Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!

Shko poshtë

Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto! Empty Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:10 am

Shqiptarë esperanto!

Teki DËRVISHI
Sofra shqip

Kur dëgjoj që thonë nganjëherë se “do të na pranojë Rusia” sikur lexoj një lloj superioriteti të aktruar në nivel amatoresk politik të shqiptarëve, një superioritet i trilluar para të cilit do të dorëzohet historia për ta demantuar ndodhjen e saj. Kjo, po të ishte propagandë, hahet! Por është e vërtetë se në çdo aspekt të politikës lokale (të brendshme) shqiptarët kanë avancuar, por në ç’nivel e kanë politikën e jashtme, në ballafaqim sidomos me shtetet ballkanike? A ekziston një platformë që e bën unik qëndrimin e “të gjithëve”? Pra ka avancuar politika… por ky është një “avancim spontan” i proceseve koherene politike, sepse ky “sukses avancimi” nuk është një arritje e koordinuar në realizimin e ndonjë platforme konkrete memorandumiale nacionale politike akademike gjithëshqiptare. Pse shqiptarët nuk kanë një platformë politike, por parcializohen në ideologji partiake, pastaj edhe në gjeografi juridiksionesh joshqiptare të ndarë në “politika regjionale”? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje do të duhej të ndërtohej një teori e tërë mbi komparacionet historike, në mënyrë që të gjendet përgjigjja e dobishme politikisht, me të cilën do të pajtoheshim “të gjithë”, sepse ka mjaft përgjigje të llojllojta, por asnjëherë nuk janë pranuar nga “të gjithë”.
Pra fjala është këtu për politikën e jashtme shqiptare, një kontradiktë thjesht e përkatësisë diverzive “kulturore” botëkuptimore, që derisa në fillim të shek. njëzet ishte e shfaqur haptas, tash “polemizohet” me një hipokrizi intelektuale që pamundëson unitetin nacional. Faktorizimi politik shqiptar, (jemi bërë pjesë e NATO-s, është internacionalizuar çështja e Kosovës, etj.) është arritur, “por politika shqiptare” që ka arritur të avancojë deri në anëtarësimin në NATO, ende nuk e ka zgjidhur asnjë problem në njëqind vjetët e fundit. Që nuk e ka zgjidhur, është një çështje që nuk shtron pyetje (se dihet), por pyetja (tjetër) imponohet : si do të zgjidhet në të ardhmen, nëse sot kësaj politike i mungon platforma akademike? Politika shqiptare konstaton se është zgjidhur problemi i Kosovës, se Shqipëria nuk ka probleme me fqinjët e saj ballkanikë. Por a është vetëm Shqipëria “çështje” shqiptare, apo parcializohet kjo “çështje” me platformën tashmë transparente politike të saj, për të refuzuar të marrë një rol të piemontit në arenën ndërkombëtare?

Klasa politike shqiptare me hipotekë të edukimit komunist, më të vërtetë ka një qëndrim unanim lidhur me problemet “e zgjidhura” me shtetet fqinje ballkanike. A mund të gjendet një individ i vetëm nga kjo klasë politike që ka qëndrime djathtiste, por jo deklarative prej konvertiti? Jo, asnjë! Kështu po del se problemet “në çështjet e zgjidhura” globale nacionale, paskan mbetur të zgjidhen në mënyrë separate, ndryshe Kosova Lindore (jo për tjetër, po për shkak të shkeljeve të të drejtave dhe lirive politike të “njeriut” që ua cenon shteti terrorist serb), pastaj Maqedonia Perëndimore, (jo për tjetër por për çështje “kontestuale” të modelit binacional “shtetformues” të këtij vendi me të tjerët), si dhe Mali i Zi ku shqiptarët pretendojnë t’i “zgjidhin” ekskluzivisht të drejtat politike, jashtë kontestit të autoktonsisë së tyre territoriale. Çamëria shihet si çështje “pronash” private, e jo si aneksim me “fermanin” e Reshat Pashës, jo si një përkatësie juridike-historike e shtetit shqiptar. Në fund - Kosova Veriore në “zgjidhjen” ndërkombëtare (OKB) pa asnjë ofertë nga “piemonti” përballë pamundësive që çështja të zgjidhet së paku sipas Planeve dhe Pakove ndërkombëtare, të cilat tash i kontestojnë vetë ndërkombëtarët (OKB-ja). Nëse e pranojmë qëndrimin zyrtar të Shqipërisë mbi problemin “e zgjidhur” me fqinjët ballanikë, atëherë duhet të themi me guxim: Shqipëria nuk ka “pretendime territoriale”, dhe mburret për këtë kur deklaron zgjidhje autonome konform territoreve që do të bëheshin sipas tipit të shteteve të pavarura me vetëvendosje të kartave të OKB-ve. Kështu do t’i kishim pesë shtete shqiptare në Ballkan. Se është kështu dëshmohet me faktin se Shqipëria e ka miratuar në plotëni politikën e UNMIK-ut në “zgjidhjen” e problemit të Kosovës, së paku asnjëherë nuk e ka kundërshtuar Rezolutën 1244 që garanton sovranitetin e Serbisë) njësoj siç e ka pranuar këtë Rezolutë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi