vjet më parë për The Guardian. Dhe më tutje vazhdon:„ Dua të them, Bill dhe Hillary Clinton janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Tash së fundi, Sekretarja e Shtetit dhe ish-presidenti i SHBA janë parë të kapur për dore në Cafe Carlyle në New York, ndërsa pak ditë më parë shëtisnin përsëri dorë për dore nëpër rrugët e Washingtonit“, tregon Dowling.

Kjo martesë ka qenë subjekt i spekulimeve më kontradiktore, i intrigave më mizore dhe i zilive më të pashpirta. Për ca kjo martesë ka qënë si një alencë strategjike për dy ambiciozë të pandreqshëm, për dy „monstra të vërteta pushtetngrënëse“. Për ca të tjerë lidhja e tyre është e pastër dhe shumë e fortë për t’i përballuar dhe për t’iu mbijetuar të gjitha sfidave. Spekulatorët e pamëshirshëm vunë dorën në zjarr duke presupozuar se posa Bill do të përfundonte mandatin e dytë do të kërkonte divorc, se çifti jeton i ndarë etj. etj. Por gojët e liga flasin e flasin dhe ata që vunë duart në zjarr, duart e tyre tani duhet të jenë djegur, përcëlluar e përvëluar kur shohin se si Hill dhe Bill dorë për dorë shëtisin si atëherë kur ranë në dashuri për herë të parë me njëri tjetrin, në vitin e largët 1970 në Yale Law School.

Ata të dy kanë qënë gjithnjë bashkë, në mot me diell e mot me shi, në të mirë e në të keq, i kanë tejkaluar bashkë të gjitha provat e jetës dhe vazhdojnë të jenë prapë bashkë. Në një dashuri pa fund. Jo më kot gazetari i Tha Guardian pyet në mënyrë retorike se a mos vallë dashuria e Bill dhe Hill është një Lovestory e kohës sonë? Po, ashtu duhet të jetë!

Nëse i lexon librat biografikë të të dyve, do të shohësh, se ata çdo gjë e kanë bërë bashkë, jetën private dhe shoqërore, fushatat për guvernator, për president, për senatore, për kandidate për presidente, edhe tani gjatë fushatës presidenciale të Obamës, janë çifti më i famshëm dhe kamerat kudoqofshin i kapin duke e përpirë njëri-tjetrin me sy apo duke u përqafuar me njëri-tjetrin si atëherë kur u nisën për në muajin e mjaltit në Acapulco.

Tim Dowling në shkrimin e tij tek The Guardian kur ka ardhur në përfundimin e tij ka bërë një analizë të hollësishme të jetës të çiftit Clinton. Diku midis të tjerave përmend raportin e New York Times në vitin 2006, sipas të cilit angazhimi i Hillary si senatore bënte që ata të dy të takoheshin 14 ditë në muaj, ndërsa në shkurtin e vitit 2005, arrin kulmi kur u takuan vetëm një herë për Shën Valentin, por pastaj kur mbaronin fushatat dhe punët ata ishin prapë e prapë bashkë.

Më tutje Tim Dowling vazhdon:„Edhe mund të ketë qenë kështu“, që ata të dy ta jetojnë në distancë romancën e dashurisë së tyre. Por kur takohen pastaj, ata shpërthejnë prej mallit sa i bëjnë të çmenden kamerat dhe blicet e fotoaparateve, sepse gjithçka që shihet është vetëm vijimi i një dashurie pa fund që e ka bërë të jetë proverbial konkluzionin e Hillary Clinton se „Një marrëdhënie e fortë dashurie iu mbijeton kohëve të vështira, andaj mos merrni vendime kur jeni të zemëruar dhe mos e gënjeni kurrë veten, jini të sinqertë me veten tuaj dhe gjithnjë veproni sipas zemrës tuaj, veproni si ju thotë zemra juaj, jo si ju thonë të tjerët!“ Ky konkluzion i Hillary Clinton i përjashton të gjitha spekulimet dhe hamendësitë e të pashpirtëve dhe mizorëve, dhe konfirmon atë që thonë miqtë e tyre se dashuria e tyre është një simbiozë.

E çdokush që ka një bonsens u jep të drejtë miqve të çiftit Clinton. Mjafton të dëgjosh se si shprehet Bill për Hill, ku nuk ke si të mos konstatosh se ai iu bindet veprimeve të saj, tamam sipas atij proverbit të njohur se „dashuria është e verbër“ – „Love is blind“ ndërsa ajo është gjithë shend e verë kur është pranë tij. Kështu u shpreh tash së fundi Bill, kur e pyetën se çfarë planesh ka Hillary për të ardhmen, ai u përgjigj se tamam tamam nuk e di, porse ai do të jetë dakord me çdo vendim të saj. Pastaj shtoi se Hillary nga gjithë këto ngarkesa është pak e lodhur, se ndofta për të do të jetë më mirë që të ketë një pauzë për të shkruar një libër, e pastaj nëse ajo do të dojë të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016, ai do të jetë me të, do ta mbështesë për çdo vendim të saj! Një pauzë. Ndofta, kjo është ajo që dëshiron tani Bill më së shumti, që pastaj të dy të vazhdojnë romancën në shtëpinë e tyre në New York. Përpara se Bill t’i propozonte për martesë në vitin 1975, ai kishte blerë për zonjën e tij një shtëpi të vogël me tulla, ndërsa shtëpia e tyre aktuale në New York ka vende plot. Kushedi edhe Chelsi do t’u bëjë ndonjë surprizë të bukur që pastaj lovestory e tyre të jetë më e bukura se çfarëdo lovestory e filmave Hollywood-ianë, ku personazhet e tyre janë të trilluar, ndërsa Bill dhe Hill janë realë.

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hilla
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillbill
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillbillo
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillbilma

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillc
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillce
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hilld

ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hille
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillg
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillj
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillll
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hilln
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillp
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillt
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillu
ELIDA BUÇPAPAJ:4 BILL & HILL  U2_hillbillma
©

VOAL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi