Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video)

Shko poshtë

Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video) Empty Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 9:54 pm

Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë


Tirana në atmosferë festive për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë(Video) 440tirana_14099511
Këtë vit, 28 Nëntori do të festohet ndryshe në kryeqytetin shqiptar, me aktivitete të shumta për të gjithë


Këtë vit, duket qartë se kryeqyteti i Shqipërisë do ta festojë ndryshe festën kombëtare të 28- nëntorit, festë që vitet e kaluar kishte kaluar në një zymtësi të plotë., duke mbetur peng e gjendjeve shpirtërore të kryetarit të asaj kohe.

E gjithë Tirana është e zbukuar gati për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë para festës së 28- Nëntorit, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të bëhen nesër pjesë e festimeve dhe aktiviteteve që janë organizuar për 99 vjetorin e pavarësisë.

Dita në Tiranë do të jetë e mbushur me aktivitete të shumta ku të gjithë mund të gjejnë atë që duan.

Ne rrugën Murat Toptani, celet panairi “Blej Shqip”, ku do të ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare. Po ashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave përgjatë rrugës pedonale.

Fëmijet do të jenë pjesë e rendesishme e festimeve për 28 Nentorin. Në parkun Rinia, trupa e cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri Metropol, do të luajë një pjesë për vogëlushët në terren të hapur. Vogëlushët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës TEN do të performojnë një kolazh këngësh, vallesh popullore, pjesë me violinë, kitarë etj.

Në bashkëpunim me Liceun Artistik, do të organizohet një ekspozim pikture interaktive, me temë: “Shqipëria ime”. Aktiviteti do të shoqërohet nga Kori i Fëmijëve të liceut dhe instrumentistët e Kameratës së Tiranës.

Për herë të parë vijnë në menyre origjinale protagonistët e pavarësisë së Shqipërisë. Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, do të interpretojnë Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Murat Toptanin, Marigonë, etj. Kushdo që ka dëshirë të ketë një foto me këto personazhe, mund ta realizojë në kendin e fotografise para galerisë së arteve.

Tek Galeria Kombëtare e Arteve do të shfaqet me aparaturë tradicionale, jo dixhitale, në ambjent të hapur, filmi “Nëntori i dytë”. Atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në Sheshin Nënë Tereza, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptarë. Bashkia e Tiranës fton edhe një herë të gjithë shqiptarët të festojmë së bashku në Tiranë, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi